Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ai theksoi se pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë i groposën trupat e pajetë në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për mes një postimi në "Facebook" pas zbulimit të një varreze masive në Bishtazhin, ku janë gjetur dhe identifikuar eshtrat e 11 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kurti shkruan se pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar.
Ai theksoi se pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë i groposën trupat e pajetë në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve. Kurti rikujtoi se më 2 prill 1999, forcat serbe grumbulluan me dhunë qindra burra dhe djem shqiptarë në një fushë në Kralan, ku i mbajtën nën tortura të vazhdueshme, pa ujë dhe ushqim për dy ditë.
Më 4 prill, 86 burra dhe djem, përfshirë 11 të mitur, u ndaluan dhe që nga ajo ditë nuk u panë më të gjallë. Disa prej tyre më vonë u gjetën në afërsi të liqenit Peruqac në Serbi, ndërsa pas zhvarrosjes nga Bishtazhini, autoritetet serbe i rrëmbyen përsëri kufomat.
Pas 26 vitesh, në këtë varrezë masive janë identifikuar: Adem Gashi, Sahit Gashi, Bekim Hasani, Sheremet Ismajli, Mentor Myrtaj, Osman Fejza, Shkelzen Hajdaraj, Bekim Gashi, Sabedin Kryeziu, Mentor Kryeziu dhe Vehbi Halilaj.
Kurti e quajti këtë një dëshmi të krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, duke shtuar se është e vështirë të gjenden fjalë që mund të ngushëllojnë familjarët e viktimave. Ai theksoi rëndësinë e mos harrimit dhe domosdoshmërinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të vërtetën dhe drejtësinë.
“Jemi pranë familjeve, me gjithë përkrahjen e mundshme, në këtë rrugëtim të vështirë të dhembjes dhe kujtesës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të dashurit tanë që sakrifikuan jetën për lirinë që ne e gëzojmë. Lavdi!,” përfundoi ai.
Sorensen KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka vijuar edhe ditën e sotme vizitat e tij n&eu...
Elman Abule TIRANA- Biznesmeni Elman Abule ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posa&cc...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një het...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se nëse PD vjen në...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp edhe replikat online t&e...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët është pyetur edhe n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp u shpreh se ka dhënë tr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp komentoi pritjen entuziaste ...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët është pyetur në l...
Edi Rama FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar nga burgu listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 ...