Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Atmosfera në sallë është tensionuar në momentin kur rendi i ditës ka kaluar në diskutime mbi qëndrimet e diplomacisë shqiptare dhe deklaratat e fundit të ministres së Jashtme të Serbisë.
TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme është ndërprerë këtë të hënë pas debateve të ashpra mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Atmosfera në sallë është tensionuar në momentin kur rendi i ditës ka kaluar në diskutime mbi qëndrimet e diplomacisë shqiptare dhe deklaratat e fundit të ministres së Jashtme të Serbisë.
Deputetët e opozitës, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, kanë kërkuar reagim dhe sqarime të detajuara nga kryetari i Komisionit, Igli Hasani, ish-ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lidhur me qëndrimin e qeverisë shqiptare përballë këtyre zhvillimeve.
Diskutimi është shndërruar shpejt në një përplasje verbale mes Hasanit dhe deputetëve opozitarë, duke u shoqëruar me shkëmbime të ashpra akuzash nga të dyja palët. Si pasojë e klimës së krijuar që e bëri të pamundur vijimin e punimeve, mbledhja e Komisionit u pezullua deri në një moment të dytë.
Pjesë nga debati
Hasani: Kur më jep ti leksione për ruajtjen e durimit, është fundi i botës.
Vokshi: A mund të qetësoheni? Shoh që qenkeni në siklet.
Hasani: Jam aq i qetë, o zonja Vokshi.
Vokshi: E kuptoj që kjo gjuhë ju prek. E kuptoj që, duke ngritur zërin, ju kërkoni të fshihet heshtja e dënueshme e kryeministrit.
Hasani: Nuk më fsheh heshtjen e askujt. E kuptoj dëshirën për të përdorur deklaratën budallaqe të një të çmendure.
Vokshi: Ajo është ministre, s’mund të trajtohet si individ i çmendur.
Hasani: E çmendur, qelbësirë e çmendur.
Vokshi: Ju duhet të reagoni. Ky komision duhet të reagojë.
Hasani: Fol, por mos u merr me mua.
Vokshi: Drejtohuni siç duhet, ruani etikën dhe qetësinë. Ju më fyeni, por unë nuk i përgjigjem fyerjes suaj.
Hasani: Mos u merr me mua.
Vokshi: Opozita nuk do ta mbyllë gojën.
pd TIRANË- Partia Demokratike po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së bojkotit dhe rikthimit në sallën e Kuvendit, p...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare të ngjeshur, ku fokusi kry...
GAZMENT BARDHI TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se ka...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë të enjten, më 23 korrik, seancën e...
Selia LDK KOSOVË- Tubimi i paralajmëruar për t'u zhvilluar pasditen e së dielës para selisë së Lidhjes Demokr...
Foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar një orë para seancës së radhës plenare,...
Pamje VLORË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në teatrin “Petro Marko” në Vlorë...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar kundër planit të publikuar në media për reform&...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku është shfaqur në tubimin e vendosur para...
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të bëjë më shumë për ta d&eum...