LIVE UPDATES
Politike

Gjekmarkaj thirrje Qeverisë: Shpalleni Vatikanin partner Strategjik

Gjekmarkaj tregoi detaje nga takimi i tij në Vatikan, aty ku takoi Papa Françeskun

9 Qershor 2022, 14:06 Nga DOSJA
Gjekmarkaj thirrje Qeverisë: Shpalleni Vatikanin partner Strategjik
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj kërkon nga Qeveria që të shpallin Vatikanin si partner strategjik. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjekmarkaj tregoi detaje nga takimi i tij në Vatikan, aty ku takoi Papa Françeskun, pasi ishte pjesë e delegacionit shqiptar në atë takim. 

FJALA E PLOTE E AGRON GJEKMARKAJT

E  nderuar Zonja Kryetare, Të nderuar deputetë, Nga kjo sallë themelore e demokracisë dhe e debatit politik shqiptar, dua të falenderoj Atin e Shënjtë Papa Françeskun dhe Sekretarin e Shtetit Kardinalin Parolin, për ftesat dhe pritjen që na rezervuan, zonjës Lindita Nikolla Kryetare e Parlamentit dhe mua në cilesinë e zv -Kryetarit! Jam i sigurtë që në këtë homazh mirënjohjeje bashkoheni të gjithë ju të nderuar kolegë e bashkë me ne i gjithë populli shqiptar. Nuk mund të jem indiferent perballë një ngjarjeje të tillë e cila nuk ka lidhje vetem me personat që u nderuan si personazhe kalimtarë të një historie të gjatë miqësie mes Vatikanit dhe Shqipërisë por me vetë Shqipërinë. Nuk do të mjaftonte një komunikatë për shtyp, as një ilustrim fotografish për të percjellë vëmendjen, respektin, afrinë e Papa Françeskut , të Eminences Parolin e të shtetit të Vatikanit për popullin tonë! Asgjë nuk ndodhë rastësisht në marrëdhëniet mes vendeve, ka një traditë kushtezuese, ka një element bashkohësie që ngjit, ka një projekt për të ardhmen që bashkon ! Në këtë kontekst Ati i Shęnjtë zgjodhi për të vizituar Shqipërinë si të parin vend europian në vitin 2014 në intenerarin e vet si pelegrin i paqes duke çmuar vllazërinë mes komuniteteve fetare në vendin tonë, harmoninë e mirëkuptimin që vjen nga thellësi e kohëve si bazament solid e si shembull për një botë që trazohet. Po kaq nën profilet e martirve të Kishes Katolike pat kaluar ai si per t’ju përgjigjur thirrjes së tyre dhe asaj të vetë Kishes Shqiptare në shekuj , për ti folur epokes dhe qytetërimit tonë se sa gjak është derdhur, sa qendresë është bërë në emer të Zotit, identitetit dhe lirisë!

Lutem për Shqiperinë dhe popullin shqiptar tha Shënjteria e tij duke sygjeruar që popujt të cilet punojnë për progresin , për paqen, për standartet demokratike fitojnë gjithmonë, po kaq i çmuar në keshillen e tij se duhet një politike njerëzore e për njerëzit e ndërtuar mbi vlerat më të mirat të humanizmit, dhe jo mbi egoizmin. Gjithashtu i vëmëndshëm e tejet i interesuar për të gjitha dinamikat shqiptare ishte dhe Kardinali Parolin, i cili revokoi miqësinë historike, kumtet që vijnë prej saj, mbeshtetjen e Shtetit të Vatikanit dhe dëshirën që Shqiperia ti bashkohet në të gjitha formatet familjes europiane duke konservuar arritjet e saj më të mirat të bashkjetesës , por edhe në zhvillimin e demokracisë pa bjerrur humanizmin.

Të nderuar kolegë!Mardhënjet tona me Vatikanin e meritojnë një analizë historike politike e kulturore.Në vitin 1968 Shqiptaret e Dispores mblidheshin rreth Papa Montinit për të kujtuar 500 vjetorin e vdekjes së Mbretit -Gjergj dhe ai do u drejtohej atyre,

” Bij fort të dashun Shqipëtarë!

“Po Ju sjellim juve nji mirëseardhje të veçantë, mbasi qenkeni mbledhun për të kujtuem Pesëqindvjetoren e Gjergji Kastriot Skanderbegut, fatosit të Kombit t’uej e të Krishtenimit, pranë kësajë Selije Apostulike , të cillën mund e njehni si shtëpinë t’uej.

Na po ju shohim me të kënaqun, sepse e diejmë se shpirti me të cillin ju e kujtoni ketë rasë âsht se asht shpirti i hershëm i fisit t’uej, i cilli gjith here përmi çdo interres ka vum vlerat e trashigueme të besës, të nderës e të burrnísë.

Të tilla virtyte i ka bam nji me vehten e vet fatosi Skanderbeg, e juve ju a ka lanun trashigim; bashk me lidhëninë e pandame me miqt e vjetër të Atdheut t’uej, ndër të cillët kjo Seli Apostulike ,gëzohet tue u radhitun, mbasi njehet ndër ata qi fjalen kurr nuk ju a luejtën”

Tre Papë nga viti 1443-1468 nuk ja kursyen ndihmën morale ekonomike e politike prijsit të Shqiptarve. Humanisti i madh Enea Silvio Picolomini më shumë nga të gjithë.

Pikërisht kur arbërit dukeshin se përjetonin shkretëtimin e madh, kur litarët e fundit që mbanin gjallë kujtesën gati po keputeshin, në vitin 1703, Papa Klementi me origjinë shqiptare shfaqet si ideues dhe mecenat i Kuvendit te arbërit mbajtur ne Mërqi të Lezhës . Kjo besëlidhje shpëtoj dhe rilidhi historin tonë.

Kur je nën ata portikë që nuk ndryshojnë në shekuj është e pamundur të mos përpiqesh me imagjinatë të kuptosh , kur zbriti Skënderbeu, me kaloresit e tij tek kumte nga Arbëria e përgjakur , në cilin korridor kaloi, në cilat ganxha i vu pelerinat e purpurta, nën cilën relike të Giottos apo Peruginos u ul, deri ku e pritën dhe e përcollën mëkëmbesit e Shën Pjetrit!

Mos në ato biseda të zymta lufte e mbijetese u farkëtua përfundimisht identiteti europian i shqiptarve ajo formulë që gjeniu Kadare nxorri si tharm të rrugetimit tonë!

“Shqiptaret ndërsa për veten luftuan, për Europen po kaq si mbrojtës u panë”

Po ashtu në vitin 2018 në përvjetorin e 550-të Papa Françesku përsëri mes shqiptarve në Vatikan pat konstatuar se Ai, Gjergj Kastrioti :

” Mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin ‘Athleta Christi’. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar” !

Lufta 25 vjeçare dhe kujtimi i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, mbeten si amanet i përjetshëm që Selia e Shënjtë të kujdesej për shqiptaret të cilëve fati nuk ju kurseu sfidat !

Aty u strehua nga furitë e moteve thagma e gjuhes shqipe ” Meshari” i Gjon Buzukut ! Ipeshkvi Pal Ëngjelli e nisi lërimin e tokës së ashpër nga mos punimi me formulen ” Unte te paghesont premenit Atit et birit et spertit senit ” !Një frazë hyjnore që shqipen e mbrojti nga zhdukja.Pikërisht këtë frazë të qendisur i dhuruam Papa Françeskut në emer të Kuvendit të Shqipërisë.Në Shypshkronjat e Shtetit që u ndertua mbi një liber Biblen, bëri të vetet, Pjeter Budi, ai që na kujton raportin me jeten duke na pyetur

” Ku janë ata pleq bujarë,

që qenë përpara ne,

e ata trima sqimatarë,

të shpejtëtë si rrufe? “

Nën nevojat e kohes dhe zulmat e kujtimeve Kardinalet financuan Pjetër Bogdanin me Sibilat e tij, Frang Bardhin me apologjinë për Skënderbeun dhe fjalorin e një gjuhe që “bdarej e bastardhohej ” nën sulmin otoman , që ti flisnin shqip dheut të Arbërit !

Po kaq me Nikoll Kazazin, e më vonë Shkollat e Klerit Katolik në Shkodër,Zadrimë e Mirditë prej secilave do dilnin Rilindasit e mëdhenj me Fishtën Mjedën e të tjerë!

Në procesin e Pavarësisë e sidomos kur në Konferencën e Parisit kufijtë tanë rrezikoheshin të t’kurreshin , kur Korça e Gjirokastra lakmoheshin nga Greqia , me apelimin e Fishtes , Luigj Bumçit e Pal Dodes, Papa Benedikti i XV u drejtohej fuqive të mëdha që ato dy qytete ti mbeteshin Shqipërisë.

Eqerem Çabej kultivues ” par excellence”  i dijeve të eperme, e la të skalitur në çdo ndergjegje intelektuale se ;

” Qëndrimi i ndërmjemë midis Perëndimit dhe Lindjes, i bashkuar me ruajtjen e ngulur të natyrës së vet etnike, i ka gdhendur Shqipërisë përgjithmonë fytyrën e saj të veçantë. Këtë nuk ka mundur ta fshijë as sundimi turk. Kjo shprehet në krejt mënyrën e jetesës, në historinë dhe në historinë kishtare, në zakone dhe në poezi popullore dhe artistike të popullit shqiptar. Duhet theksuar me këtë rast se Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga Perëndimi sesa fqinjët e saj. Midis gjithë vendeve ballkanike, edhe Rumania, me gjithë idiomin roman të saj, e papërjashtuar, Dalmacia e Shqipëria, pastaj Ishujt Jonike janë vendet që kanë qenë të çelura direkt e më tepër ndaj influencës kulturore të Perëndimit.”

Me këtë vetëdije prelatet shqiptarë bënë qendrese që lidhja të mos nderpritej me çmimin e gjakut , tortures, vdekjes me dhunë duke i dhënë kombit e kishes martirë të dënjë për ti ndenjur në krah Pjetrit e Palit !

Nuk rrimë dot pa i kujtuar disa prej tyre duke u hyrë në hak qindra të tjerve që si elenkojmë dot !

Imzot Vinçens Prenushin , Imzot Frano Gjinin, At Benardin Palajn, Dom Lazer Shantojen! Marie Tucin, Pader Gjon Shllakun, Pader Mati Prenushin At Anton Harapin, Dom Ndre Zadene, At Çiprian Niken, e shumë të tjerë e po kaq ata që epokat i kaluan burgjeve si At Donat Kurti, At Pjeter Meshkalla, At Marin Sirdani, At Zef Pllumi i konsakruar tashmë si “frati i kujtimeve” me vepren antropologjike “Rrno vetem per me tregue” !

Edhe pse perdja e hekurt ishte e rënde mbi ne, Papa Gjon Pali nga Puglia në vitin 1982 i lëshonte anatemën dhe e paralajmeronte për rënien e saj diktaturen komuniste!

Në 32 vite liri e pluralizem Shteti i Vatikanit është shfaqur në krah të Shqiperise si askush tjeter! Papa Gjon Pali dhe Papa Françesku vizituan Shqiperinë!

Nënë Tereza ajo që më shumë se kushdo pas Shën Françeskut interpretoi doktrinën e Hyut dhe atë të dashurisë, u shpall shenjtore si momenti i dytë kulmor i marëdhënjes që vjen nga historia dhe punon për të!

I bëj thirrje ketj Kuvendi, Qeverisë Shqiptare ta shpallë Vatikanin partner strategjik si detyrim ndaj shekujve e si nevojë e jona për  shekujt që na presin.

seance plenare 9 qershor 2022 agron gjekmarkaj vatikan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet