LIVE UPDATES
Politike

Financimi rus i PD/ Berisha thirrje Bashës: Trego nga dolën 600 mijë euro! Demokratët duhet të bashkohen

Ai bëri thirrje që të gjithë demokratët të bashkohen, ndërsa Lulzim Bashës i kërkoi që të tregojë kush është e vërteta e financimit rus. Sipas Berishës kjo nuk duhet të përfshijë Partinë Demokratike pasi ai ishte vendim personqa i Lulzim Bashës.

19 Shtator 2022, 19:11 Nga e.k
Financimi rus i PD/ Berisha thirrje Bashës: Trego nga dolën 600
Sali Berisha

PUKË- Gjatë takimit me qytetarë të Pukës, kryetari i PD, Sali Berisha u ndal tek financimi rus i Partisë Demokratike. Sipas kryedemokratit, Rama mori peng për zverku Lulzim Bashën, pasi tha se kjo punë do të hetohet deri në fund.

Ai bëri thirrje që të gjithë demokratët të bashkohen, ndërsa Lulzim Bashës i kërkoi që të tregojë kush është e vërteta e financimit rus. Sipas Berishës kjo nuk duhet të përfshijë Partinë Demokratike pasi ai ishte vendim personqa i Lulzim Bashës.

"Rama më 3 mars 2018 shkruan se ky i ka futur duart në xhepat rusë dhe kjo punë do hetohet deri në fund. Si e hetoi, e mori peng për për zverku, në një akt të shëmtuar, anti demokratik dhe anti kombëtar. Tani ne të gjithë demokratët duhet të bashkohemi, por ata që patën mashtrimin më të vogël e kanë të qartë se kush e kishte në dorë Bashës. Sot duhet të bashkohemi. Ai e mohoi prapë, nëse e mohon trego një për një cila është e vërteta. Nga dolën 600 e ca mijë euro? Ato janë të përshkuara tamni. Nuk është Edi Rama për ti mbyllur. Akti i tij ka qenë 100% personal, nuk i ka dhënë asnjeriu në PD", tha Berisha

Berisha u shpreh se PD nuk do të vijë në pushtet me dhunëpor me një revolucion paqësor. Ai tha se në 8 vite qeverisjeje Rama ka arrestuar 22 mijë qytetarë sa i përket faturve të energjisë elektrike.

FJALA E PLOTË E KREUT TË PD

Rama më 3 mars 2018 shkruan se ky i ka futur duart në xhepat rusë dhe kjo punë do hetohet deri në fund. Si e hetoi, e mori peng për për zverku, në një akt të shëmtuar, anti demokratik dhe anti kombëtar. Tani ne të gjithë demokratët duhet të bashkohemi, por ata që patën mashtrimin më të vogël e kanë të qartë se kush e kishte në dorë Bashës. Sot duhet të bashkohemi. Ai e mohoi prapë, nëse e mohon trego një për një cila është e vërteta. Nga dolën 600 e ca mijë euro? Ato janë të përshkuara tamni. Nuk është Edi Rama për ti mbyllur. Akti i tij ka qenë 100% personal, nuk i ka dhënë asnjeriu në PD. Ne kemi një armik para, dhe ky armik është Edi Rama. Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por me kryengritje paqësore ne duhet ta heqim nga pushteti atë. Nëse ne e lejojmë  këtë armik që dhunon votat dhe lirinë, interesin kombëtar Shqipëria do zhbëhet, por ne këtë nuk do ta pranojmë kurrë. Ndaj duhet të bashkohemi. Ky vend nuk është për tu braktisur, por ky vend është i bekuar. Ju falënderoj për mendimet e çmuara që keni dhënë dhe analizat realiste. Jam shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Secili prej jush ka shtruar këtu vetëm të vërteta, ka paraqitur një realitet që rrjedh nga një kërcënim dhe rrezik madhor i Shqipërisë dhe Pukës. Kërcënim dhe rrezik që nuk ekzistonte 8 vite më parë. Unë nuk them se ishim pa probleme 8 vite më parë, plot kishim. Por përsëri nga viti 2007-2014 në këtë vend popullata u rrit nga vitit në vit. Kishte shpresë, dinamikë. Rritja e popullatës nga viti në vit dhe rikthimi. Mbi 180 mijë emigrantë u kthyen të investojnë, veçanërisht në zonat e jugut. Ishte një besim tek Shqipëria, ishte shpresë dhe dëshmonte për mundësitë dhe potencialet e saj. Nuk dua aspak, as të mburrem as lavdërohem me ato vite. Por i përmend këtu për të thënë se cilat janë mundësitë e Shqipërisë. Ne në 8 vite dyfishuam rrogat dhe pensionet, ndërtuam mbi 11 mijë kilometra rrugë në të gjithë Shqipërinë. Rindërtuam mbi 1 mijë e ca shkolla. Shtrimë internetin dhe ngritëm një infrastrukturë digjitale. Nuk e përfunduam. Unë jam i vetëdijshëm, që në Pukë mbetën rrugë të paasfaltuara, por që ishin të domosdoshme. Ne në 2005-2013 kemi investuar në fshatin shqiptar, 3.2 miliardë euro dhe ato pothuajse nuk duken. Po pse kjo, sepse fshati ishte në një gjendje të prapambetur. Vend të zhvilluar pa fshat të zhvilluar nuk ka. Një qeveri që punon për të krijuar mundësi qytetarëve të saj që të krijojnë të mira për vete dhe për vendin, duhet të krijojë disa kushte bazë, infrastrukturën.
Shqipëria ishte një vend shprese. Nga 2014 janë larguar mbi 744417 shqiptarë vetëm në BE. Pa llogaritur sa kanë shkuar në Kanada, SHBA, Norvegji, Zvicër, etj. Sepse janë ndjekur politika shpopullimi. Ju e thatë atë të energjisë. Një qeveri e votuar nga populli është e detyruar në kodin moral të një vendi të lirë të ju sigurojë qytetarëve, ujë, drita dhe kafshatën. Ti siguroj të gjitha këto, ishte e pamundur, por edhe të arrestosh 22 mijë vetë siç bëri Edi Rama për faturat e dritave, ju garantoj se nuk ka diktator mbi tokë që e ka bërë këtë. Jo.
Ua them unë statistikën. Enver Hoxha në vitin 1946 ka arrestuar për qëllime politike, 16 mijë shqiptarë në vit. Edi Rama 22 mijë për dritat. Në tërësi njerëz që nuk kishin mundësi ti paguanin.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet