20 Korrik 2026, 11:04
Nga D.S
Sali BERISHA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta mbi bazueshmërinë e procesit gjyqësor të çështjes "Partizani".
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi thirrjen e ish-presidentit Bamir Topi si dëshmitar në seancë, Berisha u shpreh se nuk e di saktësisht motivin e thirrjes së tij.
Sipas tij, kjo mund të lidhet me funksionin e mëparshëm të Topit si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në atë kohë.
"S'kam nevojë për asnjë njeri në botë të dëshmojë pro meje, sepse është faktuar në mënyrën më përfundimtare që në mënyrë absolute nuk ka asnjë shkelje ligjore. As dhe një shkelje më të vogël ligjore. Ka trillime të paimagjinueshme në atë proces. A mund të lexoni pak librin ‘35 falsifikimet e Prokurorisë Speciale’ për procesin. Janë 35 falsifikime. Pra, i tërë procesi është ndërtuar mbi falsifikime, dokumentesh, faktesh e të tjerë. Me një fjalë, ajo është një piramidë mashtrimi e shembur.
Dhe siç e keni parë ju, çdo dëshmitar ka bërë deklaratat në mënyrë të tillë që ka treguar se ka pasur zero ndërhyrje, kanë zbatuar ligjin dhe fakti që në procesin e privatizimit dhe parablerjes kanë firmosur minimumi 60 ose 70 ministra, drejtorë agjencish, punonjësish, asnjë prej tyre, asnjë prej tyre nuk është në ndjekje penale. Asnjë! Pse nuk është? Sepse kanë zbatuar ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Kjo është. Nuk ka pasur Sali Berisha kurrë vendime nominale.
Ja ku e keni Edi Ramën. Me dy vendime nominale për Olsi Ramën, 38.000 metër katror tokë privati! Me katër vendime nominale me emër e mbiemër për Karlo Bolinon, tokë edhe të Begejve të lënë për shpirt për komunitetin, për shkollë. Dhe njëra nga ato që kishte lënë tokën u pendua. Kur e mori Bolino i tha, 'pse të mos marr unë paratë?'. Dhe shkoi dhe mori 3 milionë euro kompensimin, kurse këta të tjerët marrin procesin gjyqësor. Kjo është e vërteta.", shprehet Berisha./Dosja.al
sali berisha spak
Politike
20 Korrik 2026, 10:52
D.S
Bamir Topi
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur sot seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku v&e...
Politike
20 Korrik 2026, 10:42
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ka kursyer ironinë as ndaj Presidentit të Republikë...
Politike
20 Korrik 2026, 10:40
D.S
Sali berisha
TIRANË- Pas përfundimit të procedurave të detyrimit për paraqitje në SPAK, lideri i opozitës, Sali Berisha...
Politike
20 Korrik 2026, 10:30
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Proku...
Politike
20 Korrik 2026, 10:17
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK në zb...
Politike
20 Korrik 2026, 10:06
D.S
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme ë...
Politike
20 Korrik 2026, 08:48
D.S
pd
TIRANË- Partia Demokratike po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së bojkotit dhe rikthimit në sallën e Kuvendit, p...
Politike
20 Korrik 2026, 08:12
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare të ngjeshur, ku fokusi kry...
Politike
19 Korrik 2026, 19:00
D.S
GAZMENT BARDHI
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se ka...
Politike
19 Korrik 2026, 17:15
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë të enjten, më 23 korrik, seancën e...