LIVE UPDATES
Politike

"Ia dolëm të krijojmë një metropol Tiranë-Elbasan-Durrës'/ Berisha: Ne qëndruam të vërtetë në çdo kohë ndaj dhe ia dolëm të transformojmë Shqipërinë

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se demokratët ia dolën që të transformojnë Shqipërinë.

11 Janar 2025, 18:57 Nga I.A

"Ia dolëm të krijojmë një metropol

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët e PD në Elbasan me rastin e 34 vjetorit të themelimit të kësaj dege. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se demokratët ia dolën që të transformojnë Shqipërinë.

"Dua më së pari të përulem me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që në kushtet e një terrori vërtet të egër, të paparë, themeluan në këtë qytet 34 vite më parë PD-në, si partinë e idealeve më të larta, më fisnike të qytetarëve të këtij qyteti dhe të shqiptarëve në tërësi. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu, për të gjithë qytetarët e Elbasanit, drejtuesit, deputetët, dhe të shpreh bindjen se këtë 34-vjetor nuk e kemi për histori, por e kemi për një start të ri drejt fitores së 11 majit, fitores së shumëpritur nga shqiptarët. Të dashur miq, 34 vite më parë, vendi sundohej nga një forcë politike terroriste që kishte ndërtuar më shumë burgje dhe kampe se sa stadiume apo terren dëfrimi. Sundohej nga një forcë politike, e cila në zbatim të doktrinës terroriste kishte vendosur në Shqipëri si në asnjë vend tjetër ish-komunist të Europës, diktaturën e tiranisë së mjerimit, e hiperkolektivizimit, diktaturën e izolimit më të thellë, diktaturën e kasaphanës së luftës së klasës.

Burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat që në dhjetor të ’90 morën guximin të krijojnë kundërshtarin e saj, të krijojnë forcën politike të idealeve për të cilat shqiptarët kishin sakrifikuar më shumë se çdo komb tjetër në diktaturën komuniste, forcën politike të lirive dhe dinjitetit njerëzor, të krijojnë forcën politike të interesit kombëtar përballë forcë politike të krijuar nga Beogradit si organ i tradhtisë kombëtare, të krijojnë forcën politike si forcë të mendimit të shqiptarësisë, të rilindjes, të Elbasanit, të të ardhmes. Miqtë e mi, ditët ishin të vështira, por ajo kohë provoi se qëndresa dhe urtësia ishin më të forta se topat dhe tanket që u shpalosën në këtë qytet, që përgjakën këtë qytet. Sot, pas 34 vitesh, çdo demokrat, çdo mbështetës i kësaj partie në 34 vite, duhet të ndjehet krenar sepse arriti në rrugë paqësore të përmbysë diktaturën më të egër. Arriti në vendin e hiperkolektivizimit total, të rikthejë ekonominë e tregut. Arriti të vendosë sistemin e vlerave, të dinjitetit dhe lirive të njeriut. Të ndërtojë demokracinë. Arriti të hapë Shqipërinë, ta vendosë atë në anën e drejtë të historisë me aleatët e saj.

Arriti të integrojë Shqipërinë në Këshillin e Europës, të ece më hapa të sigurt drejt BE, ta anëtarësojë atë në NATO. Në vitin 2008, shqiptarët që në shekuj përjetuan varfërinë më të mëdha, arritën të largohen nga grupi i kombeve të varfra dhe të kalojnë në grupin e kombeve më të ardhura të mesme të larta. Kjo ishte një meritë e jashtëzakonshme e qytetarëve të lirë të këtij vendi që e bënë Shqipërinë të ecë drejt zhvillimit me hapa më të shpejta se ndonjë vend tjetër. Miqtë e mi, po ta shohësh në rrafshin filozofik, çfarë ishte kjo parti? Kjo parti ishte parti e të vërtetave të mëdha të njeriut. Idealet tona janë të vërteta, dinjiteti njerëzor është thelbi i lirive. Familja është shenjtëria më e madhe e shoqërisë. Iniciativa e lirisë është forca jetike e një shoqërie. Interesi kombëtar është shtylla, pa të cilën asnjë forcë politike nuk meriton të ekzistojë. Këto ishin vlerat, parimet mbi të cilat ne u mbështetëm. Ne qëndruam të vërtetë edhe në kohërat tona më të vështira. Në vitin 1997, ne morën përgjegjësi për lejimin e skemave piramidale. Por po rikujtoj këtu secilin prej jush. Rebelimin komunist me armë e dominuam me zgjedhje.

Vendosëm të shkojmë tek sovrani. Të gjykojë pavarësisht se mendonte në mënyrë të gabuar se ne kishim marrë paratë e tij. Kurrë nuk i kishim prekur ato. Por aty ka pasur një moment që nuk duhet ta harrojmë. Në qytete ku kërciste edhe kallashi, përfaqësuesit e PD deklaronin se një borxh që nuk është marrë, nuk mund të njihet.
Rivalët tonë deklaronin se do u japim çdo qindarkë. Pra, ne nuk pranonim të mashtronim, pavarësisht çmimit që mund të paguanim. Por nuk ishte opsion gënjeshtra për ne. Kjo ishte arsyeja se pse 4 vitesh shqiptarët na votuan ne, pavarësisht nga gabimet që kishim bërë. Qëndruam të vërtetë në çdo kohë ndaj dhe ia dolëm të transformojmë Shqipërinë. Ia dolëm të krijojmë një metropol Tiranë-Elbasan-Durrës. Ia dolëm që shqiptarët në këtë tokë të bekuar, të paguheshin më mirë se të gjitha kombet e tjera të rajonit, përfshi rumunët dhe bullgarët. Dhe unë u them ju se në atë kohë, objektivi ynë ishte Sllovenia, e cila sot ka rroga të barabarta dhe pensione me vendet e zhvilluara të Europës," tha Berisha.

sali berish

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet