LIVE UPDATES
Politike

"Pagesat më të larta të buxhetit për 2024 shkuan për koncesionet", PD: U shpërndanë nëpër institucionet për udhëtime e karburant

Vangjeli shprehet se në 61 bashkitë në vend për 2024 u shpenzuan gjithsej 771.5 milionë euro në total, ku thotë se vendin e parë e mban bashkia Tiranë me 228 milionë euro.

11 Janar 2025, 14:16 Nga r.ll
"Pagesat më të larta të buxhetit për 2024 shkuan
genta vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklaratë për mediat nga selia blu. Ajo ka bërë publike të dhënat zyrtare të shpenzimeve regjistruar në thesarin e shtetit për vitin 2024, ndarë sipas institucioneve.

"Pagesat më të larta për vitin që mbyllëm shkuan për koncesionet dhe PPP të cilat kanë të paktën 2 vite që nuk hetohen nga Agjencia e Prokurimit Publik", shprehet ajo ndër të tjera.

Sipas deklaratës, shpenzimet për karburant në vitin 2024 ishin 40 milion euro, për udhëtime brenda vendit 11.3 milionë euro dhe për udhëtime jashtë shtetit 7.7 milionë euro. Vangjeli shprehet se në 61 bashkitë në vend për 2024 u shpenzuan gjithsej 771.5 milionë euro në total, ku thotë se vendin e parë e mban bashkia Tiranë me 228 milionë euro.

DEKLARATA E PLOTË:

Të dhënat zyrtare të shpenzimeve regjistruar në thesarin e shtetit për vitin 2024 treguan këto shpenzimet ndarë sipas institucioneve:

Përmendim gjithashtu, FSHZH që gjatë vitit vitit 2024 shpenzoi 171 mil euro dhe AKSHI 69.4 mil euro.

Shpenzimet për karburant në vitin 2024 ishin 40 mil euro.

Udhëtime brenda vendit 11.3 mil euro

Udhëtime jashtë shtetit 7.7 mil euro

Pagesat më të larta për vitin që mbyllëm shkuan për koncesionet dhe PPP të cilat kanë të paktën 2 vite që nuk hetohen nga Agjencia e Prokurimit Publik, por edhe tenderat e kontratat e klasifikuara ku vlen të përmendim:

Koncesionarin e inceneratorit të Tiranës i cili për 2024 përfitoi 14 milionë euro, 10 mil nga të cilat vetëm nga bashkia Tiranë.

Eco Tirana për shërbimin e pastrimit të qytetit përfitoi 10 mil euro.

Rruga e Arbrit këtë vit shpenzoi 35 mil euro.

Tuneli i Llogarasë 12 mil euro

rr. Orikum – Llogara 7.8 mil euro

rr.Milot – Morinë 6 mil euro pasuar nga Elbasan –Qafë Thanë, Unazën e Jashtme Tiranë, Bypasin Orikum – Dukat, mirëmbajtjet e rrugëve etj.

Në 2024 vijuan kontratat e klasifikuara ku përmendim atë me vlerën më të lartë lidhur nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike me (foto 20) ku vetëm vlera e një fature pjesore të saj ishte 15 mil euro, vlera totale e saj mbetet enigmë.

Sa i takon produktit të milionave të shpenzuara në shëndetësi shkoi për :

• “Pazaret” te Onkologjiku, pacientët mbetën pa trajtim, KLSH gjeti pajisjet e “harruara” në korridore

• Të sëmurë me leucemi pa ilaçin jetësor! Ju mohua bari “Ibrutinib”. U kërkua ndryshim i protokollit të kurimit.

• Ilaçet për dializë e tumore, pacientët në QSUT, nuk morën në kohë mjekimin

• Spitali i ri në QSUT me shtretër të përdorur, asnjë pajisje sipas kontratave

• në QSUT, kabineti i endoskopisë në spitalin e ri, i pacertifikuar

• Shtëpitë e të moshuarve pa psikiatër dhe mjekë specialistë / 45%, e të moshuarve me probleme të shëndetit mendor

Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore jo vetëm në QSUT por në rang vendi monopol në duart e kompanisë Eco Riciklim me pronar djalin e nëndrejtoreshës së QSUT .

Qeverisja vendore, në 61 bashkitë në vend për 2024 u shpenzuan gjithsej 771.5 mil euro në total , ku sigurisht vendin e parë e mban bashkia Tiranë me 228 mil euro.

Bashkitë Libohohë, Konispol, Delvinë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Tepelenë etj inekzistente, pa investime, nuk kanë çerdhe dhe kopshte në raport me numrin e popullatës ndërkohë që në fshatra nuk kanë as çerdhe apo transport publik.

Bilancit të 2024 i bashkohet performaca e eksponentëve të PS si ish-deputeti i arrestuar Çyrbja, apo nën hetim deputetja Olta Xhaçka , Damian Gjiknuri , Plarent Ndreca, Erjon Veliaj me shokë etj

Shpresojmë që në 2025 të vendoset para drejtësisë më së pari kreu i korrupsionit Edi Ramën, ndjekur nga Erjon Veliaj, Taulant Balla apo kushdo tjetër i lidhur me bandat e krimin zgjedhor të cilëve çuditërisht i nënshtrohen prokurorët, gjyqtarët e me radhë.

genta vangjeli


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet