LIVE UPDATES
Politike

Çështja e detit në Hagë, Rama për gazetën greke: Të kemi miratimin nga presidenti, pastaj fillojmë negociatat

Duke iu referuar aksidentit të trenit në Tempi, Rama foli për dhimbjen që ndjen populli shqiptar, ndërsa vuri në dukje edhe shpalljen e zisë kombëtare në vend në shenjë solidariteti me Greqinë. 

25 Mars 2023, 13:24 Nga A.B
Çështja e detit në Hagë, Rama për gazetën greke:
Edi Rama

GREQI- Vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama në Greqi, nuk kaloi pa jehonë. Ai ka dhënë një intervistë për gazetën greke 'Tanea', pas hapjes së ekspozitës së tij personale me vepra miks dhe skulptura. Rama foli për lidhjet e forta mes dy vendeve, artit, ndërsa pohon se nuk ka asnjë problem me pakicën etnike greke

Duke iu referuar aksidentit të trenit në Tempi, ai foli për dhimbjen që ndjen populli shqiptar, ndërsa vuri në dukje edhe shpalljen e zisë kombëtare në vend në shenjë solidariteti me Greqinë. 

Rama ishte i qartë kur tha se dy vendet janë “politikisht në një nivel shumë të mirë, çështjet mes nesh trajtohen me përkushtim nga të dyja palët, me një mirëkuptim të përbashkët që ne duhet të zgjidhim dallimet tona dhe se askush tjetër nuk e bën për ne”. 

Ai i referohet edhe vendimit greko-shqiptar për ankim të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për zgjidhjen e çështjes së zonave detare. I pyetur nëse ka mundësi që të ketë zhvillime dhe të dorëzohet bashkëpremtimi Athinë-Tiranë para zgjedhjeve të ardhshme në Greqi, Rama përgjigjet negativisht pasi siç thotë ai “ka një procedurë që duhet ndjekur”.

Rama thekson se Tirana po ndjek hapat e parashikuar, në bazë të procedurave që “të kemi miratimin nga presidenti dhe më pas të fillojmë negociatat”.

Për minoritetin grek

Duke iu përgjigjur çështjeve të pazgjidhura që kanë të bëjnë me minoritetin etnik grek në Shqipëri, si dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi, Rama shprehu vlerësimin e tij se “gjithçka po shkon shumë mirë”. 

Rama pranoi se “arti nuk ndikon në politikë”, duke shtuar: "Poezitë e shkëlqyera nuk ndalojnë kurrë një luftë. Arti është një jetë në një realitet tjetër, politika është një betejë në realitetin e jetës sonë. Ndërsa arti nuk mund të ndikojë në politikë, politika mund të ndikojë në art për mirë, keq ose më keq."

Përsa i përket frymëzimit, ai thotë se vizaton në tavolinën e tij “gjatë takimeve, bisedave telefonike apo momenteve kur jam vetëm, kur mendja ime është duke punuar në axhendën e ditës. Unë vizatoj edhe në takime. Disa nga kolegët e mi të huaj kanë vizatime të mia në muret e zyrave apo shtëpive të tyre, por bardh e zi, sepse nuk i marr ngjyrat me vete në samitet e NATO-s apo BE-së”.

I pyetur se si do të krijonte një vepër që pasqyron marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ai thekson se “arti im nuk pasqyron mendimet e mia për jetën dhe politikën, por një realitet abstrakt me ca kujtime të lira aty-këtu. Megjithatë, një vepër arti që pasqyron marrëdhënien Shqipëri-Greqi do të ishte një objektiv mjaft i vështirë në një konkurs arti”.

Lidhur me lidhjet Greqi-Shqipëri në ditët e sotme, Rama nënvizon se “ato po bëhen gjithnjë e më të mira pas një periudhe trazirash dhe unë besoj fort në potencialin e mahnitshëm të këtyre lidhjeve për të mirën e të dy kombeve”.

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet