Çfarë po ndodh në Fier? Flakët dhe tymi i zi mbulojnë zonën, pritet mbështetje nga ajri për shuarjen e flakëve
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
FOTOLAJM/ Me flamuj amerikanë dhe pankarta, protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoft...
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha: SHBA ka pasur një rol përcaktues në historinë e lirisë...
Lidhur me debatet për investimet në Zvërnec dhe Sazan, ai theksoi se çdo zhvillim në zonat e mbrojtura do të jetë në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian dhe nën monitorimin e Komisionit Europian.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet për shitjen e tokës publike si të ndikuara nga dezinformimi, duke sqaruar se bëhet fjalë për procese partneriteti.
Lidhur me debatet për investimet në Zvërnec dhe Sazan, ai theksoi se çdo zhvillim në zonat e mbrojtura do të jetë në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian dhe nën monitorimin e Komisionit Europian.
Rama e cilësoi debatin mbi Zvërnecin si një "vorbull" të krijuar për qëllime politike, duke pretenduar se kritikët po përdorin projekte si ky për të bërë luftë me Donald Trump-in, për shkak të përfshirjes së Jared Kushner-it në iniciativat e investimeve në rajon.
Pjesë nga fjala e Ramës:
"Një tjetër moment për t’u shënuar nga java ishte vizita në Bochum të Gjermanisë, me ftesë të organizatorëve të samitit ndërkombëtar të teknologjisë “Ruhr Summit”, ku isha i ftuar për të prezantuar transformimet që kemi bërë në Shqipëri me digjitalizimin dhe mënyrën se si e kemi modernizuar dhe po e modernizojmë qeverisjen përmes digjitalizimit dhe, së fundmi, edhe përmes futjes në përdorim të Inteligjencës Artificiale.
Një tjetër moment në atë vizitë ishte takimi me kryeministrin e landit, Hendrik Wüst, një ndër figurat më të spikatura të CDU-së gjermane dhe një mik i interesuar për zhvillimet në Shqipëri, për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, me të cilin folëm qoftë për këtë aspekt, pra për mbështetjen e Gjermanisë në mbylljen e kapitujve të negociatave, qoftë edhe për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë përmes marrëdhënieve me rajonet.
Por, pa dyshim, që “qershia mbi tortë” e kësaj vizite ishte ajo e papritura në intervistën me gazetaren e seksionit ndërkombëtar të Deutsche Welle-s, ku, për hir të së vërtetës, u surprizova nga mënyra se si gazetarja e kishte “gëlltitur” tërësisht çorbën e të pavërtetave lidhur me Zvërnecin dhe lidhur me marrëdhënien mes qeverisë dhe kompanisë që përfaqësohet nga Jared Kushner, duke mos e fshehur ajo se i përkiste kampit të gjerë të të gjithë atyre që e kthyen Shqipërinë në një arenë për të bërë “luftën” e tyre me Trump-in, qofshin në Amerikë, qofshin në Australi, qofshin edhe në Europë.
U përballa me pyetje të tipit: “Si mund të privatizohet, të shitet toka publike?”, gjë që as nuk ka ndodhur, as nuk ka arsye të ndodhë. Zvërneci është tokë private, Sazani është tokë publike, ku ende nuk kemi mbyllur marrëveshjen. Pikërisht sepse ne po negociojmë partneritetin dhe shteti, që do të jetë gjithnjë pronar i tokës, do të duhet, për t’u realizuar marrëveshja, të jetë ortak në sipërmarrje.
Pra, as nuk është kërkuar ndonjë shitje e tokës publike. Pastaj, gjithë pjesa që ka të bëjë me zonat e mbrojtura, me Kapitullin 27, me sa jemi ne të vetëdijshëm apo çfarë jemi ne në gjendje të sakrifikojmë deri edhe vetë Bashkimin Europian, për të bërë projektin, është një hata e madhe logjike. Ndërkohë që historia është fare e thjeshtë. Cilido që e ka shumë të qartë ose e ka pak të qartë faktin që unë jam këtu për të udhëhequr Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, faktin që ne kemi një mandat popullor shumë të fortë për të realizuar këtë mision historik, faktin që ky mision historik nuk është i krahasueshëm dhe i barazvlefshëm me asgjë, e ka shumë të qartë edhe faktin që nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa, të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e Bashkimit Europian.
Në rastin konkret, e gjitha është një vorbull, e cila përzihet e përzihet e përzihet për qëllime që tanimë janë qartësisht të tjera, ndërkohë që ne jemi të detyruar nga ato standarde të bëjmë vlerësimin e impaktit në mjedis, gjë që po e bëjmë; jemi të detyruar nga ato standarde që t’u përgjigjemi të gjitha kritereve të Bashkimit Europian. Pra, si të thuash, “siguresa” për të gjithë ata që janë të shqetësuar është aty; është pikërisht Komisioni Europian, i cili deri më tani është njohur në vijimësi me faktet dhe nuk ka asnjë sens alarmi, sepse është shumë e qartë që i gjithë procesi do të bëhet në harmoni me procesin e monitorimit nga Komisioni Europian.", u shpreh Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë lajmin mbi një fazë të re dhe ambicioze të zhvillimit për Forcat e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ZDF, ku ka folur për protestat, konfliktin...
Partia Demokratike Evropiane TIRANË- Partia Demokratike Evropiane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, ku prej 35...
TIRANË- E përditshmja italiane “Il Foglio”, i ka kushtuar një analizë të plotë situatës në vendin tonë...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i PS, Erion Braçe ka publikuar pamjet e disa mbeturinave të papastruara në Selitë. N&eu...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka hedhur poshtë deklaratat e avokatit Gentian Serjani se policia ka...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të pavarësis së ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kërkesa e protestuesve është edhe kërkesa krye...
Marjana Koçeku TIRANË- Prestigjozja britanike BBC i ka kushtuar një artikull zhvillimeve më të fundit me të cilat po pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot është dita e kombit shqiptar, pasi qindra mij&e...