LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit

Sipas Berishës pasuritë e vendit po u jepen klientëve të qeverisë. Berisha u shpreh se sot jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon pasi paratë e shqiptarëve sipas kryedemokratit vidhen.

19 Shtator 2022, 17:24 Nga F.M e.k
Berisha: Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të
Sali Berisha

PUKË-Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot në një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit se qeveria e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit. 

Sipas Berishës pasuritë e vendit po u jepen klientëve të qeverisë. Berisha u shpreh se sot jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon pasi paratë e shqiptarëve sipas kryedemokratit vidhen.

Sali Berisha: Ju falënderoj për çdo mbështetje që i keni dhënë Partisë Demokratike. Përulem me nderim të madh, para kontributit tuaj, në tërë historinë tonë, para shpirtit tuaj punëtor. Jam sot këtu për të diskutuar së bashku mbi problematikat e mëdha me të cilat përballet Puka dhe Shqipëria. Çdo shqiptare dhe shqiptar, ndjen një dhimbje, therje në shpirt kur shikon se si po braktiset ky vend, ndërkohë që nëse analizojmë pasuritë e jashtëzakonshme që ka, këtu mund të begatohet me shpejtësi shumë herë më tepër sesa banorët e këtij vendi. Shqiptarët sot i ka vënë përpara para së gjithash varfëria, krejtësisht e pamerituar. Varfëri që në ndonjë aspekt në rast të veçantë kap edhe tregimet e Migjenit. Varfëri e cila shkaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga vjedhja e madhe që i bëhet qytetarëve shqiptarë nga qeveria. Unë u them ju, vetëm dy fakte. Nga viti 2013 deri në vitin 2022 janë marrë borxh 500 miliardë lekë. Borxh të cilin e paguan çdo shqiptar, se qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë. Janë krijuar të ardhura 400 miliard, pra në total 900 miliardë lekë. Çfarë ka ndodhur me to? Ju garantoj se me 900 miliardë lekë, sot çdo shqiptar duhet të merrte të paktën 3 herë më shumë se në vitin 2013 dhe të tepronte shumë me investime. Ku jemi sot dhe pse varfëria i ka vënë përpara shqiptarët. I ka vënë përpara sepse rroga mesatare e qytetarit dhe pensionistit shqiptar janë të paktën 30 % më të ulëta se në vitin 2013. Në vitin 2013, rroga mesatare dhe pensioni ishin më të lartat në rajon dhe kjo ishte një arritje e madhe për ne. Kjo sepse nga njerëzit e 3-të më të varfër në botë që ishim në 1991, ja dolëm të lëmë pas shumë kombe, edhe kombe që kishin paga më të larta se ne.
Sot ku jemi ne? Jemi me rrogat më të ulëta në rajon. 20-30 % më të ulëta se në Kosovë. Nuk po krahasoj me vendet e tjera, sepse Mali i Zi i ka 40% më të larta pagat, Maqedonia 30%. Por pse ndodh kjo në një kohë kur ky shtet ka qarkulluar dhe mbledhur, borxh dhe prodhim 900 miliardë lekë. Kjo ndodh vetëm e vetëm se ato vidhen. Në ç’mënyrë do të thoni ju? Çdo punë publike këtu kushton 5 deri në 8, e ndonjëherë edhe 10 herë më shumë seç e ka koston. Punët publike, e dini ju që ka një manual për çmimet e çdo materiale, fuqisë punëtore, energjisë etj. Për të ndërtuar 1 km autostradë në fushë në Europë, prokurorohen maksimumi 3 milionë euro. Për 1 km rrugë në fushë si ajo Balldre-Lezhë u prokuroruan me 22 mln euro.
Për të ndërtuar një shkollë në Gjermani, Francë dhe kudo ka një kosto prej 620-680 mijë Euro. Në Shqipëri kjo kosto shkon edhe 5 mln euro. Pse? Sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin.

Po marrim rrasat e gurit që janë shtruar sheshet e qyteteve dhe qytezave, kanë kushtuar mbi 1 miliardë euro. Kam folur me specialistë të gurit dhe më kanë thënë se nuk mund të shkonin kurrë më shumë se 160-180 milionë euro. Prandaj ne nuk na rriten rrogat, çmimet rriten dhe ne ngelemi aty ku jemi. Kjo qeveri e përdor varfërinë si mjet për të nënshtruar njerëzit.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet