5 Maj 2025, 11:53
Nga r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Xoxa është paraqitur me kërkesë të SPAK. Hera e fundit që ajo u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ishte më 2 maj në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje".

Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.
ajola xoxa ne spak
Politike
5 Maj 2025, 11:26
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim ditën e sotme për ditën e Dëshmorëve të Ko...
Politike
5 Maj 2025, 11:05
N.F
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një letre i ka kërkuar k...
Politike
5 Maj 2025, 11:05
r.ll
edi rama
TIRANË- Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë kanë reaguar me indinjatë ndaj disa deklaratave të kryemi...
Politike
5 Maj 2025, 10:55
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit po vijon pas disa problemeve që jan&eu...
Politike
5 Maj 2025, 10:45
r.ll
seanca ne kuvendin e kosoves
KOSOVË- Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje...
Politike
5 Maj 2025, 10:37
besar likmeta
Foto Ilustruese
TIRANË- Më 19 mars, një faqe me emrin “Team Edi Rama” u shfaq në Facebook, Instagram dhe TikTok. Faqja, e c...
Politike
5 Maj 2025, 10:36
r.ll
kuvendi
PRISHTINË- Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 11-të. Seanca e radh&eu...
Politike
5 Maj 2025, 10:10
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bëë thirrje të gjithë shqipt...
Politike
5 Maj 2025, 10:19
I.A
Ambasada amerikane
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e zëvendëspresidentit të SHBA, J.D. Vance....
Politike
5 Maj 2025, 10:17
r.ll
ajola xoxa
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt do të paraqitet ditën e sotme në...