LIVE UPDATES
Politike

"Fshehën për 4 ditë vdekjen e tij"/ Blushi kërkon interpelancë urgjente: Përse Ardit Rapushi humbi jetën në institucion ku u shtrua për tu kurua?

Sipas Blushit ky është një rast tronditës, çnjerëzor dhe me dyshime serioze për shkelje të rënda ligjore në sistemin shëndetësor publik.

2 Mars 2026, 15:15 Nga E.d
"Fshehën për 4 ditë vdekjen e tij"/ Blushi kërkon
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi i ka drejtuar një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit. Përmes kësaj kërkese ai ka kërkuar një interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale lidhur me rastin e Ardit Rapushit. 

35-vjeçari Ardit Rapushi ka humbur jetën në ambientet e QSUT. Sipas Blushit ky është një rast tronditës, çnjerëzor dhe me dyshime serioze për shkelje të rënda ligjore në sistemin shëndetësor publik.

Blushi u shpreh se për katër ditë, trupi i pajetë i një qytetari është mbajtur i fshehur nga familja, pa njoftim, pa transparencë dhe pa asnjë shpjegim. Ndërsa familja e të ndjerit është informuar, pas katër ditësh që i biri kishte ndërruar jetë. 

Deputeti i PL-së, kërkon të dijë se përse Ardit Rapushi humbi jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pse familja ende nuk ka marrë kartelën klinike të plotë, siç e garanton ligji shqiptar dhe a është referuar ky rast pranë organeve të drejtësisë. 

Në fund, ai tha se i vetmi dokument i dorëzuar nga QSUT është një vërtetim formal, i papranueshëm, ku si diagnozë shkruhet vetëm: “sëmundje e rëndë”, pa asnjë specifikim.

KËRKESA:

I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit,

Në mbështetje të nenit 90, pikat 1 dhe 2 dhe nenit 91, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ju parashtroj kërkesënqë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Znj. Evis Sala, t’iu përgjigjet pyetjeve lidhur me një rast tronditës, çnjerëzor dhe me dyshime serioze për shkelje të rënda ligjore në sistemin shëndetësor publik.

Ish-oficeri i ndershëm i Policisë së Shtetit, Z. Ilirjan Rapushi, prej më shumë se një viti kërkon drejtësi për vdekjen e djalit të tij të ndjerë, Ardit Rapushi, 35 vjeç.

Në 19 shkurt të vitit të kaluar, i ndjeri Ardit Rapushi u shtrua për vizitë dhe trajtim mjekësor në Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

Sipas babait të tij, për katër ditë me radhë, familjarëve iu mohua e drejta elementare për ta vizituar, pa asnjë shpjegim ligjor apo mjekësor.

Katër ditë më pas, familja, sipas babait të tij, njoftohet se djali i tyre kishte humbur jetën në spital.

Pra, për katër ditë të tëra, trupi i pajetë i një qytetari është mbajtur i fshehur nga familja, pa njoftim, pa transparencë dhe pa asnjë shpjegim.

Edhe më tronditës është fakti se pas më shumë se një viti, familja Rapushi nuk ka marrë ende kartelën klinike të plotë, as dokumentacionin zyrtar që shpjegon shkaqet reale të vdekjes.

I vetmi dokument i dorëzuar nga QSUT është një vërtetim formal, i papranueshëm, ku si diagnozë shkruhet vetëm: “sëmundje e rëndë”, pa asnjë specifikim, pa përgjegjësi dhe pa dinjitet njerëzor.

Në këto kushte, i drejtoj Ministres së Shëndetësisë këto pyetje konkrete, për të cilat kërkoj përgjigje të menjëhershme dhe publike:

PYETJE

Përse Ardit Rapushi humbi jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, institucion ku u shtrua për t’u kuruar dhe jo për të vdekur?

Kush ka marrë vendimin kriminal për t’ia fshehur familjes për katër ditë faktin e vdekjes dhe trupin e pajetë të djalit të tyre?

Cili është personi ose zinxhiri i përgjegjësisë (mjekë, drejtues pavijoni, drejtues spitali, administratë) që ka shkelur ligjin dhe Betimin e Hipokratit në këtë rast?

Përse, pas më shumë se një viti, familja ende nuk ka marrë kartelën klinike të plotë, siç e garanton ligji shqiptar?

Si shpjegohet dhënia e një vërtetimi banal, pa diagnozë të qartë, për vdekjen e një 35-vjeçari, dhe kush e ka firmosur atë dokument?

A ka nisur Ministria e Shëndetësisë ndonjë hetim administrativ për këtë rast dhe, nëse po, cilat janë përfundimet konkrete?

A është referuar ky rast pranë organeve të drejtësisë dhe, nëse jo, përse është heshtur për më shumë se një vit?

Sa raste të ngjashme ekzistojnë në QSUT dhe në spitale të tjera publike, ku familjarëve u mohohet e vërteta për shkaqet e vdekjes së të afërmve të tyre?

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

DEPUTETI

Tedi Blushi./Dosja.al

qsut tedi blushi interpelancë

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!