LIVE UPDATES
Politike

"Kjo skemë i tejkalon ata dhe zyrtarët e vegjël"/ PD: Ekipi i Onkologjikut e ka e lënë me qëllim pajisjen të prishur që pacientët të shkojnë te privatët

Në reagim Alimehmeti thot se ky skandal është më anti-njerëzori dhe se PD e ka denoncuar prej kohësh gjendjen e onkologjikut.

26 Qershor 2024, 14:43 Nga S.B
"Kjo skemë i tejkalon ata dhe zyrtarët e vegjël"/ PD:
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka dalë me një reagim lidhur me skandalin e spitalit onkologjik. Në reagim Alimehmeti thot se ky skandal është më anti-njerëzori dhe se PD e ka denoncuar prej kohësh gjendjen e onkologjikut.

Gjithashtu Alimehmeti ndërfut një raport të KLSH, ku vihen në pah mungesat në spitalin e onkologjikut gjatë 2020-2022. Sipas tij aparati që bën kimioterapinë ishte i prishur duke lënë pa trajtim mbi 200 persona në vit. Alimehmeti bën thirrje për protestën e 11 korrikut dhe thot se qytetarët duhet të ngrihen për shëndetin, për taksat e vjedhura, për dinjitetin njerëzor.

Deklarata e plotë:

Skandali i radhës në ‘shëndetësinë e vdekjes’ të Edi Ramës, jo më i rëndi në përmasa financiare, por më anti-njerëzori në etikë dhe moral, është futur me të drejtë në qendër të debatit publik në Shqipëri. Partia Demokratike, eksponentët dhe ekspertët e saj, e kanë denoncuar në vijimësi dhe prej vitesh e muajsh, intensivisht dhe me alarm gjendjen te Onkologjiku dhe në të gjithë sistemin. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në fund të vitit të shkuar, me anë të një raporti zbuloi një panoramë dramatike te Spitali Onkologjik. Nëpërmjet një auditi të thelluar KLSH hasi një numër të madh shkeljesh duke hartuar edhe një listë rekomandimesh.

Në raport konkudohej se: 

Për periudhën në auditim (2020-2022) Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk disponon:

-Raporte monitorimi dhe vlerësimi në përfundim të Programit Kombëtar të Kontrollit të Kancerit në Shqipëri 2011-2020;

-Raporte monitorimi, vlerësimi për ecurinë e kancerit për vitet 2021-2022;

-Regjistri Kombëtar i Kancerit nuk ka të dhëna në kohë reale të rasteve të reja për ecurinë e sëmundjeve tumorale si dhe mortalitetin e shkaktuar nga kanceri.

-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka ndryshuar dhe miratuar:

a. Rregulloren për përcaktimin e kritereve dhe normave shëndetësore për të sëmurët paliativ pranë institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale;

b-Protokollet klinike të cilat janë prej vitit 2014, ndonëse lista e barnave esencialë që përdoren në kujdesin paliativ është pasuruar”.

Gjatë periudhës së auditimit nga KLSH rezultoi se aparati që bën kimioterapinë, ka qenë i prishur duke lënë pa shërbim 200 pacientë në vit. Plot 600 gra nuk janë trajtuar për tumoret gjatë periudhës që kjo pajisje ka qenë e prishur. Sipas KLSH, por edhe sipas denoncimeve të ekspertëve dhe eksponentëve të PD në vijimësi nuk kemi të bëjmë me një pajisje të prishur, por me një skemë. Ekipi administrativ dhe mjekësor i Onkologjikut, me qëllim dhe dashkakeqësi mizore, e lënë pajisjen të prishur që pacientët të shkojnë te privatët me të cilët ata kanë lidhje. Kjo skemë sipas raportit i tejkalon mjekët dhe zyrtarët e vegjël të Onkologjikut. Kjo skemë është zemra e sistemit shëndetësor të ngritur nga Rama dhe ministrat e tij Manstirliu, Beqaj, e së fundi Koçiu.

Çka e bën edhe me çnjerëzore, korruptive dhe vulgare skemën është se, sipas KLSH por edhe Prokurorisë, pajisja e re e kimioterapisë ishte blerë në vitin 2023, por rrinte në kuti dhe nuk instalohej. Të dashur qytetarë, Kjo është shëndetësia që Edi Rama e ofroi falas në vitin 2013. Një dështim spektakolar për të dhe qeverinë e tij dhe një katastrofë për qytetarët shqiptarë, të cilëve jo vetëm keqtrajtohen si pacientë, por edhe nëpërkëmben si njerëz, u përqeshet dinjiteti njerëzor. Duhet të ngremë kokë dhe dorë ndaj kësaj kaste mizore. Të ikësh nuk është zgjidhje Të ngrihemi për shëndetin, për taksat tona të vjedhura, për dinjitetin njerëzor. Më 11 korrik të bëhemi bashkë kundër këtij ‘sistemi të vdekjes’!

ilir alimehmeti spitali i onkologjikut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet