LIVE UPDATES
Politike

Gazeta gjermane: Greqia do të bllokojë integrimin e Shqipërisë

Kryeministri i Greqisë Mitsotakis është në grindje me kryeministrin shqiptar Rama. Kjo mund të ketë implikime të gjera për politikën e jashtme të Shqipërisë.

12 Shtator 2023, 20:47 Nga Michael Martens

 

Gazeta gjermane: Greqia do të bllokojë integrimin e
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

Kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky udhëtoi kohët e fundit në Athinë për bisedime, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti gjithashtu një samit jozyrtar ballkanik, ku morën pjesë të gjithë, përveç njërit prej krerëve të shteteve dhe qeverive të rajonit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ishte i ftuar. Kjo ishte shenja më e dukshme deri më tani e një mosmarrëveshje mes Athinës dhe Tiranës, që ka zier për tre muaj dhe mund të minojë gjithashtu shpresat e Shqipërisë për përparimin e shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE.

Në interpretimin e Tiranës, mungesa e respektit nga Greqia për pavarësinë e gjyqësorit shqiptar është shkaku i konfliktit. Sipas interpretimit të Athinës, trajtimi që i bën Shqipëria minoritetit grek të vendit është thelbi i kësaj. Kjo pakicë përbën gati 1 përqind të popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë. Një nga përfaqësuesit kryesorë të saj është politikani lokal, 51-vjeçari Fredi Beleri, i cili u arrestua më 12 maj në qytetin e vogël të Himarës në jug të Shqipërisë, me akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet lokale. Një ndihmës i Belerit mësohet se ka tentuar të blejë votat e 14 zgjedhësve për 50 euro secili. Dy ditë më vonë, Beleri, tashmë në paraburgim, u zgjodh kryetar bashkie nga popullsia vendase.

Megjithatë, ai nuk mundi të merrte postin për shkak se është se Beleri është në paraburgim për më shumë se tre muaj, ndërsa gjykimi nuk ka nisur. Afati ligjor për inaugurimin e kryebashkiakëve të zgjedhur ka kaluar. Asgjë e besueshme nuk është zbuluar ende në lidhje me provat e prokurorit publik për akuzën e tyre. Athina flet për përndjekje politike dhe e cilën akuzën ndaj Belerit si të sajuar.

Rama kundërshton duke thënë se drejtësia është e pavarur dhe ai nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Pretendimi i tij se ai nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje, do të ishte më bindës nëse Rama nuk do ta kishte denoncuar Belerin si ‘llum’ apo ‘analfabet’ gjatë fushatës zgjedhore. Një vëmendje e tillë ishte befasuese, pasi Himara mezi i ka 8 mijë banorë dhe për rrjedhojë nuk është e madhe as për standardet shqiptare.

Ka të paktën dy përgjigje se përse kryeministri i një shteti punon kaq intensivisht për kandidatin për kryebashkiak të një qyteti province. Njëra është se Beleri u bashkua në një koalicion rreth ish-presidentit shqiptar Sali Berisha në fushatën e tij zgjedhore. Ai ka qenë paraardhësi i Ramës në krye të qeverisë dhe konsiderohet armiku i tij intim. Një luftë proksi u bë mes Berishës dhe Ramës në Himarë.

Arsyeja e dytë dhe më e rëndësishme, të paktën sipas vëzhguesve grekë: Himara ndodhet në të ashtuquajturën riviera shqiptare, një rajon turistik me zhvillim të shpejtë, me plazhe përrallore dhe me parcela ndërtimi të shumëkërkuara. Rama, thuhet nga Athina dhe zona e Belerit, ka nevojë për ndjekës besnik politik në komunitetin himarjot, që të mund t’u kalojë pronat më tërheqëse, miqve të tij politikë dhe të biznesit. Bëhet fjalë për jo pak prona greke në zonë, të cilat Tirana kërkon t’ua heqë pronarëve duke përdorur të gjitha truket ligjore- ose i ka rrëmbyer tashmë për t’ia dorëzuar investitorëve strategjikë.

Ndryshe nga paraardhësi i tij i bindur, Beleri nuk do ta lejojë më këtë, ai ka premtuar transparencë absolute për transaksionet e ardhshme të pasurive të paluajtshme dhe kërkon të rihetohen rastet e vjetra të dyshimta, sipas palës greke. Ndaj qeverisë i shkon për shtat që në mungesë të një kryebashkiaku të sapozgjedhur, paraardhësi i tij i rrëzuar të vazhdojë të drejtojë Himarën- sepse i përket Partisë Socialiste të Ramës.

Akuzat greke se çështja e Himarës ka lidhje me pronat e paluajtshme dhe shpronësimin e minoritetit grek nuk kanë gjasa të ngrihen në gjykatë. Megjithatë është bërë e qartë, jo vetëm pasi Rama nuk u ftua në Athinë, se kjo nuk është vetëm një grindje lokale. Në mes të gushtit, Mitsotakis dërgoi kreun e bashkisë së Athinës, nipin e tij Kostas Bakoyannis për të marrë pjesë në një tubim proteste për të drejtat e minoritetit grek në Himarë. Qeveria në Athinë kërcënon herë indirekt e herë më qartë se bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilat janë ende në fillim, do të bllokohen nëse Beleri nuk lirohet. Pas vetos të Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, kjo do të ishte bllokada e radhës kundër procesit të zgjerimit të BE-së në rajon.

Rama nuk është i impresionuar për momentin. Është e rëndësishme që të pritet seanca gjyqësore, në të cilën prokuroria publike do të paraqesë provat e saj, tha ai në një intervistë të fundit për gazetën greke Kathimerini. Ai vuri në dukje se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit, e cila ka paditur Belerin, është krijuar me kërkesë të BE-së dhe është nën mbikëqyrjen e rreptë të saj. Ai nuk mund të përfshihet vetë. Që nga fillimi i reformës në drejtësi në vendin e tij, ka pasur vetëm një ndërhyrje të qeverisë në proces- dhe kjo ishte nga qeveri greke, vuri në dukje Rama.

Marrë dhe përshtatur nga Frankfurter Allgemeine Zeitung

michael martens edi rama kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet