LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Vila e Enverit u sulmua, pasi besonin se aty ishte Edi Rama! Njerëzit pranë tij kanë folur për një projekt kulle

Në një deklaratë për shtyp, ai shprehu keqardhje për dy turistët të cilët ndodheshin në vilë në momentin e sulmit.

2 Mars 2026, 11:13 Nga D.S
Berisha: Vila e Enverit u sulmua, pasi besonin se aty ishte Edi Rama!
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, fillimi i sulmeve ndaj vilës së Enver Hoxhës ka ardhur me besimin se aty banon Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp, ai shprehu keqardhje për dy turistët të cilët ndodheshin në vilë në momentin e sulmit. Sipas tij, Rama  banonte herë pas here tek vila e Mehmet Shehut.

"*Pyetje: Z. Berisha, largimin e titullarit të Policisë së Shtetit a e konsideroni si sukses të protestës të së shtunës?*

Sali Berisha: Ka një fakt që ai u largua i shënjuar nga ne si një armik i ligjit, si një bashkëpunëtor i bandave, e sigurt kjo. Por druaj se ai u largua për shkak se nuk ka mbrojtur vilën e Enver Hoxhës dhe kjo pastaj nuk them, thashë gjersa aty kishte njerëz dhe ishte qendër kulture, se policia kudo na doli me ato mburojat para dhe na pengonte, aty nuk kishte njeri, ata nuk panë njeri aty, ata kanë menduar se nuk ka njeri. Ky është gjithë problemi.
Dhe duket se tani që u bë... bile aty u tha edhe më keq, aty u tha se kanë futur njerëz të policisë kriminale t’u thonë protestuesve që banon Edi Rama aty.
Dhe fillimi i sulmeve ndaj asaj vile ka ardhur me besimin se aty banon Edi Rama.
Urrejtja për Edi Ramën është e pakufishme dhe nuk mundet ne që të pengojmë urrejtjen ndaj Edi Ramës. Kjo është e vërteta.
Por ai nuk ishte aty, ai banonte herë pas here tek vila e Mehmet Shehut.
U sqaruan gjërat.
Ka të tjerë që thonë se aty është projekt kulle.
Nuk e di. Po njerëz të afërt me Ramën kanë lëshuar idenë se është në projekt kulle.
Sidoqoftë atyre dy të huajve u kërkojmë ndjesë dhe shpreh keqardhje se nuk duhej kurrsesi dhe po të dihej se është qendër kulturore dhe se aty ka të huaj, kjo nuk mund të ndodhte.
Pikë.

*Pyetje: Z. Berisha, kush është më e rëndësishme, vila e Enverit apo Shtëpia me Gjethe që dikur kryheshin përgjimet e Sigurimit të Shtetit?*

Sali Berisha: Asgjë nuk krahasohet me mizorinë e Enver Hoxhës. Enver Hoxha ishte njeriu më mizor, i cili shumë më tepër vrau me uri kronike shqiptarët se sa me skuadra ekzekutimi.
Ju nuk i dini, nuk keni jetuar në atë kohë ju kur 70% shqiptarë jetonin me bukë, kripë dhe sherbet.
Ose lëng kripe ose lëng sheqeri dhe bukë misri.
Ai nuk ka të krahasuar me asnjë diktator tjetër në Europë dhe në botë.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha vila e enver hoxha edi rama

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht