28 Prill 2026, 13:44
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për hapjen e Muzeun Arkeologjik në Durrës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky muze rikthehet më i fortë, më i plotë, pas tërmetit shkatërrues të disa viteve më parë. Kryeministri u shpreh, se është një krenari kombëtare për Durrësin e Shqipërinë dhe ka me mbi 3,200 artefakte dhe linjë muzeore të pasur. Rama bëri edhe një koment për ambicien për tu anëtarësuar sa më shpejt në BE, teksa tha se Evropa nuk është gjithmonë pa zemër, por e ka thellë dhe duhet durim.
"Mbi ato që u thanë për ringritjen e madhe të shumë objekteve të trashëgimisë kulturore pas goditjes nga tërmeti shkatërrues i disa viteve më parë, një ringritje që u bë e mundur falë solidaritetit e bashkëpunimit të ngushtë me BE, i cili na vuri në dispozicion programin EU for Culture dhe ne bëmë që me projektet e duhura dhe vullnetin të çonim përpara dhe të çojmë përpara se ende disa objekte në proces, një punë transformuese që flet vetë.
Siç flet në pamjen e tij të jashtme ky muze, që së brendshmi është rikrijuar duke pasuruar linjën muzeale dhe duke e sjellë krejt muzeun në nivel të ri. Ky ka qenë qëllimi, qoftë për familjet që u dëmtuan nga tërmeti në pikën që mbetën të pastrehë, qoftë për institucionet dhe objektet e trashëgimisë kulturore, që atë fatkeqësi dhe pasojat e saj t’i transformojmë në një mundësi të re për të ndërtuar më mirë, më bukur dhe objekte më rezistente. Besoj që kudo ku tërmeti ka goditur, çfarë është ndërtuar më pas, flet vetë.
Dua të shtoj edhe një aspekt tjetër, rëndësinë e madhe që ka programi EU for Culture dhe në tërësi investimi në kulturë për Shqipërinë, një vend jo thjesht se është turistik por edhe sepse është pranë anëtarësimit në BE. I ka të gjitha arsyet për të nxjrrë në pah sa më shumë e më mirë historinë e vet. Historia e një vendi të vogël rrënjësisht e thellësisht evropian, me shumë dëshmi të prekshme në territor.
Evropa nuk është gjithmonë pa zemër, por e ka thellë dhe duhet durim, vullnet për ta arritur dhe t’ia ndjerë rrahjet e saj. E sigurt që ajo zemër rreth dhe të bërit pjesë e gjihë qarkullimi të gjakut të asaj zemre është mision kombëtar i yni që vjen nga një histori e gjatë, pjesë e së cilës është edhe ky muze si dëshmitar i saj," tha Rama," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
28 Prill 2026, 13:04
I.A
Takimi
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi Kimberly Guilfoyle ka treguar se takimi i sotshëm me kryeministrin Edi Rama n&e...
Politike
28 Prill 2026, 12:41
E. D
Kimberly Guilfoyle
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle është pritur nga Kryeministri Edi Rama në ...
Politike
28 Prill 2026, 12:37
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Mbrojtja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ngritur akuza ndaj procesit g...
Politike
28 Prill 2026, 12:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi përplasjet e Kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres Elisa Spiropali...
Politike
28 Prill 2026, 12:11
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot në lidhje me shfaqjen në publik të Kreut t&eum...
Politike
28 Prill 2026, 11:59
E. D
Saimir Korreshi
DIVJAKË- Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar një video me pamje shqetësuese nga Çermë Sektori, njësia ad...
Politike
28 Prill 2026, 11:33
E. D
Edi Rama, Enea Karakaçi
TIRANË- Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit është...
Politike
28 Prill 2026, 11:10
E. D
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u shty vetëm pak minuta pas nisjes. Kryetarja e Kuven...
Politike
28 Prill 2026, 11:00
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj – të tre t&eum...
Politike
28 Prill 2026, 10:24
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, janë drejtuar...