LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hapet grup-kapitulli i fundit/ Rama: Shqiptarët përfitojnë një shtet me standarte europiane. Kos: Nuk do të jetë e lehtë por do ta antarësojmë Shqipërinë në BE

• Shqipëria hapi sot negociatat me BE për grupkapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. • Pas takimit, Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. • Gjatë fjalës së tij, Rama se një vit më parë, dukej një ëndërr çelja e grup kapitujve me BE, në një kohë kaq të shkurtër, por tani është realitet. • Kryeministri theksoi se se do të punohet për të ecur përpara dhe për të dhënë rezultate dhe shtoi se sot Shqipëria, del me krenari nga kjo fazë e parë, me ndjenjë më të madhe përgjegjësie. • Më tej Rama tha se ky vit ishte i jashtëzakonshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në çështjen e integrimit dhe sipas tij, ajo që fiton Shqipëria në këtë proces, është diçka më e madhe dhe sipas tij viti fundit ka qenë i jashtë zakonshëm. • Ndërkohë, Marta Kos deklaroi se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese dhe theksoi se çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. • Kos tha ndër të tjera se tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma dhe hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme. • Kos gjatë konferencës e vlerësoi Kryeministrin Rama si udhëheqësin që sheh nga e ardhmja dhe shtoi se BE-së i duhen partnerë që mund të mbështetet dhe sipas saj, Shqipëria është një prej tyre. • Në konferencë foli edhe Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, e cila deklaroi se nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm, do të jetë shumë shpejt anëtare e BE-së. • Në fund të konferencës, Rama, Kos dhe Bjerre festuan me tortë hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave, ‘Bujqësia dhe Kohezioni’.

8 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

"Kjo tregon sa lart keni ecur"/ Çelet grup kapitulli i fundit, Kos: Urime Shqipëri

Hapet grup-kapitulli i fundit/ Rama: Shqiptarët përfitojnë
Rama në Bruksel

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos dhe Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre festuan hapjen e grupkapitullit të fundit në konferencën e 7-të ndërqeveritare në Bruksel. Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos solli një tortë, ku sipër qëndronte një qiri me numrin 6. Në Fund Kos tha se 'çelja e të gjashtë grupkapitujve për 13 muaj është deklarata juaj më e fortë i dashur Edi'.

 

“Kjo tregon sa lart keni ecur. Çelja e të gjashtë grupkapitujve për 13 muaj është deklarata juaj më e fortë i dashur Edi. Kur u takuam herën e fundit më sollët një dhuratë, një kanoçe coca-cola. Për ta kremtuar këtë moment, e kemi kremtuar këtë dhuratë në një dhuratë feste. Kjo tregon se sa lart keni ecur. Kjo është puna që ne presim të përfundoni i dashur Edi. Tani le të hamë dhe tortën. Le të festojmë. Urime Shqipëri!”, tha Marta Kos./Dosja.al

 

8 MUAJ ME PARE

"Për embëlsira nuk na surprizoni dot..."/ Rama surprizon zyrtarët e BE-së, tortë me numrin 6 dhe verë...

Hapet grup-kapitulli i fundit/ Rama: Shqiptarët përfitojnë
pamjet

BRUKSEL- Në fund të konferencës së përbashkët, Kryeministri Edi Rama surprizoi zyrtarët e BE-së duke u dhuruar nga një verë autentike shqiptare. Më pas, ata kanë fryrë qiririn në një tortë ku ishte numrin 6 sipër, në simbol të 6 grupkapitujve të hapura në procesin e integrimit.

Në fund, Kryeministri deklaroi se hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian bëhet në një kohë rekord vetëm 12 muaj./Dosja.al

 

8 MUAJ ME PARE

"Maria e kuptoi se s’i shpëton dot Shqipërisë"/ Rama në bruksel: Nëse duan të na heqin qafe, duan të na marrin me vete

Hapet grup-kapitulli i fundit/ Rama: Shqiptarët përfitojnë
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama theksoi se ky vit ishte i jashtëzakonshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në çështjen e integrimit. Duke folur nga Brukseli, në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE-së, Rama u shpreh se ajo që fiton Shqipëria në këtë proces, është diçka më e madhe dhe sipas tij viti fundit ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Ndaj të jesh skeptik nuk është gjë e keqe, por nuk duhet të na ndajë, që të punojmë çdo orë, çdo minutë për ta bërë realitet. Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia. Ne kemi një shumicë si në kohërat komuniste. Ishte njësoj edhe në perandorinë osmane, sepse ne jemi besnikë ndaj perandorive. Kjo është e para perandori me të cilën duam të jemi, ndaj kjo shumicë është ndryshe, jo vetëm në shifra, por në thelb të saj sepse ishim të gjithë kokë e këmbë pas osmanëve, pas sovjetikëve, pas kinezëve, por kokë e këmbë, për shkak të imponimit, jo me zgjedhje. Kurse kjo tani është me zgjedhje. Ja, pse Maria e kuptoi që nuk i shpëton dot Shqipërisë, ja pse të gjithë po e kuptojnë shumë mirë, më mirë të na marrin brenda. Se në qoftë se jo, do t'i përndjekim deri në fund. Kështu që, në qoftë se duan të na heqin qafe, duan të na marrin me vete dhe pastaj do të kenë të gjitha dimensionet tona normale që janë shumë më të vogla se sa unë. Faleminderit, faleminderit edhe një herë të gjithëve”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

“Nëse vazhdon me këmbëngulje, fiton! Skeptikët nuk mundë të na ndalin”/ Rama: Nga anëtarësimi, shqiptarët fitojnë një shtet me standarde si në BE

Hapet grup-kapitulli i fundit/ Rama: Shqiptarët përfitojnë
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Brukseli se skeptikët nuk duhet të ndalin rrugën e Shqipërisë në anëtarësimin në BE. Duke folur në konferencën e përbashkët me ministren e jashtme daneze dhe komisioneren Marta Kos, Rama theksoi se nga anëtarësimi, shqiptarët fitojnë një shtet me standarde si në BE.

“Besoj se pyetja për skeptikët, ka të bëjë me ata që janë plotësisht të përkushtuar dhe të dashuruar me BE. Kanë pikëpyetje për ne, për BE, a do ndodhë vërtet, a është reale? Apo do të kemi edhe periudhë si më parë. Merrni vitet që po punojmë së bashku, me të gjitha vështirësitë, nëse do nxjerrësh nga panorama BE, dhe do më mbash mua, qeverinë, shqiptarët, a do ishte Shqipëria ajo që është sot?

Jo, ky proces na ka ndihmuar. Mund të tingëllojë patetik, por është si të shkosh në shkollë dhe të duhet të mundohesh dhe të thonë që duhet të përmirësohesh. Në fund, nëse nuk heq dorë, nëse vazhdon me këmbëngulje, fiton. Ajo që Shqipëria fiton nga ky proces, shkon përtej grup kapitujve dhe vetë anëtarësimit. Ata ftojnë një vend që funksionon në bazë të shtetit të së drejtës, standarde si vendet e BE. Viti i fundit ka qenë i jashtëzakonshëm. Të jesh skeptik, nuk është gjë e keqe, por nuk mund të na ndalë”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Shqipëri vazhdo kështu, ne po përgatisim një shtëpi për ju në Evropë"/ Kos- Ramës: Jeni udhëheqësi që shihni nga e ardhmja! Ne na duhen partnerë që...

Hapet grup-kapitulli i fundit/ Rama: Shqiptarët përfitojnë
Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos gjatë konferencës së përbashkët e vlersoi Kryeministrin Edi Rama si udhëheqësin që sheh nga e ardhmja. Ajo theksoi se BE-së i duhen partnerë që mund të mbështetet dhe sipas saj, Shqipëria është një prej tyre.

“I dashur Edi, ju jeni udhëheqësi që shihni nga e ardhmja. Ne na duhen partnerë që mund të mbështetemi dhe Shqipëria është një prej tyre. Shqipëri vazhdo kështu, ne po përgatisim një shtëpi për ju në Evropë, kemi çelur të gjithë grupkapitujt.”, u shpreh Marta Kos./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Dukej një ëndërr, tashmë realitet"/ Çelet grup kapitulli i fundit, Rama në Bruksel: Do punojmë për të dhënë rezultate! Sot Shqipëria, del me krenari nga...

Hapet grup-kapitulli i fundit/ Rama: Shqiptarët përfitojnë
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Brukseli se një vit më parë, dukej një ëndërr çelja e grup kapitujve me BE, në një kohë kaq të shkurtër, por tani është realitet. Duke folur në konferencën e përbashkët me ministren e jashtme daneze dhe komisioneren Marta Kos, Kryeministri theksoi se se do të punohet për të ecur përpara dhe për të dhënë rezultate. Rama u shpreh më tej se sot Shqipëria, del me krenari nga kjo fazë e parë, me ndjenjë më të madhe përgjegjësie.

“Kush do ta mendonte që do të ishim këtu sot, duke çelur të gjithë grup kapitujt, vetëm pak kohë më parë, ishte diçka që dukej e pamundur. Ishim në pikën ku po mësoheshim me sprapsjet, por unë besoj se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të pjekur. Me atë që ishte vetëm ëndërr, pak më tepër se një vit më parë, është plan pune, realitet. Pa fjalë formale apo protokoll, dua të falenderoj me gjithë zemër, Marinë dhe Martën. Marinë për transformimin e fjalëve të presidencës daneze në vepra, kur bëhet fjalë për zgjerimin.

Dhe Martën, që është kampione e anëtarësimit të Shqipërisë. Jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit po merr. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të ecur përpara me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate. Sot Shqipëria, del me krenari nga kjo fazë e parë, me ndjenjë më të madhe përgjegjësie. Vështirë të mendojë ndonjë shqiptar, se anëtarësimi në BE nuk është zgjidhja më e mirë. Dua të shtoj, qoftë mënyra e fortë, a e butë na mësoi, kurrë mos merr asnjë gjë të mirëqenë në Bruksel”, theksoi ai.

8 MUAJ ME PARE

"Nuk do të jetë e lehtë, por keni mbështetjen e tonë"/ Marta Kos: Jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE! Është momenti për të përshpejtuar disa reforma

Hapet grup-kapitulli i fundit/ Rama: Shqiptarët përfitojnë
Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos deklaroi se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese. Duke folur në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo theksoi se çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Kos tha ndër të tjera se tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma dhe hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme.

"Jam mirënjohëse Presidencës daneze, jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE. Është rezultati i qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real.

Tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme. Nuk do të jetë e lehtë, por ju, i dashur Edi, keni mbështetjen e gjerë publike të vendeve kandidate, punoni me të gjithë ata, me opozitën në parlament, sektorin privat; Komisioni do të vazhdojë t’ju mbështesë dhe t’ju këshillojë. Jam personalisht e përkushtuar që t’ju mbështesim," tha Marta Kos./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Sot ne po japim një tjetër rezultat"/ Ministrja e jashtme daneze: Nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm, anëtarësimi do jetë i shpejtë

Hapet grup-kapitulli i fundit/ Rama: Shqiptarët përfitojnë
Marie Bjerre

BRUKSEL- Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, deklaroi se nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm, do të jetë shumë shpejt anëtare e BE-së. Duke folur në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren Marta Kos, Bjerre theksoi se Shqipëria i përket familjes evropiane.

“Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetët rezultat, nëse Shqipëria vazhdon të njëjtin drejtim, të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt. Shqipëria i përket familjes evropiane. Falenderoj Ramën për bashëkpunimin gjatë këtij 6 mujori, është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu, dhe do të jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë," tha Marie Bjerre./Dosja.al

 

edi rama marta kos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet