LIVE UPDATES
Politike

Fjalori +18 i Ramës në Kuvend, ç'e shqetësoi kryeministrin kaq shumë? Hera e dytë që del nga vetja, sot s'ja shkaktoi Berisha, por...

Kulmin e ofendimit dhe diskriminimit e arriti ndaj deputetit Dashnor Sula, të cilit i tha se as nuk e kupton se pse është ulur në atë karrige, duke e etiketuar si “gjel deti Peqini”.

9 Nëntor 2022, 17:17 Nga k.m.
Fjalori +18 i Ramës në Kuvend, ç'e shqetësoi
Edi Rama

TIRANË- E mërkurë, jo një ditë e zakonshme për të zhvilluar një seancë plenare në Kuvend, e tregoi se nuk ishte një ditë e mirë. Kundërshtimet e opozitës për ta futur me procedurë të përshpejtuar në parlament marrëveshjen për portin e Durrësit "tërboi" kryeministrin Edi Rama. Madje, edhe pse ka kohë që nuk duket në sallë, sot vajti dhe me shpatën e mprehur për opozitën. Por jo me fakte dhe as me akuza politike, por me ofendime që rrallë janë parë në sallën e Kuvendit që duhet të qeverisë vendin. Llaxore, miza, të pafytyrë, ishin disa fraza të shkëputura nga fjalori +18 i numrit një të qeverisë, brandit të Shqipërisë, siç e konsideronte edhe ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi. Kulmin e ofendimit dhe diskriminimit e arriti ndaj deputetit Dashnor Sula, të cilit i tha se as nuk e kupton se pse është ulur në atë karrige, duke e etiketuar si “gjel deti Peqini”.

Poshtë, Dosja.al ka listuar disa prej "perlave" që kryeministri Edi Rama nxorri nga goja në Foltorën e Kuvendit para kolegëve të tij, duke mos u kursyer për asnjë moment se çfarë po thoshte para kamerave.

PERLAT E RAMËS:


Për portin e Durrësit, shënjestron të gjithë opozitën (në veçanti Alibeaj): Ju jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë, ca njerëz që nuk keni as fe, as atdhe, as din. Çoheni këtu që në pikë të mëngjesit dhe akuzoni për pazare. Jeni ca pa atdhe, pa din dhe pa iman.

Dashnor Sulës: Edhe mos bërtit ti gjel deti i Peqinit. Mos bërtit ti sepse ju po të kishit fytyrë dhe din e iman e iman nuk i bënit Shqipërisë atë që i keni bërë. Ça i keni bërë ju Shqipërisë? Jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj.

Opozitës: Jeni ca bedelë të atyre që iu kanë tërhequr për hunde. Mirë që nuk keni ditur çfarë keni bërë, por nuk e dini as për çfarë flisni. Sulmoni si llaxore të marrë investitorët që mezi i sjellim. Pusho o gjel deti pusho se me atë fjalor nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit. "Disa prej jush janë të shitur dhe kanë marrë paratë, disa të tjerë janë të shitur se janë gjela deti. Një turp i madh për këtë vend e parlament jeni të gjithë ju. Ju do dilni siç hytë, kastravec, siç thotë poema e famshme që është këngë. Siç hyri dhe doli, kastravec. Kështu do dilni nga kjo histori.

Kapet me Alibeajn sërish: Nuk ka asgjë më të rëndë dhe të shpifur që të ngresh dhe të ulësh njerëzit kriminelë, hajdutë, pazarxhi, vjedhës, etj. Këto janë shumë më të rënda se jeni këlyshë të rrahur tek dera që kur keniu hyrë tek dera e SHQUP-it. Që bëni si llaxore, ky është është një fakt. Vetëm llaxoret. Jeni të pafe, të patdhe dhe pa din e iman. Për të gjitha këto keni lënë prova dhe i lini përditë.

OPOZITA merr të drejtën e fjalës pas 1 ore fjalim të Ramës. Enkelejd Alibeaj i kthen përgjigje, ndërhyn edhe Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi. Madje Salianjit i kujton edhe gjyqin për historinë e ashtuquajtur "Babale", çështje për të cilën demokrati rrezikon edhe burgun.

Alibeaj: Ky që po ikën, mirë do ishte të dëgjonte diçka. Ulu, ulu. Bedelë, budallenj, jeni turp, të shitur, dele, këlyshë, i pafe, pa atdhe. Vetëm një njeri me hall të madh vjen në parlament me këtë gjuhë. Do të donte të shkonim aty e të zinim foltoren. Unë i kërkova një gjë të thjeshtë, nxirr letrat, bëj transparencë. Ju nuk e patët guximin kryetare që ndërsa nxirrte fjalorin që ndynte këtë parlament, këto fjalë ju vënë në pozicionin që t’i tërhiqni vëmendjen se në kodin e Etikës është gjuhë joparlamentare që kërkon sanksionim. Më mbetet vetëm të nënqesh por duhet të shpreheni tani. Nuk keni për të dëgjuar nga ne asnjë fyerje apo etiketim.

Rama: Dëgjo këtu zotrote, nuk ka asgjë më të shpifur se të quash njerëzit hajdutë, kriminelë, pazarxhi, vjedhës. Këto janë shumë më të rënda se e vërteta që jeni këlyshë të rrahur që të vegjël kur keni hyrë te dera e SHQUP-it. Kjo ju shkon. Që bëni si llaxore, ky është fakt se vetëm llaxoret e pira që nuk gjejnë dot shtëpitë, cohen në pikë të sabahut e të ngrenë lagjen në këmbë se ndodh një krim i madh. Nuk dini të ndani as opinionet e ndryshme, as pozicionet e ndryshme. Jeni të gatshëm t’i bëni të gjithë ata që keni përballë hajdutë e kriminelë duke i çmendur të gjithë se po bëhet aferë e madhe në Durrës. Pazari i syve që nuk të shohin se i ke të mbyllura. Ti je vetëm një gojë që jeton duke bërë atë që ke bërë që kur ke hyrë në parlament, bishtin e ‘non gratës’. Koka jote s’ka shanse të shpëtojë nga ‘non grata’. Ky është fakt dhe s’ke pse kërkon që unë të kërkoj ndjesë se je kryebedel i bedelëve.

Edi Rama: Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke. Ti je një kryebedel. Të uroj suksese me procesin që ke atje. Mos më ndërprit. Jeni bedela, ti je kryebedel. Bedel pasionant, që kujton se je si si miza në të ndenjurat e kalit. Ti kujton se je si miza nën të ndenjurat e kalit tërheq karrocën, por qëndrojë nën të ndenjurat e kalit dhe bëjë rolin e shqiponjës. Rri aty. Ke ditë të vështirë, të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin se je dhe afër. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.

Ervin Salianji: Me kë je duke folur? Ça je duke folur? Bajge qe kutërbon këtu. Dhe bën pis gjithë Shqipërinë. Ju kam fituar çdo proces ju dhe kalbësirave tuaja. Ke guxim ti dhe me kërcënon me proces, pse e di ti që kam proces?!

Edi Rama: Ju jeni bedela, nuk keni atdhe. S’keni din dhe iman. S’keni flamur, asgjë. Sepse vetëm bartësit e mallkimit që nga 1912 mund të çohen sot këtu që në saba dhe t’i hyjnë për të mira dhe në gëzime me sharje e shpifje me akuza një kompanie që është një kompani më e madhe në botë. Vetëm ju mund ta bëni. Ju ndiqni një krijesë që mbart mallkimin.

Ervin Salianji: Nuk pjer* unë as për ty as për proceset e tua, kërcëno ndonjë të mbaruar…

Edi Rama: Ki kujdes se ke procesin sot, jeni bedela, mos i ngatërro jashtëqitjet këtu...

Ervin Salianji: Ta thashë dhe ta them stë pjerdh fare as ty as kërcënimet e tua, ki kujdes me gjuhën, ordiner, hajdut, bandit... Nuk të q* fare ty.

Gazment Bardhi: Nuk më plas k***

E kështu me radhë fjalori degradoi nga të dyja palët. Por i vetmi institucion në Kuvend që duhet të ndërhynte, nuk e bëri. Foli vetëm një herë dhe i vetmi shqetësim që kishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ishte fakti që opozita po fliste nga vendi, ndërsa fjalori i Ramës nuk e shqetësoi për asnjë moment. Dora që i drejtoi Bardhi, po.

"Mos flisni nga vendi ç'është kjo. Kujt ia drejton dorën? Hajt qëndro aty dhe respekto edhe rregulloren,"-ndërhyri Nikolla për herën e parë dhe të vetmen.

Por pse u mërzit kaq shumë Rama sot? Herën që fundit që ka folur me këtë gjuhë, ekzaktësisht me këtë gjuhë në Kuvend, ka pasur përballjen me kryedemokratin Sali Berisha. Kur ky i fundit e pyeti për punën e bashkëshortes së tij, Lindës.

"A ka aksione gruaja jotë në Abi Bank?,"-pyeti Berisha, fjali që bëri Ramën të zbulonte për herë të parë se numri një i PD ishte shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E më pas, përdori të njëjtin fjalor si sot, ekzaktësisht të njëjtat fjalë.

SHERRI ME BERISHËN NË KUVEND:


Rama: The që nuk del jashtë shtetit jashtë shtetit, por ti shkon në Bundestaag dhe nuk lë llap të keq pa thënë për shtetin. Unë të pyeta ti me dash' e kalon dot oqeanin apo jo? Është Luli që ka paguar para për një fotot me Trump. Po ta përsëris ti je njeri që je marrë me gratë dhe me mbesat. Ti je njeri që s'ke kanun dhe ke moral. S'ke din e moral. Por ti gruas time i ha ato që nuk thuhen.

Ekzaktësisht të njëjtat fjalë, por përse? Çfarë e shqetësoi kryeministrin Edi Rama aq shumë sot që shpërtheu në Kuvend? E gjitha për të mbrojtur Mohamed Alabbar dhe investimin e tij në portin e Durrësit?

edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet