Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Kryepeshkopi do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë.
TIRANA- Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" i është dhënë lamtumira Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Kryepeshkopi do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë. Mesha për përshpirtjen e Kryepeshkopit u drejtua nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse.
Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm i Janullatos, drejtoi ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit kanë ardhur në Tiranë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse. Një delegacion erdhi nga Vatikani me në krye Sekretarin e Shtetit, Pietro Parolin. Në ceremoni morën pjesë, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopi i Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë.
Gjithashtu, në ceremoni kanë ardhur Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali, delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po ashtu ishte i pranishëm me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar.
Përfaqësues të opozitës greke po ashtu janë të pranishëm për ceremoninë e Kryepeshkopit. Kjo ceremoni ka bërë bashkë edhe dy drejtuesit e partive më të mëdha politike në vend, kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Dyshja e kundërshtarëve politikë janë ulur pranë ndërsa mes tyre është kryeministri grek Mitsotakis.
Taulant Balla TIRANË - Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka akuzuar opozitën se kjo e fundit ë...
Enkelejd Alibeaj TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën sot në parlament ku i bëri thirrje deputetëve të votojnë...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi iu përgjigj në seancën e sotme a...
TIRANË - Deputeti Lefter Gështenja, ka ngritur shqetësim gjatë seancës së sotme plenare se sipas tij pjesa më e madhe t&eum...
TIRANË - Deputeti demokrat Dashnor Sula, nga foltorja e kuvendit ka kërkuar që të miratohet projektligji për Sky ECC dhe Encrochat. S...
Çifti Rama TIRANA- Bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama "rrëmbeu" vëmendjen gjatë meshës që u ...
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar në seancën e sotme plenare në Kuvend ngritjen e një k...
Igli Hasani SHBA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me tragjedinë ajrore ...
Ina Zhupa TIRANË - Deputetja Demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit, se PS po fut projektligje në rendin e ditës sipas saj p&eum...
Sali Berisha TIRANË- Organizatat dhe aktivistët për të drejtat e njeriut i janë përgjigjur Kreut të Partisë Demokra...