LIVE UPDATES
Politike

Federata e Opozitës takim me aleatët: Nesër njerëzit të vërshojnë në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u bëri thirrje qytetarëve nga tryeza e Federatës së Opozitës që të marrin pjesë në protestën kombëtare nesër pasdite në Tiranë.

25 Nëntor 2024, 11:24 Nga I.A
Federata e Opozitës takim me aleatët: Nesër njerëzit të
Takimi

TIRANË- Federata e Opozitës ka zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike për të diskutuar për protestën e nesërme në Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u bëri thirrje qytetarëve nga tryeza e Federatës së Opozitës që të marrin pjesë në protestën kombëtare nesër pasdite në Tiranë. Gjat6ë fjalës së tij Noka u shpreh sot se tani është koha që Edi Rama të largohet dhe radha e tyre që të vijnë në pushtet.

"Të nderuar aleatë, të nderuar zonja dhe zotërinj, zhvillojmë këtë takim me aleatët në kuadër të federatës opozitare 24 orë pasi emigrantët tanë në Londër e pritën siç meritonte Noc Rrokun që kemi ne për kryeministër. 24 orë pasi i treguan vendin se ai nuk mund të jetë më përfaqësuesi i shqiptarëve si njeriu që ka shpopulluar Shqipërinë, që ka varfëruar Shqipërinë, që e ka zhytur Shqipërinë në krim dhe korrupsion e drogë, nuk mund të përfaqësojë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, as shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Dje, Edi Rama me falangat e krimit që angazhoi në Londër kundër diasporës tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të qeverisë së tij kriminale. Tregoi edhe njëherë se mosbindja civile është rruga e vetme për t’i dhënë Shqipërisë paqe politike dhe sociale dhe një zgjidhje politike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhuna e djeshme, por edhe dhuna e kohëve të fundit janë tregues të një qeverie që po jep shpirt, pasi po përpiqet vetëm me dhumë dhe terror të mbajë pushtetin. Ndaj ne të gjithë jemi sot në një momentum krejt tjetër politik pas 5 nëntorit, për PD-në, për demokracinë, për opozitën, ky monumentum është një shenjë shumë pozitive për ne, që duhet shfrytëzuar.

Konspiracioni kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, i organizuar nga Soros dhe Edi Rama nuk mund të funksionojë më pas datës 5 nëntor. Pas datës 5 nëntor, falangat që ishin drejtuar për të likuiduar opozitën, përfundimisht u prenë me votën e qytetarëve amerikanë. Ky momentum është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, pasi përpos 5 nëntorit, në një kohë rekord, PD-së dhe opozitës i vijnë në mbështetje dy rezoluta historike, ajo e CDI dhe e PPE. Në të dy këto rezoluta theksohet se në Shqipëri kemi një narkoshtet. Në këto dy rezoluta theksohet se Shqipëria nuk është demokraci funksionale.

Në Shqipëri opozitës i mohohen të drejtat e saj kushtetuese dhe ligjore. Këto dy rezoluta dënojnë burgosjen e lidershipit të PD-së dhe opozitës në përgjithësi, duke vënë theksin tek keqpërdorimi i drejtësisë së re politike si një drejtësi që po përdoret për të eliminuar opozitën e këtij vendi. Ndaj miq jemi mbledhur në këtë moment për të analizuar këtë situatë. Jemi 24 orë nga akti tjetër i mosbindjes civile që e kemi deklaruar që do jetë nesër në ora 17:00 në Tiranë. Ne do diskutojmë edhe hapin e nesërm, por do diskutojmë edhe një strategji se si do ecë kjo opozitë për të detyruar këtë regjim për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë.

Ndërkombëtarët me dy rezoluta folën qartësisht. Tashmë është radha jonë, është radha e opozitës, është radha e shqiptarëve që të flasin. Nesër në ora 17:00 është radha e qytetarëve që Tirana të jetë nën pushtetin e tyre. Ne do të bisedojmë hapat e mëtejshëm të kësaj strategjie. Së bashku do u bëjmë thirrje në emër të opozitës të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë nesër të vërshojnë në ora 17:00 drejt Tiranës. Pushteti duhet të jetë i qytetarëve, jo i kusarëve. Është koha që kusarëve t’u japim leksionin e duhur. Është koha që shqiptarët të ngrihen. Tashmë është koha jonë,” tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet