LIVE UPDATES
Politike

VD-Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë

Ajo shtoi se kreu i qeverisë është futur në një sulm të vërtetë për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve. 

5 Korrik 2022, 11:29 Nga F.M
VD-Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 mln
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialite për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka grumbulluar qindra fatura në lidhje me aferën e inceneratorëve, të cilat do t'i depozitojë në SPAK. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se vetë kryeministri Edi Rama është përfshirë në vjedhjen e 189 milionë dollarëve. Ajo shtoi se kreu i qeverisë është futur në një sulm të vërtetë për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, jo vetëm të Elbasanit dhe të Fierit për të cilët ka filluar një hetim dhe ka disa veprime, por për të nxitur sistemin e drejtësisë për të ndaluar apo edhe për të frenuar skemën më korruptive që është në inceneratorin e Tiranës, i cili sipas saj ka të bëjë më një angazhim financiar të gjithë qytetarëve të Tiranës për 30 vjet në një investim i cili nuk ekziston. 

"Të nderuar qytetarë dhe gazetarë. Jam në një komunikim me një komunikim mediatik me ju për shkak të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur nga dje dhe sot. Dizinformacion, mund t’i quajmë, mund t’i quajmë mashtrime dhe strembërime në kuadrin e panikut që zyra e shtypit e zotit Rama, qeveria vetë dhe vetë zoti Rama është futur në një sulm të vërtetë për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, jo vetëm të Elbasanit dhe të Fierit për të cilët ka filluar një hetim dhe ka disa veprime por për të nxitur sistemin e drejtësisë për të ndaluar apo edhe për të frenuar skemën më korruptive që është në inceneratorin e Tiranës i cili ka të bëjë më një angazhim financiar të gjithë qytetarëve të Tiranës për 30 vjet në një investim i cili nuk ekziston. E ripërsëris dhe një herë që kryeministri Edi Rama në komisionin hetimor gënjeu kur tha që ka një investim prej 128 milionë eurosh nga kompania e inceneretorëve dhe që ne do të merrnim shërbimin prej me 29 euro tonin e plehrave. Megjithatë, sapo u njoha me një deklaratë të kompanisë së inceneratorëve e cila është një kompani që ka përfituar mbi 100 milionë dollarë nga buxheti i shtetit pa përmendur farë se çfarë ka përfituar nga kompanitë private që derdhin dherat dhe mbeturinat në landfillin e Tiranës se incinerator atje nuk ka. Dhe qenkan shumë të shqetësuar sepse nuk qenka e vërtëtë. Kjo është një histori që SPAK-u do ta zbardhi sepse çdo gjë po bëhet gati por të nderuar gazetarë nuk mund t’ju jap dot fatura deri në momentin sa të dorëzoj në SPAK me qindra mijëra fatura. Po ju nxjerr vetëm një nga faturat e njerës kompani AM & CO në librin e shitjeve ku i ka shitur Integrated Technology Service, një nga faturat, një nga faqet e librit të shitjeve. Dhe të gjitha janë fatura që vlerat shkojnë 220 milionë lekë, 57 milionë lekë, 89 milionë lekë dhe në fakt janë fatura të cilat janë në sistemin fiskal, janë fatura të hedhura në sistemin e Drejtorisë së Tatimeve. Prandaj të nderuar inceneratoristë të cilët merrni frymëzimin shpirtëror nga kryeministri juaj, hajduti me server Edi Rama fusha e betejës sonë është SPAK-u. Ne jemi në SPAK, do të vazhdojmë të dorëzojmë të gjitha dokumentet në SPAK, SPAK-u është në momentin që të tregojë që është një arbitër i drejtë dhe është ajo reform në drejtësi për të cilën kanë votuar deputetët shqiptarë me 140 vota dhe mbi të gjitha historia është që Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milionë dollarë më fatura, me letra, me fakte të marra nga buxheti i shtetit dhe të future në xhepat e tij për të blerë edhe deklaratën e inceneratorëve që doli sot. Për të blerë media, për të blerë gazetarë dhe për të blerë çdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni. Po të kishte drejtësi dhe shtet Edi Rama do të ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Leftër Kokën,"- tha Kryemadhi. 

Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to.

monika kryemadhi afera e inceneratoreve

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale