Mijëra qytetarë në shesh/ Nis protesta masive para kryeministrisë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
FOTOLAJM/ Me flamuj amerikanë dhe pankarta, protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoft...
Nëpërmjet një postimi në Facebook nga llogaria e avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se, vendimet gjyqësore po ndryshojnë në mënyrë kontradiktore arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim.
TIRANË- Ish-ministri Ilir Beqaj ka kundërshtuar sërish masën e sigurisë "arrest me burg" për dosjen "Saspac".
Nëpërmjet një postimi në Facebook nga llogaria e avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se, vendimet gjyqësore po ndryshojnë në mënyrë kontradiktore arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim.
Ai pretendon se mungon koherenca dhe faktet konkrete, pasi rreziqet e përdorura si shkak ligjor për burgimin shfaqen e zhduken në mënyrë arbitrare nga trupat e ndryshme gjyqësore.
Sipas ish-ministrit, kjo praktikë dëshmon se masa e paraburgimit nuk po bazohet në standarde proporcionale, por po mbahet në fuqi përmes një 'karruseli arsyetimesh' që anashkalon mungesën e provave të reja për 24 muaj.
Deklarata e Ilir Beqaj:
"24 muaj karrusel arsyetimesh, por i njëjti përfundim: paraburgim
Ky status nuk është debat për emrin e një personi, por për standardin me të cilin mbahet dikush në paraburgim. Kur vendimet gjyqësore për të njëjtin person, në të njëjtin procedim penal, arrijnë gjithmonë në të njëjtin rezultat — “arrest me burg” — por ndryshojnë herë pas here arsyet që e justifikojnë atë, bëhet e pashmangshme pyetja:
A po arsyetohet paraburgimi mbi fakte konkrete, apo po gjenden arsye të reja për të mbajtur në këmbë të njëjtin përfundim? Kronologjia e mëposhtme dëshmon pikërisht këtë problematikë. Vendimi i GJKKO nr 65 date 3.7.2024 ka vleresuar se për personin nën hetim Ilir Beqaj ekzistojnë të tre rreziqet (rreziku i prishjes së provave, rreziku i largimit, rreziku i përsëritjes se vepres penale) për të përligjur masen e sigurise arrest me burg.
Vendimi i GJKKO nr 73 datë 6.7.2024 ka rikonfirmuar se për personin nën hetim Ilir Beqaj ekzistojnë të tre rreziqet për të përligjur masën e sigurisë arrest me burg.
Vendimi i GJKKO te Apelit nr 32 date 7.8.2024 ka vleresuar se për personin nën hetim Ilir Beqaj ekziston vetem rreziku i largimit duke arsyetuar pse nuk provohet se ekzistojnë dy rreziqet e tjera.
Vendimi i GJKKO 30.12.2024 ka arsyetuar se për nevoja te hetimit duhet të vijojë masa e sigurise arrest me burg.
Vendimi i Kolegjit Penal te GJL date 14.01.2025 ka gjetur të drejtë arsyetimin e GJKKO të apelit të dates 7.8.2024.
Në 1.04.2025 çështja penale ka kaluar në seancë paraprake.
Vendimi i GJK nr 7 date 28.01.2026 në menyre te pasaktë ka vleresuar se GJL ka arsyetuar se ekzistojnë të tre rreziqet e mases së sigurisë.
Vendimi i GJKKO nr 251 datë 7.04.2026 ka vleresuar se ekziston rreziku i largimit dhe rreziku i prishjes së provave. Nuk ka arsyetim të veçantë lidhur me rrezikun e përseritjes së veprës penale.
Vendimi i GJKKO te Apelit nr 157 datl 8.06.2026 (ankese ndaj vendimit te dates 7.04.2026) ka vlerësuar se ekziston rreziku i largimit dhe rreziku i përseritjes së veprës penale duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Ky vendim është marrë pas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të GJL të datës 9.4.2026 të bërë publik vetëm në mënyrë të përmbledhur në datë 4.05.2026.
Vendimi i GJKKO nr 362 datë 25.05.2026 ka vleresuar se ekziston rreziku i largimit dhe rreziku i prishjes së provave duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Ky vendim është marrë pas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të GJL të datës 9.4.2026 të bërë publik vetëm në mënyrë të përmbledhur në datë 4.05.2026.
Në prapesimet e veta, edhe në seancën në Apel datë 08.06.2026 SPAK arsyeton se vazhdojnë të ekzistojnë t” tre rreziqet duke u shprehur specifikisht se “rreziku i ndërhyrjes në prova është aktual, konkret dhe i lartë,”.
Dmth, edhe:
- pasi provat e para datojnë mars 2023 (40 muaj më parë);
- pasi procedimi penal ështe regjistruar ne 6.09.2023 (34 muaj më parë)
- pasi hetimet janë përfunduar në 17.02.2024 (28 muaj më parë);
- pasi kërkesa për dergim në gjyq është e datës 1.04.2025;
- pasi jemi prej 15 muash në seancë paraprake,
SPAK ende ndjen rrezik real dhe konkret për prishjen e provave.
Nga kronologjia që ju paraqita më lart del kjo skemë:
- korrik 2024: ekzistojnë të tre rreziqet;
- gusht 2024: ekziston vetëm rreziku i largimit;
- janar 2025: Gjykata e Lartë lë në fuqi këtë qasje të gusht 2024;
- prill–maj 2026: ekzistojnë rreziku i largimit dhe prishes së provave;
- qershor 2026: ekziston rreziku i largimit dhe përsëritjes së veprës.
Ky rotacion dëshmon se vetëm rreziku i largimit paraqitet si element relativisht konstant. Dy rreziqet e tjera shfaqen dhe zhduken në mënyrë alternative. Ky rotacion, objektivisht, krijon përshtypjen se rezultati — “arrest në burg” — është konstant, ndërsa arsyeja që e mban atë në këmbë ndryshon sipas vendimit, dmth sipas trupës gjyqesore. Sa më shumë zgjat paraburgimi, aq më e papranueshme bëhet një strukturë e tillë arsyetimi.
Sa me sipër deshmon për një inkoherence totale midis trupave të ndryshme gjyqesore për masën e sigurisë arrest me burg të të njejtit person në të njëjtin procedim penal.
Vendimi i Gjykatës së Lartë janar 2025 shprehimisht evidenton dhe pranon arsyetimin e Gjykatës se Posaçme te Apelit, e cila në 7.08.2026 kishte mbajtur në konsideratë vetëm rrezikun e largimit.
Prandaj, pas këtij konstatimi, rreziku i prishjes së provave dhe ai i përsëritjes së veprës nuk mund të trajtohen më si premisa të pandryshuara të vendimeve fillestare.
Për t’i rikthyer këto rreziqe si reale, çdo trupë gjyqësore e mëvonshme duhej të identifikonte:
1. faktin e ri të ndodhur pas datës 07.08.2024;
2. lidhjen e këtij fakti konkretisht me Ilir Beqajn;
3. rrezikun specifik që krijon ky fakt;
4. pamundësinë e neutralizimit të tij me një masë sugurie më të lehtë.
Sa më sipër nuk ka ndodhur. Sigurisht që gjykatat janë të pavarura. Por, pavarësia e gjykatës nuk e përjashton detyrimin për koherencë: kur rreziqet shfaqen, zhduken dhe zëvendësojnë njëri-tjetrin pa fakte të reja konkrete, krijohet përshtypja se arsyetimi po përshtatet për të mbajtur në fuqi paraburgimin, dhe jo se paraburgimi duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional.", ka deklaruar Beqaj./Dosja.al
Albin Kurti KOSOVË- Kur Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 korrik, zgjerimin e vendo...
Edi Rama TIRANË- Gazetari dhe korrespondenti i BBC-së për Ballkanin Perëndimor, Guy De Launey, ka zbuluar një pjes&eum...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas sulmit të ndodhur gjatë natës ndaj ambienteve t&...
Ministri Lamallari TIRANË- Një përplasje e ashpër në rrjetet sociale ka përfshirë Ministrin e Punëve të...
Edi RAMA TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në protestën e mbajtur në bulevard, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi miratimin e aktit normativ të buxhetit 2026, i cili përfshin një paketë t&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet për shitjen e tokës publike si të ndikuara nga dezinfor...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë lajmin mbi një fazë të re dhe ambicioze të zhvillimit për Forcat e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ZDF, ku ka folur për protestat, konfliktin...
Partia Demokratike Evropiane TIRANË- Partia Demokratike Evropiane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, ku prej 35...