Çfarë po ndodhë në Levan? Flakët dhe tymi i zi mbulojnë zonën, pritet mbështetje nga ajri për shuarjen e flakëve
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 ...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 ...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
FOTOLAJM/ Me flamuj amerikanë dhe pankarta, protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoft...
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha: SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë...
Debati nisi nga gazetarja Klodiana Lala, e cila i bëri thirrje ministrit Lamallari të ndalte propagandën, duke nënvizuar se e vërteta mbi pretendimet e Gentjan Sejranit duhet të sqarohet përmes një hetimi të pavarur, ndërsa theksoi se avokati ka të drejtë ligjore të përcjellë shqetësimet e klientit të tij.
TIRANË- Një përplasje e ashpër në rrjetet sociale ka përfshirë Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, me gazetarët Gjergj Erebara, Klodiana Lala si dhe avokatin Dorian Matlija lidhur me zhvillimet e fundit mbi protestën dhe me dhunën ndaj protestuesve nga Policia e Shtetit.
Debati nisi kur gazetarja Klodiana Lala, i bëri thirrje ministrit Lamallari të ndalte propagandën, duke nënvizuar se e vërteta mbi pretendimet e Gentjan Sejranit duhet të sqarohet përmes një hetimi të pavarur, ndërsa theksoi se avokati ka të drejtë ligjore të përcjellë shqetësimet e klientit të tij.
"Z.Lamallari! Nese Gentjan Sejrani ka thene apo jo te verteten kete e sqaron hetimi i pavarur dhe i pandikuar! Avokati ka te drejte te percjelle shqetesimet e klientit te tij. Kete ja garanton ligji!
Ndaj boll bete propagande!", shkruan Lala.
Në përgjigje, ministri Lamallari deklaroi se Policia e Shtetit nuk është 'tabelë qitjeje' dhe se ka të drejtë të reagojë ndaj atyre që i cilësoi si "qitës" që disinformojnë. Ai akuzoi gazetaren Lala për 'propagandë të përkushtuar' , duke shtuar se gjuha e saj është jashtë etikës së gazetarisë.
"...Prandaj rezervimi i të drejtës për të reaguar ndaj një “qitësi” potencial është jo vetëm legjitim, po edhe i rëndësishëm për t’u kujtuar kur “qitja” bëhet me breshëri në ajrin e kontaminuar nga dizinformimi konstant...", shkruan Lamallari.
Përplasja u shtua me ndërhyrjen e avokatit Dorian Matlija, i cili akuzoi ministrin për kërcënime dhe mbrojti të drejtën e avokatëve për të denoncuar publikisht pretendimet për dhunë."Avokatët nuk do të heshtin sepse ty o kastravec...kujto pak si i quajti shefi yt ata që tërhiqnin zvarrë dhe rrihnin njerëz në Zvërnec.", u shpreh Matlija.
Ministri Lamallari u kundërpërgjigj ndaj avokatit duke theksuar se sharjet nuk përbëjnë argument. Ai sqaroi se nuk ka folur kundër mbrojtjes së klientëve nga avokatët, por kundër 'nxitjes së mllefit dhe urrejtjes ndaj trafikimit të trillimeve'. Në përfundim të reagimit të tij, Lamallari ftoi gazetarët Lala e Erebara dhe protestuesit të konsultohen me deklaratën e Avokatit të Popullit për të 'marrë frymë dhe temë'.
"Zoti Matlija! Mua më kanë mësuar prindërit dhe unë i mësoj tim biri, që sharjet nuk janë argument. Janë dobësi! Po natyrisht është zgjedhja juaj të jeni i dobët dhe unë e respektoj.
Së dyti, unë nuk e njoh kërcënimin si praktikë, sepse edhe kërcënimi radhitet ndër dobësite e njeriut. Ndërkohë largqoftë që të më shkojë ndërmend që avokati nuk ka detyrim të mbrojë klientin apo të denoncojë pretendimet për dhunë ose shkelje të të drejtave. Por unë nuk kam folur fare për këto. Kam folur për nxitje të mllefit dhe urrejtes ndaj policisë përmes trillimeve, gjë që nuk e besoj se për ju është detyrë e avokatit.Së fundmi, uniforma e Policisë së Shtetit nuk është një leckë për t’u pështyrë nga çdokush që pretendon se mbron liritë e te drejtat e dikujt tjetër. Ndërkohë po bashkëngjis këtu deklarimin e freskët të Avokatit të Popullit, ku ju, zonja Lala, zoti Erebara dhe të gjithë protestuesit e tjerë do të gjeni një mundësi për të marrë frymë thellë dhe ndryshuar temë.", shkruan Lamallari./Dosja.al
Edi RAMA TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në protestën e mbajtur në bulevard, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi miratimin e aktit normativ të buxhetit 2026, i cili përfshin një paketë t&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet për shitjen e tokës publike si të ndikuara nga dezinfor...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë lajmin mbi një fazë të re dhe ambicioze të zhvillimit për Forcat e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ZDF, ku ka folur për protestat, konfliktin...
Partia Demokratike Evropiane TIRANË- Partia Demokratike Evropiane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, ku prej 35...
TIRANË- E përditshmja italiane “Il Foglio”, i ka kushtuar një analizë të plotë situatës në vendin tonë...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i PS, Erion Braçe ka publikuar pamjet e disa mbeturinave të papastruara në Selitë. N&eu...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka hedhur poshtë deklaratat e avokatit Gentian Serjani se policia ka...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të pavarësis së ...