LIVE UPDATES
Politike

Çështja Beleri/ Ministri grek mesazh Shqipërisë: Nuk mund të pranojmë në BE vende që nuk përmbushin parimet bazë

Në një dalje për mediat në Athinë, Gerapetritis duke folur për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është shprehur se Greqia nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe parimet bazë të BE-së.

13 Shtator 2023, 21:21 Nga I.A
Çështja Beleri/ Ministri grek mesazh Shqipërisë: Nuk mund
Georgos Gerapetritis

GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, ka komentuar çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, që ndodhet në burg prej 12 majit. Në një dalje për mediat në Athinë, Gerapetritis duke folur për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është shprehur se Greqia nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe parimet bazë të BE-së.

Këtu Gerapetritis i është referuar Shqipërisë duke thënë se  demokracia dhe shteti i së drejtës, janë thelbësore për një vend kandidat. I pyetur për Belerin, Gerapetritis tha se arrestimi dhe mbajtja në burg e tij, përbën një devijim nga e drejta evropiane, dhe shkelje të qartë të të drejtave politike të Belerit.

"Secili vend ka karakteristikat e veta të veçanta dhe ne duhet t’i respektojmë ato, por gjithashtu duhet të respektojmë termat dhe kushtet e vendosura nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nga Këshilli Evropian, dhe që kanë të bëjnë me respektimin e rregullave themelore të Bashkimit Evropian. Sidomos në mesin e tyre, në radhë të parë vlerësoj respektin për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Sot pata rastin të diskutoj me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut për çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti të vendit fqinj, për të konstatuar çështjet që dalin dhe për të përcjellë qëndrimin themelor të vendit tonë, që në parim ne kërkojmë dhe inkurajojmë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Megjithatë, respektimi i shtetit ligjor kërkon edhe një qëndrim praktik, i cili tregohet në jetën e përditshme dhe jo vetëm në institucione.

Rasti i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerti, mendoj se përbën një devijim nga e drejta evropiane. Është lajthitje, përderisa një kryetar i zgjedhur për Pushtetin Vendor, nuk ka mundur të marrë përsipër detyrat e tij, sepse nuk është lejuar, të betohet dhe të marrë përsipër detyrat e tij. Kjo, nga pikëpamja e vendit tonë dhe nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, përbën shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleris, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor. Prandaj, po, në parim ne mbështesim me gjithë zemër integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por duhet treguar respekt për parimet e Bashkimit Evropian, të cilat në një masë të madhe janë edhe parime universale dhe kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës," tha Gerapetritis.

georgos gerapetritis

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet