LIVE UPDATES
Politike

" ‘Goja’ e Edi Ramës sot fliste për luftë..."/ Berisha: Denoncoj çdo formë kërcënimi ndaj njerëzve të ligjit! 

Sali Berisha tha se denoncon çdo formë të kërcënimit ndaj atyre që zbatojnë ligjin duke shtuar se ndaj kryeministrit Rama do të ketë përgjegjësi penale.

19 Dhjetor 2025, 10:39 Nga D.S
" ‘Goja’ e Edi Ramës sot fliste për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, mblodhi sot në një takim aleatët e tij. Sali Berisha tha se denoncon çdo formë të kërcënimit ndaj atyre që zbatojnë ligjin duke shtuar se ndaj kryeministrit Rama do të ketë përgjegjësi penale.

Ndërkohë, Berisha përgëzon vendimin e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, duke e cilësuar si kusht i rëndësishëm për të mbrojtur interesin e publikut.

"Me këtë rast, unë gjithashtu dua të denoncoj çdo formë kërcënimi punonjësve të zbatimit të ligjit dhe familjarëve të tyre, dhe ta garantoj Edi Ramën, se për çdo akt ndaj tyre, për opozitën shqiptare ai do ketë përgjegjësi personale. Nuk e di a e keni dëgjuar ju, apo jo, njeriu më i afërt, goja e tij pothuaj, fliste sot për luftë. Luftë thoshte, sepse prokuroria po sulmon gratë e pushtetit. Dhe kjo, sipas tij, do çojë vendin në luftë. E imagjinoni ju?
Të dashur miq, kjo që po ndodh është tipike për një narkoshtet. Mos harroni një zëvendëskryeministër, pa kërkuar prokuroria, pa paraqitur kërkesën për hetim, dorëzoi mandatin dhe postin.

Dhe ky ishte Ilir Meta. Sapo doli një dokument 100 përqind i manipuluar dhe falsifikuar nga Edi Rama dhe Filip Çakulli. E faktuar kjo. Sepse kodi etik dhe moral nuk e jetonte, më tha ai mua, nuk mund të shkoj unë si zëvendëskryeministër tek hetuesi. Do shkoj si qytetar i thjeshtë tek ai. Fatmir Mediu, për një çështje që ishte absolutisht tërësisht e aparatit ushtarak, strikt, dha dorëheqjen nga posti dhe shkoi para hetimit. Një ministër tjetër, Ilir Rusmali u shkarkua brenda 24 orëve për qëndrimin që mbajti ndaj drejtorit që dënonte korrupsionin. Ilir Rusmali ishte bashkëpunëtori i afërt, por kur shkarkoi drejtorin për shkak të ndërhyrjes së vëllait, Ilir Rusmali u shkarkua.

Janë disa norma dhe standarde, nga të cilat ne nuk mund të lëvizim. Kurse tani ka një muaj që narkoshteti është i gozhduar sepse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen. Sepse Edi Rama merr hapin e turpit, e çon në Gjykatë Kushtetuese dhe merret një vendim i padëgjuar për t’i hequr pezullimin. Dhe ka 10 ditë, ditë e natë, që falsifikon dhe modifikon provat. Unë përgëzoj vendimin e prokurorisë për të kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, si kusht për të mbrojtur interesin publik. Dhe tani bëhen 100 manovra që ajo të mos shkojë atje ku e ka vendin.
Përkundrazi, flitet për luftë... Se del dhe Linda tjetër, Linda me radhë, etj. Nuk ka pasur kurrë një situatë të tillë si kjo. Kurrë!" tha Berisha./Dosja.al

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet