27 Dhjetor 2024, 17:17
Nga r.ll
ajola xoxa, erion veliaj
TIRANË- Një çift bashkëshortësh biznesmenë pritet të thirren për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimit pasuror ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij. Elman Abule dhe Marisa Nito do të pyeten lidhur me marrëdhënien financiare që kanë pasur me Ajola Xoxen dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Abule dhe Nito, konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ndaj dhe pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, gjykata miratoi kontrollin në banesën dhe biznesin e tyre, sipas Elton Qynos. Gazetari ka bërë po ashtu me dije, se përmes sistemit TIMS, SPAK ka siguruar prova që faktojnë udhëtime të përbashkëta mes çiftit Abule dhe Xoxe në disa vende të Evropës. Ndërkohë sipas raportimeve, çifti Abule ka bërë disa transferta parash në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxes.
Dyshohet se nga marrëdhënia miqësore e tyre, Abule ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë, ku e fundit ka qenë në zonën e “Kombinatit”. Kjo leje ndërtimi nuk është vënë në zbatim, për shkak se dy pronarët e truallit kanë revokuar kontratat e sipërmarrjes me kompaninë e Elman Abules, për shkak të të kaluarës së tij si i dënuar për vjedhje në Belgjikë.
Paraqitja e dy personave të sipërpërmendur vjen në një kohë që SPAK ka instensifikuar hetimet mbi kryebashkiuakun dhe familjen e tij. Një ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi. Veliaj ka dëshmuar në SPAK për më shumë se 5 orë.
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular. Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.
erion veliaj ajola xoxa
Politike
27 Dhjetor 2024, 16:12
r.ll
erion veliaj ne spak
TIRANË- Avokatët mbrojtës të familjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt kanë d...
Politike
27 Dhjetor 2024, 15:33
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Meta për mes...
Politike
27 Dhjetor 2024, 15:23
r.ll
koncerti
SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka organizuar për festat e fundivitit një koncert ku kanë performuar disa këngëtar...
Politike
27 Dhjetor 2024, 15:31
N.F
Hoxha
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Arjan Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë p&eu...
Politike
27 Dhjetor 2024, 14:48
r.ll
edison memolla
RROGOZHINË- Dosja.al mëson ekskluzivisht se në Rrogozhinë do të mbahen zgjedhje të reja për kryetar bashk...
Politike
27 Dhjetor 2024, 14:38
r.ll
sali berisha
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 3 janar për zhvillim e seancës ku do të shqyrtohet ankimimi i SPAK...
Politike
27 Dhjetor 2024, 13:45
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar të paplotë komunikatën zyrtare të SPAK ...
Politike
27 Dhjetor 2024, 14:07
r.ll
edison memolla
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryebashkiakun Rrogozhinës Edison Memollën, i ...
Politike
27 Dhjetor 2024, 13:54
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët ka akuzuar kryeministrin E...
Politike
27 Dhjetor 2024, 14:01
N.F
Foto ilustruese
SHKUP- Deputetët e Frontit Evropian në opozitë, të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kan&...