LIVE UPDATES
Politike

Farsa elektorale/ Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë

Berisha u takua me drejtues të IDU-së dhe përfaqësues të partive të djathta nga e gjithë bota, duke siguruar mbështetje për përpjekjet e opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë.

15 Maj 2025, 18:56 Nga E. D
Farsa elektorale/ Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU
sali berisha

BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka shkuar për të denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit dhe për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Berisha u takua me drejtues të IDU-së dhe përfaqësues të partive të djathta nga e gjithë bota, duke siguruar mbështetje për përpjekjet e opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë.

Në një intervistë për Syri Tv, Berisha tha se PD ka dokumentuar në kohë reale parregullsitë dhe manipulimet dhe sapo të përfundojë procesi i ankesave, do dorëzojë raportin përfundimtar në kancelaritë kryesore perëndimore. Sipas Berishës, ndryshe nga viti 2001, këtë herë është përfshirë i gjithë shteti në blerje votash përmes shpërndarjes së parave publike, punësimeve dhe lidhjeve me krimin.

Berisha shtoi se PD po kërkon gjithashtu një dëgjesë në Kongresin Amerikan për të paraqitur provat e instalimit të narkoshtetit. Lidhur me parlamentin, opozita do të vazhdojë betejën për votën e lirë. Ndaj ndalimit të protestës së nesërme nga Policia e Shtetit, Berisha u shpreh se vendimi është antikushtetues dhe protesta do të mbahet.

Intervista e Plotë: 

Syri Tv: Z.Berisha, IDU më herët ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë, të propozuar nga PD, sot ju jeni pjesë në këtë samit. Si kanë qenë takimet dhe ku e keni fokusuar ju bisedën me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e IDU?

Berisha: Sot është forumi botëror i IDU-së që mbahet në Bruksel. Njëherë mbahet në Uashington, herën tjetër mbahet në Bruksel. Unë erdha këtu me urgjencë për të mgrojtur votën e shqiptarëve. Për të paraqitur para audiencës dhe personaliteteve të pranishme në këtë forum, farsën e turpshme zgjedhore të 11 majit.
Dhe, këtu ka një terren jashtëzakonisht të përshtatshëm, pasi që të gjitha këto që ndodhën në 11 maj janë të parashikuara në mënyrë të plotë në rezolutën e dhjetorit të forumit të Uashingtonit të IDU-së.
Në këto orë qendrimi pata rastin ta takoj dhe ta informoj për zhvillimet e fundit, presidentin e IDU-së, z.Stefan Harper dhe shumë personalitete të tjera nga Europa, por edhe nga vende tjera nga mbarë bota.
Pra, qëllimi kryesor është denoncimi online, flakë për flakë si të thuash, i farsës elektorale, të cilën për hir të së vërtetës e kam denoncuar, dhe e kanë denocuar me profesionalizëm të madh, edhe vëzhguesit e institucioneve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 11 majit.

Syri Tv: Me përfaqësuesit, drejtuesit e partive politike morët një lloj garancie, çfarë garancie i dhanë ata Sali Berishës sa i takon kësaj çështjeje?

Berisha: ata mbështesin plotësisht 100% përpjekjet që po bën PD dhe opozita shqiptare për rikthimin e votës së lirë qytetarëve shqiptarë, dhe dënojnë farsën elektorale të Edi Ramës. Ne u jemi pafundësit mirënjohës IDU-së, PPE-së dhe CDI-së, të cilat kanë folur në rezoluta të tyre në një gjuh të njëjtë ndaj narkoshtetit shqiptar dhe shndërrimit të procesit zgjedhor në një farsë elektorale nga Edi Rama, narkodiktatori që ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet.

Syri Tv: Ekipit të PD, edhe sa kohë i duhen për të dorëzuar këto prova tek përfaqësuesit e PPE-së, PE, KE, përfaqësuesit e IDU-së, për t’i dorëzuar provat e farsës elektorale, siç e quani ju, dhe atyre që ju keni denoncuar nga selia blu gjatë këtyre ditëve, pas 11 majit?

Berisha: Ne, çdo gjë e kemi gati në kohë reale, e kemi të pregatitur, por natyrisht, finalizohet me finalizimin e procesit zgjedhor dhe shqyrtimit të ankesave. Pas kësaj, ne raportin e kemi gati. Ne kemi punuar në mënyrën më serioze. Ne kemi parashikuar ëto zhvillime. Dhe pikërisht, në këtë trend, ne kemi dokumentuar shumësinë e pafundme të parregullsive, të dhunimeve, të manipulimeve, të këtyre zgjedhjeve.
Kështu që, fundi i procesit ka pothuaj në të njëjtën kohë, është dhe përfundimi i raportit të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha organizatat e mëdha, ku bëjnë pjesë të gjitha kancelaritë e mëdha të Europës dhe botës, në Uashington, në kancelarinë gjermane, britanike, në Francë. Kudo, do paraqesim dokumentacionin e farsës elektorale të Edi Ramës.

Syri Tv: Z.Berisha, jeni pyetur edhe më herët, ku është ndryshimi midis 2001 dhe 2025, dhe këto prova, duke parë edhe zhvillimin e teknologjisë tashmë, ju keni më shumë besim tek provat që keni mbledhur tani, apo tek ato duke bërë krahasimin me 2001?

Berisha: Kanë qenë të një karakteri të ndryshëm. Pse kanë qenë të një karakteri të ndryshëm?
Në 2001, qeveria angazhoi kryesisht policinë. Kurse, kësaj here, angazhimi ishte shteti i tërë. Kësaj here, Edi Rama publikisht bleu vota, shpërndau 70 milionë euro në fushatë elektorale për të blerë vota, duke i dhënë 100 euro 48% të votuesve shqiptarë që janë pensionistët sot. Bleu vota duke fal 200 milionë euro kamata dh gjoba të dhjetëvjeçarit. Bleu euro duke autorizuar mbjelljen e miliona-miliona rrënjve kanabis, në një kohë kur një rrënjë kanabis sjell të ardhura 1000 euro. Bleu vota, duke punësuar me dhjetëra mijëra qytetarë. Po këto ishin publike. Bota e krimit, si asnjë herë më parë, u angazhua me të gjitha qindra, miliona mos miliarda euro në blerje votash në urdhra dhe sjell në parlament rreth 28 kandidatë të financuar, të mbështetur, të garantuar prej organizatave kriminale.

Syri Tv: Ju keni mbajtur dy dëgjesa të rëndësishme, dy dëgjesa i keni mbajtur më herët. Mendoni se një dëgjesë në Kongresin Amerikan ka rëndësi të madhe, duke parë dhe këtë situatë? Çfarë po bëhet në këtë drejtim nga ana e PD, por edhe përfaqësuesve të saj, po edhe nga vet ju, për të mundësuar një zhvillim në Amerikë për sa i takon çështjes së zgjedhjeve?

Berisha: Ne vijmë për t’ja paraqitur gjithçka ligjvënësve, administrtatës së SHBA-ve të gjitha faktet flagrante që kemi, të cilat rrëzojnë këtë farsë elektorale dhe dëshmojnë në Shqipëri është i instaluar narkoshteti.
Ne, po përpiqemi dhe jam optimist. Natyrisht, agjenda e Kongresit Amerikan dhe e senateve është një agjendë shumë e ngjeshur. Por, unë kam shumë besim që do arrijmë që, në një mënyrë ose një tjetër të paraqesim kauzën tonë të drejtë.

Syri Tv: Z.Berisha, parlamenti i vjetër, po e quaj kështu, pasi parlamenti i ri ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit, do të rikthehet sërish në seancë plenare. Si do të shkojë opozita tashmë në parlamentin e Shqipërisë? do të vijojë edhe betejën e saj për votën e lirë, siç e keni quajtur ju në parlament? Ka një agjendë për sa i takon kësaj çështjeje?

Berisha: Opozita do të hartojë agjendën e saj, por Opozita do të vazhdojë betejën për votën e lirë në të gjitha format.

Syri Tv: Ka një vendim nga ana e Policisë së Shtetit që mos të lejohet protesta e njoftuar nga ana e Opozitës ditën e nesërme në ora 17:00, keni një përgjigje për Policinë e Shtetit dhe keni një skenar të dytë?

Berisha: Opozita nuk njeh asnjë vendim antikushtetues. Gjykata Kushtetuese e republikës së Shqipërisë i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes së tubimeve. Po, ne e deklarojmë publikisht se tubimi i opozitës nuk kërcënon dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e mysafirëve në Tiranë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet