Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha u shpreh se PD do të garantojë lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë dhe se në çdo rast do mbrojë interesin kombëtar të shqiptarëve.
POGRADEC- Kryetari i PD-së Sali Berisha tha nga Pogradeci se në 3 vitet e fundit kjo parti, ka kaluar një kalvar të cilin nuk e ka përjetuar asnjë forcë politike në një vend demokratik.
Ai tha se në këto 3 vite u bënë përpjekje ta shndërronin këtë parti në një parti simotër të "Rilindjes së Edi Ramës".
Në ketë betejë, sipas liderit të opozitës, demokratët i përçcanë dhe i burgosën. Ndërkohë sipas tij sot, PD qëndron më e fuqishme dhe më e sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit! Berisha u shpreh se PD do të garantojë lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë dhe se në çdo rast do mbrojë interesin kombëtar të shqiptarëve.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Ata që shprehen se jemi njëlloj, ata mashtrojnë veten e tyre, ose përsërisin një mashtrim të sëhrbëtorëve të narkodiktaturës. Por, përsëri rikthehemi te ky 34-vjetor. Ne, kaluam këto 3 vite një kalvar, të cilin nuk e ka përjetuar asnjë forcë politike në një vend demokratik, në një vend të lirë. Dhe, e ëvrteta është që u bë një përpjekje e jashtëzakonshme që ne të mos ishim. Që ne, të mos kishim emrin me të cilin lindëm, të na ndryshonin emrin, të na ndryshonin flamurin.
U bë një përpjekje antidemokratike e turpshme, që të na shndërronin në një parti simotër të Rilindjes së Edi Ramës. U bë ra, një përpjekje që të gjitha pushtetet në këtë vend t’i jepeshin një njeri, si përfaqësuesi më të rrezikshëm të mafies ndërkombëtare, mafies së Xhorxh Sorosit. Në këtë betejë të egër kundra nesh, arritën të na përçanin, arritën të na burgosnin, arritën me makinerinë e tyre të shpifjeve të ngrenë një mal të tërë mashtrimesh, trillimesh.
Por si njerëz të cilët besonim në parimet dhe vlerat që mbrojmë, ne nuk u dorëzuam. Ne nuk u dorëzuam me besimin se, ato nuk janë të vërteta të cilat nuk mund të mposhten kurrë. Se dinjiteti njerëzor, se interesi kombëtar, se liria dhe vlerat e saj, se familja dhe shenjtëria e saj, janë shtyllat e një shoqërie të lirë, e njerzve me dinjitet.
Ndaj dhe ne, qendruam dhe vijmë sot, ju garantoj unë ju, më të fuqishëm, më të bashkuar, më të sigurtë se kurrë në fitoren e 11 majit! Vijmë para vetes sonë dhe para shqiptarëve, si djem dhe vajza, burra dhe gra që, të pamundurat i bëmë të mundura. Ato që dukeshin utopi i shdnërruam në realitet. Që përballuam me sukses mafien më të rrezikshme të Europës, që është qeveria shqiptare, por edhe mafien më të rrezikshme të planetit që është mafia e Xhorxh Sorosit.
Dhe qendruam me të drejtat tona. Në sytë e shqiptarëve, ne mbrojtëm as më shumë dhe as më pak se, qënien shqiptare, se identitetin shqiptar. Partia tjetër, u rikthye në origjinë. Tani duke kontraktuar praktika çnjerëzore të marksist-leninistë eksremistë. Solli në Shqipëri praktikat e sulmit ndaj familjes, shpërbërjes së familjes, emërtimet e prindërve 1 dhe 2, krijimin e grave për njeriun e ri. Kjo është e vërteta.
Por, ja ku jemi. Asnjë nga këto nuk do mund të ndodhë. Ne do vendosim familjen shqiptare në meriton. Është ajo që, ka garantuar ekkzistencën e kombit shqiptar. Ne, do garantojmë lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Ne do mbrojmë në çdo kohë dhe në çdo rast, interesin kombëtar të shqiptarëve. Ne, jemi patriotë, e duam fortë Pogradecin, e duam fortë Shqipërinë. Dhe për ne, Pogradeci dhe Shqipëria do të jetë gjithnjë e para. Nuk mund të ketë asnjë mëdyshje, asnjë hezitim.
sali berisha POGRADEC- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar me degën e Partisë Demokrat...
edi rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan, ku është nënshkruar edhe një marrëveshje për rijetë...
sali berisha POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me aktivistët dhe urbanistët e qytetit ...
ervin salianji FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letër nga burgu i Fierit, shprehet se qeveria po shkon d...
POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi pas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Posaçme se vëllai ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në profilin e tij “Facebook” n...
albin kurti KOSOVË- Një person është vënë në pranga në Kosovë, pas kërcënimeve ndaj kryeministrit t...
tucker carlson SHBA- Presidenti i Judicial Watch, Tom Fitton është shprehur në një intervistë për Tucker Carlson në FOX ...
Gjokutaj TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur ditën e sotme në lidhje me jetën në qeli të presidentit të PL-s&eum...
Bylykbashi TIRANË- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi është shprehur se vota e diasporës duhet të ishte realizuar më par&...