LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rënia e euros, dëmtohen masivisht familjet shqiptare, përfitojnë vetëm narkoqeveria dhe narkotrafikantët

Sipas Berishës, kartëmonedhat e "euro-ve" futen në Shqipëri me kontejner, kamionë, mikrobusë, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, për të blerë më çmime stratosferike.

9 Gusht 2023, 12:20 Nga k.m.
Berisha: Rënia e euros, dëmtohen masivisht familjet shqiptare,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha bëri sot një denoncim të fortë sa i takon zhvleftësimit të euros në vend. Në një dalje për mediat, Berisha tha se Tirana është lavatriçe e parave të pista. Ndërsa shtoi se nga zhvlerësimi i euros përfitojnë vetëm oligarkët dhe klanet e drogës. Sipas Berishës, kartëmonedhat e "euro-ve" futen në Shqipëri me kontejner, kamionë, mikrobusë, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, për të blerë më çmime stratosferike.

"Qeveria me të gjitha veprimet e saj financiare, ka favorizuar pikërisht këtë fenomen, me kreditë që shkon e merr në euro, me mbajtjen e investimeve. Pra është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, dëshmi më flagrante cilësore e narkoshtetit. Kjo që ne shohim sot, është shfaqja më e sigurtë e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që është narkoshteti shqiptar. Gjithçka është në funksion të këtyre klaneve kriminale. Nga dera e asaj ndërtese që është përtej rruge, dalin dhe hyjnë përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm në botë, të Sinaloas në Meksikë. Nga interceptimet që u publikuar, që nuk janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Edi Ramës drejtonte vrasje dhe trafiqe dhe drekonte e darkonte me kryeministrin sikur të ishte më shumë se çdo ministër i tij me të, tregon se cila është fuqia e jashtëzakonshme e klaneve të drogës në këtë vend,"-bëri me dije Berisha.  

DEKLARATA E PLOTË E BERISHËS:

Jemi sot këtu për një problem shumë tronditës, i cili shoqërohet me një goditje shumë të rëndë të prodhimit, për aq sa eksportet janë motori i fuqishëm i tij. Shoqërohet me një goditje shumë të rëndë të punësimit, për aq sa sektori i eksporteve është një sektor madhor punësimi në këtë vend, shoqërohet me një disbalancë, thellim të mëtejshëm të dispalancës tregtare dhe lëkundje në themel të ekonomisë shqiptare. Janë debate të shumta dhe normale, mbi këtë situatë të zhvlerësimit të pamëshirë të monedhës evropiane, dhe të forcimit jashtë të çdo lloj logjike të lekut shqiptar. Nuk ka diskutim se leku është një simbol kombëtar dhe si i tillë forcimi i tij duhet të jetë çështje krenarie, por në këtë rast është një çështje turpi kombëtar. Kjo sepse ata të cilët përfitojnë nga ky raport i krijuar lekë-euro dhe euro-lek janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikatët. Nga ky raport goditen në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajt me të ardhurat e tyre në sipërmarrje që eksportojnë. Nga ky raport goditet mbi 30% e popullatës shqiptare e cila jeton, përballon ditën me remitancat e rregullta që u dërgohen nga njerëzit e vet në emigracion dhe nja 40% të tjera që marrin herë pas here dhe i kanë pjesë të llogaritur të buxhetit. Nga ky raport ata që përfitojnë janë përbindëshit e trafiqeve të drogës, të cilët fusin në Shqipëri euro me kontejner, kamionë, mikrobuzë, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, i nxjerrin për të blerë më çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike jo që të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve të thjeshta shqiptare, por përkundrazi me një varfërim më të madh progresiv dhe ajo rritje të shkojë e tëra tek oligarkët dhe klanet e drogës. Situata është dramatike. Qeveria me të gjitha veprimet e saj financiare, ka favorizuar pikërisht këtë fenomen, me kreditë që shkon e merr në euro, me mbajtjen e investimeve. Pra është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, dëshmi më flagrante cilësore e narkoshtetit. Kjo që ne shohim sot, është shfaqja më e sigurtë e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që është narkoshteti shqiptar. Gjithçka është në funksion të këtyre klaneve kriminale. Nga dera e asaj ndërtese që është përtej rruge, dalin dhe hyjnë përfaqësuesit e kartelit më të rrezikshëm në botë, të Sinaloas në Meksikë. Nga interceptimet që u publikuar, që nuk janë as maja e ajsbergut, ku miku strategjik i Edi Ramës drejtonte vrasje dhe trafiqe dhe drekonte e darkonte me kryeministrin sikur të ishte më shumë se çdo ministër i tij me të, tregon se cila është fuqia e jashtëzakonshme e klaneve të drogës në këtë vend. Ata janë vendimmarrësit absolut. Shqipëria sot renditet e para në Europë, e para me distancë në treguesin e ndërtimit. 3 milionë metër katror ndërtohen vetëm në Tiranë, ndërkohë që nevoja vjetore e vendit është 1 mln metër katror. Nuk ka lavatriçe më gjigante të parave të krimit, se sa Tirana sot. Çmimet këtu janë të tretat më të shtrenjtat në Europë. I ndërton droga, i blen droga dhe i shet droga. Dhe në këto operacione, klanet përsëri i përdorin këto para, për të pushtuar territoret, pasi tani kanabisin e kanë të dytë, kanë të parë kokainën dhe opiumin. Banka e Shqipërisë, unë e kuptoj, nuk ka fuqi që ti rezistojë narkoeuros, kjo është narkoeuro. Ajo është një xhuxh para këtij gjiganti kriminal, ky i karteleve. Banka e Shqipërisë e bëri provën, i nxori 20 mln asgjë nuk ndryshoi. Ishte si kafeja e mëngjesit. Por Banka e Shqipërisë duhet të jetë zëri më i fuqishëm në denoncimin e tyre sepse këtu po ndodh një katastrofë e vërtetë. Këta janë bërë vendimarrës me kryeministrin. Njeriu më i lidhur publikisht me klanet e drogës që dihen me dokumente, mori tani Ministrinë e Brendshme dhe imagjinoni ju, a ishte e qëllimshme apo jo, por kjo ishte plotësisht e qëllimshme. Janë ato klane që e emëruar atë ministër. Ka disa faktorë që kanë ndërhyrë në këtë raport, por faktori përcaktues është faktori narkoeuro. Janë narkoeurot që kanë pushtuar, prandaj thotë ai, që kemi aq sa nuk e dimë. Ai e ka fjalën e kontenierëve me euro, e të garantoj se i kanë me kontejner, sepse një shtet e di sa para ka. Një shtet që ka libra dhe regjistra, i llogarit. Ka dhe të fjeturën që e ka të vështirë, por Shqipëria i ka me tonelata, me kontenier, dhe e di ai këtë, sepse i thonë ata, miqtë e tij.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet