"Donin të shpërbënin Shqipërinë pa i bezdisur askush", Kalaja para bashkisë: Fitorja e Trump tregoi se duhet t&eum...
Politike
FOTOLAJM/ Shqipëria hap sot negociatat për grup-kapitujt e parë, delegacionet në tryezë, Varhelyi takon Ramën
Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
15 Tetor 2024, 09:10Nga M.B
Delegacioni
LUKSEMBURG- Në Qendrën Europiane të Konventave, në Luksemburg po mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku vendi ynë çel negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Në foton e mësipërme paraqitet një moment para nisjes së konferencës ku duket Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi që afrohet pranë tryezës së delegacionit shqiptar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Takimi ka nisur në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së. Pas takimit rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp nga Rama dhe Szijjarto.
Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”. Kështu mund të thuhet se grup-kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.