Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Viztën ai e nisi me një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit, ai u pa duke shkuar drejt Qeverisë së Kosovës, për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
KOSOVA- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron në Prishtinë më 6 gusht, ku po zhvillon takime me krerët shtetërorë. Viztën ai e nisi me një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit, ai u pa duke shkuar drejt Qeverisë së Kosovës, për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita e emisarit evropian vjen në kohën kur Serbia ka paralajmëruar se nuk mund të ketë dialog me Kosovën, për normalizimin e raporteve, pa lirimin e një zyrtari të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe. Igor Popoviç u ndalua në Kosovë më 18 korrik. Ndaj tij, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë një fjalimi në Rahovec e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.
Rundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ishte mbajtur më 10 qershor. Pas këtij takimi mes kryenegociatorëve të dy shteteve, Sorensen deklaroi se po bëheshin përgatitje për një takim të nivelit të lartë. Takim të nivelit të lartë në dialog Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar që nga shtatori i vitit 2023. Ai takim, ishte zhvilluar disa ditë para se një grup i serbëve të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.
Kosova për këtë ngjarje fajëson Serbinë, por Beogradi mohon se ka gisht në të. Ndërkaq, BE-ja ka kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Takimi i Sorensenit me Osmanin vjen në kohën kur Kosova gjendet në një krizë politike, pasi që nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit, vendi nuk ka institucione të reja.
Shefja për diplomaci e BE-së, Kaja Kallas, gjatë vizitës në Kosovë të zhvilluar në maj, u bëri thirrje udhëheqësve politikë të zhbllokonin ngërçin politik, teksa njoftoi se blloku evropian ka nisur heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Këto masa ndëshkuese, BE-ja ja vendosi Kosovës verën e vitit 2023 për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Kallas po ashtu kanë thënë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë drejt një të “ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për popujt e këtij rajoni”. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Më 2023, palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, por sikurse edhe marrëveshje të tjera, BE-ja thotë se ky pakt nuk po zbatohet në terren./ REL
osmani, trump KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të...
adriatik lapaj TIRANË- Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 13 gusht, në orën 10:00, ankimimin e Shqipëria Bëhet. Kj...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit n&eum...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkes...
pamje TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga atraksionet turistike të Dropullit. Me anë të një postimi në rrj...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka reaguar edhe ndaj draftit të...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se ish-zyrtari i lart&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se turizmi ësht&eu...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se efekti i ndryshimit të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp foli edhe për rënien e turizm...