LIVE UPDATES
Politike

Fredi Beleri intervistë nga burgu: Rama më sulmoi egërsisht kur pa se nga votuesit himariotë s'kishte pjesëmarrje në mitingun e PS

Fredi Beleri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës në 14 maj, beson se do të ulet një ditë në zyrën ku e votuan qytetarët e tij

10 Gusht 2023, 19:32 Nga m.s
Fredi Beleri intervistë nga burgu: Rama më sulmoi egërsisht kur
Fredi Beleri

Nuk dihet nëse e thotë për politikë, por Fredi Beleri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës në 14 maj, beson se do të ulet një ditë në zyrën ku e votuan qytetarët e tij. “Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet“, pohoi ai në një intervistë me shkrim për Lapsi.al, nga spitali i burgut në Tiranë.

Natyrisht, në kushtet e paraburgimit është e pamundur që një gazetar të takohej me të intervistuarin, prandaj redaksia jonë ia dërgoi pyetjet përmes avokatit Bledi Dumani (faksimilet poshtë).

Ato u hartuan pasi SPAK shpalli se e kishte shpënë dosjen e tij në gjykatë, i bindur për fajësinë e kryetarit të zgjedhur të Himarës, për blerje votash.

“Rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë së Posaçme.

Natyrisht i burgosuri i mohon këto fakte, flet për prova të manipuluara nga Prokuroria e Vlorës dhe e lidh arrestimin e tij me dështimin e mitingut të Partisë Socialiste në Himarë, kur Edi Rama shkoi aty para zgjedhjeve. Ai përgjigjet gjithashtu edhe për akuzat se ka përdorur zyrtarët grekë për të intimiduar votuesit emigrantë apo për natën kur i vunë prangat “në flagrancë”… 

Si e kujtoni momentin e arrestimit dhe a e prisnit atë?

Nuk e prisja të arrestohesha. Unë isha në fushatë me miqtë e mi dhe ndryshe sa thuhet në media, nuk ka pasur flagrancë në kuptimin e ligjit. Unë isha në një restorant duke darkuar dhe sa dola, bashkë me avokatin dhe një kushuririn tim, që ka biznes në Himarë, na ndaloi policia. Policët që më ndaluan nuk kishin dijeni për arsyen e ndalimit tim. 

Në mitingun e PS në Himarë, Rama iu sulmoi egërsisht. A parandjetë ç’do vinte pas kësaj?

Rama më sulmoi egërsisht nga Himara pasi u acarua kur pa se nga votuesit himariotë nuk kishte pjesëmarrje në mitingun e organizuar nga Partia Socialiste. Mitingu u shty një orë deri sa erdhën autobusa nga Selenica dhe Vlora për të mbushur sheshin. Kryeministri nuk mundi të pranonte që për vjedhjet e pronave, ndërtimet pa leje, abuzimin me tenderat dhe pronën publike, populli i Himares i kishte kthyer krahët. Kryeministri në atë miting tregoi disa nga komplekset e tij dhe tregoi gjithashtu që nuk e pranon demokracinë, mendimin ndryshe dhe as ka respekt për kundërshtarin. 

Në qarqet pranë qeverisë thuhej se ju përdornit influencën tuaj tek autoritetet greke për të intimiduar emigrantët shqiptarë se po të mos vinin të votonin do kishin probleme me dokumentacionin. Madje kryeministri në emisionin “Opinion” përmendi me emër persona që punonin për ju si Napolon Çakalli dhe Spiro Koka…

Eshtë e vërtetë që kam bërë fushatë në qytetet kryesore të Greqisë, ku ka himariotë rezidentë. Kam bërë një fushatë pozitive me program dhe pa sharë apo shantazhuar njeri. Greqia është një shtet demokratik dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të tillë ndaj askujt për asnjë arsye. Në Greqi ka bërë fushatë normale Partia Socialiste e Himarës, psh. z.Klosi , z.Damian Gjiknuri dhe funksionarë të Partisë Socialiste Himarë. Kanë bërë fushatë në situatë krejt normale.

Problem për ta ishte që në mitingun elektoral tonin u grumbulluan 1000 persona nga Himara, ndërsa në të tyrin kishin jo me shumë se 150 votues himariotë. Historia e presioneve për dokumenta greke janë shpifje të Ramës për të justifikuar veprimin e 12 Maj-it.

A ka pasur lidhje pritja që i bëtë kryeministrit Micotakis në Himarë me sulmet që erdhën më pas?

Nuk besoj se ka pasur lidhje, por siç e thashë Rama nuk e kapërdin dot që për Micotakis u grumbulluan aq shumë njerëz në Himarë ndërsa në mitingjet e tij vijnë vetëm patronazhistë, administratë dhe të grumbulluar me autobusa nga qytetet e tjera. 

Si e njihni Arsen Ramën, prej të cilit ndodheni në qeli, sepse ai iu denoncoi për blerje votash.

E kam njohur si një peshkatar në Himarë, njeri me halle, që kishte pësuar një fatkeqesi familjare. Unë personalisht i jam gjendur pranë, por fatkeqësisht ai është një vegël e manipuluar në duart e pushtetit. 

Nga aq sa ka pretenduar policia, ju keni inkurajuar blerjen e votave…  Ju e keni nxitur me telefona mikun tuaj Pandeli Kokaveshin t’a takonte peshkatarin Rama, njeriun që donte të shiste votat…

Nuk është absolutisht e vertetë. Nuk ka asnje provë për këtë dhe mesa di dhe kam marrë dijeni edhe me vonë, as për Pandeli Kokaveshin nuk ka provë se ka dhënë lekë.

Ju e mohoni ekzistencën e provave, por pas telefonatës suaj, Pandeli Kokaveshi u takua me Arsen Ramën dhe ky denoncoi 400 mijë lekët e mara për 13 vota. A nuk është kjo një provë e fortë kundër jush?

Jo, nuk ka asnjë provë se është dhënë kjo shumë prej 400 mijë lekësh, e pretenduar nga Arsen Rama. Arsen Rama ka dorëzuar në Prokurori një shumë prej 400 mijë lekësh të nesërmen e ditës që ai pretendon se ka ndodhur ngjarja dhe jo në moment. Mbi ato lekë nuk ka gjurmë gishtash as të miat as të z.Kokaveshi.

A fitohej dot Himara duke lujatur pastër? Pra kur dihet që partia në pushtet përdor të gjitha format, a mund të konkurohet ajo pa bërë të njëjtën gjë ?

Ne luajtëm pastër, fituam pastër dhe do të qeverisim pastër. Përballë nesh u rreshtuan gjatë zgjedhjeve, për fat të keq, segmente nga më të korruptuarat e shtetit duke nisur nga policia deri te administrata e Bashkisë Himarë dhe funksionarë publikë nga Tirana, punonjës të ASHK, Ministrisë së Turizmit etj. 

A mendoni se Athina ka bërë aq sa duhet apo ndiheni pak i tradhëtuar?

Jo nuk ndihem i tillë. Besoj se Athina ka kërkuar të zbatohen në rastin tim parimet themelore të të drejtës dhe parimet themelore të një shteti anëtar të NATO-s. Jam i bindur se Athina zyrtare do të bejë ç’është e mundur që kjo çështje të zbardhet dhe të gjykohet drejtë. Në çeshtjen time janë shkelur shumë parime bazë të së drejtës dhe ka në mënyrë te përsëritur shkelje të ligjit apo deformim të tij prej gjykatave. 

Po cilat janë sipas jush këto shkelje ? 

Mund t’iu them pa hyrë në detaje, të cilat do t’i takojnë ndoshta një procesi më të gjatë, se në dosjen time ka të paktën 2 dokumenta të falsifikuara prej Prokurorisë Vlorë, që kanë ndikuar shumë që unë të mbetem në paraburgim. Gjithë procesi penal që nga fillimi, që nga momenti i arrestimit, gjoja në flagrancë, e deri te vendimi për masën e sigurimit të z.Kalaja  janë të pabazuar në prova dhe fakte.

Psh. z. Kalaja ka zbardhur në vendim rrethana të pavërteta dhe ka pasqyruar në të fjalë, që unë as nuk i kam zënë në gojë. Për fat të mire këto seanca janë të rregjistruara audio dhe këto që pretendoj janë të provueshme. Në dosje më kanë depozituar një dëshmi penaliteti të fallsifikuar që gjykatat e morën për të mirëqenë. Ky është një skandal i drejtesisë shqiptare. Mua po më mbajnë në paraburgim me dokumenta të falsifikuara, vetëm e vetëm që të mos marr detyrën e Kryetarit të Bashkisë Himarë. 

A mendoni se Fredi Beleri do të betohet një ditë si kryebashkiak, apo sot kjo duket më e largët se para 14 majit?

Po. Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet. Në demokraci të gjitha pushtetet burojnë nga populli dhe janë në shërbim të tij. Nëse do të ndodhte ndryshe, do të vërtetohet se nuk jetojmë në një shtet të së drejteës dhe se drejtesia është e komanduar nga pushteti politik.

Marrë nga Lapsi.al

fredi beleri edi rama burgu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet