23 Shkurt 2026, 14:40
Nga D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Është zbardhur qëndrimi i pesë deputetëve të opozitës, gjithashtu anëtarë të Këshillit të Mandateve për çështjen e imunitetit të Ballukut. Në qëndrimin e tyre, anëtarët opozitarë kërkojnë që Kuvendi t’i hapet rrugë arrestimit të Ballukut.
Ndër të tjera, ata u shprehen që masa e sigurisë “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj Ballukut të zëvendësohet dhe ajo të arrestohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Qëndrimi përfundimtar i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Imunitetit:
Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit;
REKOMANDOJNË:
Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal./Dosja.al
belinda balluku spak kuvend
Politike
23 Shkurt 2026, 14:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Kjo ka krijuar tensione në Këshillin e Manda...
Politike
23 Shkurt 2026, 14:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Shqyrtimi i i kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukut, po vijon të mbahet në mbledhjen e...
Politike
23 Shkurt 2026, 14:17
D.S
Keshilli i mandateve
TIRANË- Prokurorët e SPAK u shprehën se Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Sipas prokurorëve...
Politike
23 Shkurt 2026, 13:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Anëtari i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja, u është drejtuar prokurorëve të SPAK me d...
Politike
23 Shkurt 2026, 13:29
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënon sulmin e ushtruar ndaj selisë së Partisë Demokratike pasd...
Politike
23 Shkurt 2026, 13:18
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita qëndron prapa çdo shqiptari që i cënohet...
Politike
23 Shkurt 2026, 13:03
Foto ilustruse
KORÇË- Pamjet e shfaqura në ekran tregojnë momentin kur dy helikopterë të Forcave të Armatosura, m...
Politike
23 Shkurt 2026, 13:02
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha ngriti akuza ndaj kryeminstrit duke deklaruar se Rama shpenzoi 30 mijë euro pë...
Politike
23 Shkurt 2026, 12:52
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, përsa i përket diversifikimit të protestës duhet...
Politike
23 Shkurt 2026, 12:48
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha deklaroi se, e shtuna është dita e kryengritjes paqësore.
Në nj&eum...