Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij, ai ka shpjeguar se si mund të ndodhë një fillim dhe ristartim i ri në parti duke rikthyer shpresën tek elektorati i djathtë.
TIRANË- Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Partia Demokratike vuan sot nga dy “sëmundje”, që sipas tij janë mungesa e hapjes dhe meritokracisë.
I ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News 24, Alimehmeti tha se ndryshe nga çfarë u premtua në vitin 2022, përmes lëvizjes së Foltores për një hapje dhe meritokraci në PD, dhe për një ristartim të forcës më të madhe opozitare në vend, kjo nuk ndodhi, duke sjellë zhgënjim tek mbështetësit e PD.
Gjatë fjalës së tij, ai ka shpjeguar se si mund të ndodhë një fillim dhe ristartim i ri në parti duke rikthyer shpresën tek elektorati i djathtë.
Pjesë nga fjala e Alimehmetit:
Ne kemi një problem me meritokracinë, sa i përket ecurisë ose karrierës patjetër ka një kapital kontributesh që ka gjithsecili, ai familja, ndaj duhet një garantor kontributesh. Por nga krahu tjetër, kur i afrohemi pjesës së zgjedhjeve, 6 muaj përpara kjo ka nevojë të çiftohet me produktivitet, pasi kontributi është i pamohueshëm, por pa produktivitet kjo nuk të çon në garë si duhet, por shkojmë për të humbur pastaj. Është e nevojshme që të kemi një ekip që të japë shpresën e fitores.
Sa e sëmurë është PD? Ky është problemi kryesor. Kemi 2 elemente kyc. Hapja që ka qenë tejet e vogël. Është si puna e oksigjenimit, nëse s’ke mjaftueshëm, e kemi të domosdoshme, jetike hapjen. Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.
Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022. Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh. Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë. Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon. Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual.
Ka dy mundësira, duke lexuar se cfarë kërkojnë njerëzit e tu, kontributorët e tu, të marrësh vendime në favor të tyre dhe do rritesh e forcohesh, apo kundër tyre, do të rudhesh e do dobësohesh. Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.
Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja.
Njerëzit kërkojnë hapje, zbatim të meritokracisë por do dhe vetëreflektim. Përgjegjësia kryesore për zgjedhjet ishte e PS, por ishte bipartizan ishte dhe PD këtu. Që të tregosh se ekziston duhet të reflektosh dhe të tregosh si mund ta zgjidhësh. Si mund ti thërrasësh njerëzit pranë teje, duke treguar formulën si do te rregullosh. Pra e njoh gabimin dhe veproj, është shumë e rëndësishme të shohim veten.
ilir alimehmei TIRANË- Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka folur ditën e sotme edhe pë...
ilir alimehmeti TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjekësisë në PD, Ilir Alimehmeti është shprehur ditën e sotme ...
cim peka TIRANË- Gazetari Çim Peka përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka folur lidhur me situatën politike në...
Foto KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mblidhur sërish sot në një tjetër përpjekje për ta...
Foto TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e pamjeve nga hapësirat publike që janë liruar pas aksionit të zhvillua...
Takimi KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme homazhe në Ditën Përkujtimore të Poli...
Dorian Teliti TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë p&...
Foto TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK më datë 23 korrik ka marrë v...
Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë pë...
Foto TIRANË- Kryeministri, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka shpërndarë në rrjetet sociale një performacë të nj&eu...