LIVE UPDATES
Politike

Gara për Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk

Në këto kushte pozicioni i Turqisë së mbështetur nga Greqia është vështirësuar shume dhe gjasat janë që ose Turqia duhet ti hapë rrugë kandidatit të Shqipërisë ose një kandidat i tretë, mund të përfitojë nga nëse ky ngërç zgjat deri në limitet kohore.

26 Shtator 2024, 12:07 Nga I.A
Gara për Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria
Igli Hasani

VIENË- Shqipëria ka realizuar fitoren e parë në garën për të qenë një shqiptar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm i OSBE-s. Burime nga OSBE ne Vienë i thanë gazetarit të Top Channel  Muhamed Veliu, se Shqipëria e mundi Turqinë në një votim të brendshëm të kryer të nesërmen e takimit mes Ramës dhe Erdoganit në New York. Pro paketës së Shqipërisë me në krye Igli Hasanin si Sekretar i Ri i Përgjithshëm i OSBE u shprehën 37 vende.

Të njëjtat burime tregojnë se  10 vende mes tyre Rusia, SHBA dhe Serbia (Holy See, Rusi, Bjellorusi, Spanjë, Mongoli, USA, Serbi, Hungari, Bosnje Hercegovinë, Azerbaxhan), nuk u shprehën për njërën apo tjetrën paketë, duke lënë të kuptohet se janë gati të shkojnë me kandidatin me paketën më të mbështetur që është ajo e Igli Hasanit.

Për paketën Turqi-Greqi u shprehën mbështetëse vetëm 8 vende (5 Azia qendrore, Portugali, Turqi, Greqi). Në këto kushte pozicioni i Turqisë së mbështetur nga Greqia është vështirësuar shume dhe gjasat janë që ose Turqia duhet ti hapë rrugë kandidatit të Shqipërisë ose një kandidat i tretë, mund të përfitojë nga nëse ky ngërç zgjat deri në limitet kohore.

Fakti më interesant për të gjithë observatorët e brendshëm të procesit në Vjenë është se, pavarësisht kërkesës së Turqisë për t’i hapur rrugë, Shqipëria ka vazhduar t’i kërkoje të njëjtën gjë Turqisë, duke qenë se ka siguruar më shumë mbështetje sesa Turqia.

Ky qëndrim mesa duket nuk ka ndryshuar as pas takimit kokë me kokë të Presidentin Erdogan me kryeministrin Rama. Nëse Rama do t’ia dalë në këtë lojë shahu me mikun e tij presidentin Erdogan, atëherë kjo pa-diskutim, do të jetë një tjetër arritje ndërkombëtare, që deri dje do të konsiderohej e paimagjinueshme për Shqipërinë.

Megjithatë, këtë herë jemi një lojë sa diplomatike e më së shumti, lobuese mes vendeve anëtare të OSBE- aspak të lehtë. Burime nga OSBE ne Vjenë i thanë Top Channel, se Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, pa shumë zhurmë,  prej shumë kohës është duke punuar për ambicien e drejtimit të OSBE-s.

Në kushtet kur marrëdhëniet turko-greke janë normalizuar, këto dy shtete vendosën të dalin me një kandidat të përbashkët për vendin vakant të sekretarit të përgjithshëm të OSBE-s. Turqia, Greqia, Serbia dhe Gjeorgjia propozuan ish ambasadorin  Feridun Sinirlioğlu si sekretar të përgjithshëm ndërsa për kreun e ODIHR greken  Maria Telalian. Nga ana tjetër Shqipëria me mbështetjen e Holandës propozuan ministrin e punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani për postin e numrit një të OSBE-s dhe Christophe Kamp për në krye të ODIHR./ Top Channel

igli hasani osbe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet