Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai paraqiti një kërkesë për shtyrje të gjyqit për shkak të një udhëtimi pune në Indonezi.
TIRANË- Është shtyrë sërish seanca që pritej të mbahej sot në Gjykatën e Apelit për atë që njihet si çështja "Babale". Shkak për shtyrjen e seancës ishte mungesa e deputetit Ervin Salianji në gjyq.
Ai paraqiti një kërkesë për shtyrje të gjyqit për shkak të një udhëtimi pune në Indonezi. Herën e kaluar, seanca u shty pasi avokati i gazetarit Jetmir Olldashi pretendoi se kishte probleme shëndetësore.
Çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.
Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.
Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.
leonard hide TIRANË- Kryetari i bashkisë së Libohovës, Leonard Hide është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë...
Meta dhe Pahor LUBJANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta është takuar me ish-presidentin slloven në Lubjanë, Borut Pah...
majlinda bufi TIRANË- Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ajo ë...
david cameron BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, pak para vizitës në Tiranë në një prononcim për media...
david cameron TIRANË- Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, në k...
Foto ilustruese TIRANË- Shumica e partive politike në vend nuk kanë adresa të sakta e për rrjedhojë, asnjëherë nuk ...
erion veliaj TIRANË- Është zbardhur kërkesa që prokurori i SPAK, Ols Dado i ka drejtuar të gjitha bankave të niveli...
foto nga seanca TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar së fundmi operacionin e SPAK në kuadër të së cilit u arrest...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij se mbrëmë në studiot ...