LIVE UPDATES
Politike

FOTO+VIDEO/ Bushka në grup bisedë në aplikacion me “krerët” e Drejtësisë! “Kokëlopë” - Ja si Llagami e KLGJ-së denigronte prokurorin e SPAK

Dhe nisur nga kjo situatë, denoncuesi thekson se ka qenë në pritje të vënies në dispozicion edhe të SPAK-ut, dhe për këtë thotë se o të shkojë me dosjen e plotë për ta depozituar në prokurori. Lidhur me denoncimin e mbrëmjes së sotme, vlen të kujtojmë se takimet mes Bushkës, Metanit dhe Llagamit kanë qenë një ritual i kahershëm.

18 Mars 2025, 08:33 Nga M.B
FOTO+VIDEO/ Bushka në grup bisedë në aplikacion me
Foto ilustruese

TIRANA- Lidhjet e deputetes socialiste dhe kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, apo dhe kreun e ILD-së Artur Metani, janë zbuluar mes mesazheve në rrjetin 'Signal'. Por një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e lajmeve në “Ora News” lidhur me deklaratën e deputetes së Partisë Socialiste Klotilda Bushka, e cila paralajmëron hapa ligjorë për denoncimet publike që janë një përpjekje për të dëshmuar lidhjet e forta me njerëzit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend dhe hetimit të nisur nga Prokuroria e Posaçme në dosjen Veliaj–Xoxa, ku SPAK në dosjen prej 360 faqesh flet edhe për rolin e Bushkës në intimidim dhe kërcënime dëshmitarësh si dhe për përpjekje për helmim të hetimeve.

“Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta. Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend. E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra!”, thotë Klotilda Bushka në rrjetet sociale.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë denoncuesi që preferon të mbetet anonim bën me dije për “Ora News” se ka fakte dhe prova ato që janë publikuar në javët e fundit. Prej disa javësh në fakt pa patur denoncime për lidhje mes deputetes socialiste dhe ish-kryetares së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, së cilës në bisedat e mëhershme kuptohet se i ishte premtuar një vend në trupën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas përfundimit të mdantit në KLGJ, premtim ky që deri më tani ende nuk është realizuar.

 

Dhe nisur nga kjo situatë, denoncuesi thekson se ka qenë në pritje të vënies në dispozicion edhe të SPAK-ut, dhe për këtë thotë se o të shkojë me dosjen e plotë për ta depozituar në prokurori. Lidhur me denoncimin e mbrëmjes së sotme, vlen të kujtojmë se takimet mes Bushkës, Metanit dhe Llagamit kanë qenë një ritual i kahershëm.

“Ora News” sjell në vëmendje edhe një grup të përbashkët në aplikacionet telefonike ku identifikohet me numër telefoni kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, në komunikim me Artur Metanin e ILD-së, Naureda Llagamin dhe dy persona të tjerë (të një profili më të ulët) se si kërkonte takim në Janar 2024.

Në po të njëjtën datë ku edhe është fotografuar në atë takim të mbajtur në ambinetet e lokalit rivat tek zona e Shallvarave në Tiranë, që është në pronësi të një eksponenti të PS-së. Bëhet fjalë për takimin e famshëm, ku sipas burimeve është mbajtur për të folur për ndarje pushtetesh është pak. Në fakt, ligjërisht këtu ka vend për kallezim penal ndaj kryetares së Komisionit të Ligjeve dhe ish-Kryetares së KLGJ-së, pasi takime të tilla janë në konflikt të astër interesi.

Më poshtë foto të bisedës ku zonja Bushka përfaqësohet me numër telefoni që çdo votues i saj besojmë e njeh:

FOTO+VIDEO/ Bushka në grup bisedë në aplikacion me

FOTO+VIDEO/ Bushka në grup bisedë në aplikacion me

FOTO+VIDEO/ Bushka në grup bisedë në aplikacion me

Por skandali thellohet dhe më tej. Në tentativa për të kapur SPAK-un dhe GJKKO-në për dosje të Erion Veliajt, ish-Kryetarja e KLGJ-së, Llagami shfaqet duke thënë që “bie gjithë Bashkia”. Po ashtu, në një formulim që nuk i shkon për shtat asnjë femre, e aq më pak ish-kryetares së KLGJ-së dhe kandidates për Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami shfaqet duke cilësuar në mesazhe një prokuror të SPAK, z. Dritan Prençi si “kokëlopë”.

KLGJ nuk mund të kapte kokëlopat që refuzonin ndikimin e tyre. Dhe pas këtyre pyetja që mbetet është: KLGJ dhe Komisionin e Ligjeve a do e hetojë SPAK-u? Apo do pranojë nëpërkëmbjen e emrit të vet në këtë lloj forme qesharake e aspak ligjore?

Më poshtë komunikimi i Llagamit për SPAK-un me një anëtar të gjyqësorit, që nuk kishte akses mjaftueshëm:

BISEDA 8 dhjetor 2023

FOTO+VIDEO/ Bushka në grup bisedë në aplikacion me

Ka operacion tjetër.

Eda (Naureda Llagami): Po pra, kështu e di edhe unë.

-E pra!

Eda (Naureda Llagami): I bie gjithë bashkia.

- Si s’kemi asnjë andej mi... nga SPAK.

Eda (Naureda Llagami): Jo mi. Ku?

- Të na jepte info.

Eda (Naureda Llagami): Dritan Prençin të kesh?! Kokëlopë!

- Jena dobët, hahahaha.

Eda (Naureda Llagami): Aman.

klotilda bushk


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet