Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend tha se vendi përballet nga dy kriza reale që ka të bëjë me krizën e emigracionit dhe krizën e besueshmërisë tek sistemi.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend tha se vendi përballet nga dy kriza reale që ka të bëjë me krizën e emigracionit dhe krizën e besueshmërisë tek sistemi. Tabaku foli për dështim të sistemit, duke thënë se të rinjtë po largohen masivisht. Ajo foli për një realitet të hidhur, atë të largimit të shqiptarëve.
Fjala e plotë
"Nuk ka të djathtë e të majtë që mos pranojë që sot Shqipëria përballet nga dy kriza reale që po ndikojnë sot dhe çfarë është më e rëndësishmja do të ndikojnë nesër. Së pari është kriza e emigracionit. Ku qeveria ka dështuar për të promovuar, prodhuar dhe ofruar politka, sidomos tek të rinjtë, për të ndaluar emigracionin. Së dyti është kriza e besueshmërisë tek sistemi. Tek institucionet. E dëgjova me shumë interes zonjën ministre dhe besoj që ne biem dakord që kur kemi parë ato skenat e të rinjve që protestonin me disa pankarta që ikja masive tregon dështimin e sistemit. Tregon dështimin tonë. Pasi ne, e kam fjalën për politikën, jemi sistemi.
Ky sistem ka dështuar sepse të rinjtë po largohen masivisht. Të dyja krizat lidhen me korrupsionin. Lidhen me sistemin që ndryshon fytyrën por jo përmbajtjen. Ndryshon formën por jo thelbin. Ky është problemi real që ka ekonomia. Që ka politika. Që ka sistemi. Pasi nuk po prodhohet më. Nuk po vjen më ajo shpresë që të mbajë të rinjtë për të punuar dhe kontribuar këtu.
Qeveria është në të drejtën e saj që të sjellë këtu ligjet e saj, qoftë dhe kozmetike. Ky është një ligj kozmetik që nuk ndryshon në thelb asgjë. Një ligj që merret me disa elementë dytësorë që nuk merret me sfidat reale të të rinjve. E dëgjova ministren që u shpreh se personat me aftësi të kufizuar do të vazhdojnë ta marrin këtë pagesë dhe me këto ndryshime. Ndërkohë që ne debatuam dy orë në Komisionin Ekonomisë dhe Financave që thosh pikërisht të kundërtën e kësaj që tha pak më parë Ministrja e Shëndetësisë. Tani kur vetë përfaqësuesit e qeverisë nuk janë të qartë se si do të zbatohet ligji. Kur nuk janë të qartë se si do ta zbatojnë si mund të jenë pjesa tjetër e qartë? INSTAT raporton se në fund të 2022 papunësia tek të rinjtë është 21% ndërsa në Europë mesatarja është 6.3%. megjithëse numri i emigrantëve është i lartë. Ndonëse numri i të rinjve që largohen mbetet i lartë sërishmi norma e papunësisë së vendit tek të rinjtë është më e larta. E fatkeqësisht më e lartë tek të rinjtë. Vetëm në periudhën 2020-2022 largimi i mjekve qe 22%. A e kemi luksin ne të humbasim kaq shumë mjekë dhe profesionistë të tjerë? A e ka luksin Shqipëria t’i largohet shtresa e mesme? A ka luksin vendi jonë të degradohet duke larguar rininë? Kisha menduar që kjo duhet të ishte një emergjencë kombëtare. Që qeveria duhet të vinte me propozime konkrete. Por jo propozime për ndryshime kozmetike për një bord që shpërndan disa fonde. Jo ndryshime kozmetike që nuk i hyjnë në punë askujt, nuk ndryshojnë asgjë. Diskutuam edhe në komision me ministren Ekonomi se cilat janë sfidat e reja? A ka qeveria një strategji se si do të përballet me sfidat e reja në teknologji, inovacion dhe agro biznes? A kemi ne një plan real për sfidat dhe tendencat e reja? Ne jemi tek pentium dy kur bota ka shkaur tek chatgpt. Flasim për fonde që duam të shpërndahen kur të rinjtë po largohen. Flasim për një situatë që nuk lidhet hiç me realitetin. Pasi sot shqiptarët po largohen. Në vend që ne të jemi kompetitivë me rajonin për investimet e huaja. Në vend që të jemi në garë kush tërheq më shumë vende të reja pune nga investimet e huaja. Në vend që të bëjmë paketa reale për sipërmarrjet të vijnë këtu. Në vend që të bëjmë oferta reale për bujqësinë dhe turizmin që kanë nga 20% të të ardhurave në PBB. Shqetësimi më i madh i këtij parlamenti është si të krijojmë një bord që ndan disa fonde. Largimi i të rinjve është një çështje që na kërkon të bëhemi bashkë. Pasi ai ndikon sot në ekonominë e vendit, ndikon nesër në PBB, tek shtresa e mesme dhe në fund ndikon tek ne. Ne do jemi përpara një realiteti që nuk do ketë kush të na kandidojë. Ato që kandiduan për bashkitë kësaj radhe kanë bërë fushatë në Londër. Kanë shkuar kanë bërë fushatë elektorale në shtete të tjera. Pasi qytetet janë zbrazur. Shumë mirë që keni ndërtuar qendrat e qyteteve. Po kujt i duhen ato qendra kur qyteti është i zbrazur?
Kështu që nëse duhet ta shohim këtë problem realisht, që e kthen punësimin e të rinjve dhe rininë në prioritet. Që nuk merret me kozmetikë. Që merret me thelbin përse largohet rinia. Disa nga kolegët nuke kanë me qejf përse përmend Europën. Por, më ka rënë për hise dhe do ta përdor. Në shumë vende të tjera, zoti Braçe, ka ndodhur në prag të anëtarësimit në BE dhe kanë lëvizur. Natyrisht, është normale që të kenë lëvizur se kanë dhjetë vite që presin që vendi të anëtarësohet dhe nuk po anëtarësohet. Ngaqë jemi në pellgun që vendi mbetet tek paradhoma e anëtarësimit. Nëse ka diçka që duhet bërë është përshpejtimi i këtij procesi. Ndërmarrja e reformave e ndihmon këtë proces. cila ka qenë reforma e fundit që kanë votuar deputetët në këtë parlament? Unë mbaj mend vetëm Reformën në Drejtësi që votuam në 2016. Edhe kjo, ka qenë e imponuar. Çfarë reforme ka sjellë në parlament qeveria që e ndryshon në thelb gjënë? Flasim për reforma të mëdha por nuk ka asnjë gjë veç ligjeve kozmetike. Asnjë reformë. Asgjë si mund ta ndryshojmë situatën qoftë për të rinjtë, për fermerët, për mjekët që po ikin dhe po e kthejnë në emergjencë situatën e sistemit shëndetësor. Asgjë nuk ndryshon në thelb. Asnjë gjë nuk ndryshon në bërthamë. Si duket, e nisën si qeveria e formës. Do ta mbyllin po si qeveria e formës.
Besoj që Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm tek të rinjtë. Sot, 1 në 3 të rinj janë pa shkollë dhe pa punë. 13% është mesatarja e vendeve të BE për këtë problem. Jemi dy herë më shumë. Mirë puna që nuk është më opsion për të rinjtë, por nuk është më as shkolla. Sa herë dëgjoj nga kolegët e mi pedagogë se sa e vështirë është që një i ri apo e re sot t’ia dali në shkollë. Sot, klasat edhe në universitete po zbrazen. Edhe kjo është pjesë e këmbanës së dytë. Ky ndryshim nuk vjen me retorikë. Nuk vjen me premtime “se po investojmë në arsim” por kjo vjen me arsim. Çdo vend që sot ka përparuar në fushën e teknologjisë së informacionit e ka siguruar këtë përparim nga investimi në arsim. Po dështuam ta bëjmë këtë. Të investojmë në këto fusha që janë prioritare. Po dështuam dhe këtu, ne mirë është të mbyllim dyert e institucioneve, dyert e bashkive dhe të presim që të na vijnë për të votuar. E dini që sot, nga Gjirokastra, Elbasani e sa e sa të tjera bashki, ka vende bosh në drejtori të rëndësishme si planifikimi buxhetor dhe drejtori të tjera pasi nuk ka njerëz të shkolluar që të punojë. Pasi të shkolluarit, shtresa e mesme po largohen. Këtë duhet të shohë qeceria. Çfarë mund të bëjë për të ndryshuar sistemin këtu? Çfarë mund të bëjë për të sjellë ndryshime reale? E të mos vijmë të diskutojmë retorikë boshe. Realiteti nuk është kjo që shohim në këtë sallë. Por ai i të rinjve që largohen se nuk shohin shpresën tek kjo sallë këtu".
Arben Ahmetaj TIRANË- Merr fund marrja në pyetje e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Pas më shumë se 6 orësh, Ahmetaj doli nga instituc...
Bledi Cuci TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se hapja e pikës së përbashkët të kalimi...
Ilir Meta TIRANE- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. ...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur për gjendjen e PD-së. Në një intervistë q&eum...
Bledjon Nallbati TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në PD-në e v...
Ferdinand Xhaferraj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla vijoi me akuza në seancën e somte ndaj kryedemokrat...
Sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar nga ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim duhet tu kërkojë...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se tokat bujqësore të cilat janë të ndara ...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka dalë hapur kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të P...