4 Nëntor 2024, 16:14
Nga M.B
Selia e PD
TIRANA- Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me atentatin me 4 viktima në Shkodër. Në deklaratën e PD-së thuhet se i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes Basha në këtë tragjedi të dyfishtë. Partia Demokratike shton se gjaku i katër të vrarëve në lagjen Dobraç duhet të rëndojë mbi shkaktarët e vërtetë, sipas tyre, mbi pushtetin e inkriminuar të kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu PD shkruan se kjo parti qëndron fort pas propozimit për Komisionin Parlamentar të së Vërtetës. Sipas tyre, vetëm duke zbuluar dhe dënuar lidhjet qeveri-polici-drejtësi-krim rrethi i vdekjes dhe terrorit do të ndalet.
PD gjithashtu shkruan se të pafajshmit e Shkodrës, dhe viktima të tjera atentatesh në të gjithë vendin, duhen rehabilituar, më së pari duke zbuluar dhe dënuar fajtorët duke siguruar, sipas tyre se nuk ka amnisti për ata që kanë ua kanë shitur partnerëve në krim rendin dhe sigurinë publike, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.
Sipas PD-së, pa një qeveri teknike asnjanëse, kjo amnisi nuk do të ndalet sepse do të vazhdojë përdorimi i bandave në zgjedhje dhe më pas dëmshpërblimi i tyre me territore dhe liri lëvizje e veprimi.
Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:
Masakra e Shkodrës, me tri viktima, është përmbyllur dje me vdekjen nga plagët e marra të Bashkim Bashës, bashkëshort i Fluturës që mbeti e vrarë më 30 tetor. Partia Demokratike i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Basha në këtë tragjedi të dyfishtë. Gjaku i katër të vrarëve në lagjen Dobraç duhet të rëndojë mbi shkaktarët e vërtetë, pushtetin e inkriminuar të Edi Ramës, që mbahet në këmbë nga bashkëpunimi me bandat.
Terrori i 30 tetorit, kundër të cilit opozita dhe qytetarët e Shkodrës organizuan marshimin e protestës më 2 nëntor, i ka rrënjët pikërisht te leja që pushteti u jep bandave për të vepruar të lira, pasi narko-kriminelët e kanë ndihmuar të rrëmbejë zgjedhjet. Pas vjedhjes të zgjedhjeve bandat kërkojnë edhe sigurinë, jetën, qetësinë dhe rendin e Shkodrës dhe të Shqipërisë e qytetarëve shqiptarë. Partia Demokratike qëndron fort pas propozimit për Komisionin Parlamentar të së Vërtetës. Vetëm duke zbuluar dhe dënuar lidhjet qeveri-polici-drejtësi-krim rrethi i vdekjes dhe terrorit do të ndalet.
Të pafajshmit e Shkodrës, dhe viktima të tjera atentatesh në të gjithë vendin, duhen rehabilituar, më së pari duke zbuluar dhe dënuar fajtorët. Së dyti, duke siguruar se nuk ka amnisti për ata që kanë ua kanë shitur partnerëve në krim rendin dhe sigurinë publike, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Pa një qeveri teknike asnjanëse, kjo amnisi nuk do të ndalet sepse do të vazhdojë përdorimi i bandave në zgjedhje dhe më pas dëmshpërblimi i tyre me territore dhe liri lëvizje e veprimi. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.
atentati ne shkoder
Politike
4 Nëntor 2024, 15:22
M.B
Emiriana Sako
DURRËS- Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe kabineti i saj do të përfitojnë rritje pagash pas m...
Politike
4 Nëntor 2024, 14:13
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur për kreun e "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qorin d...
Politike
4 Nëntor 2024, 14:07
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalë...
Politike
4 Nëntor 2024, 13:52
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas takimit të tij në Selanik me diasporën shqiptare iu është përgjigjur mediave ...
Politike
4 Nëntor 2024, 14:05
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve fol...
Politike
4 Nëntor 2024, 13:56
N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë fjalë...
Politike
4 Nëntor 2024, 13:46
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve u s...
Politike
4 Nëntor 2024, 13:42
r.ll
asllan dogjani
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka folur për mediat pas qëndrimit rreth dy orë në Prok...
Politike
4 Nëntor 2024, 13:34
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë para gazetarëve u s...
Politike
4 Nëntor 2024, 13:25
r.ll
genc gjokutaj ilir meta
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka dorëzuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme ankimimin e kreut të...