Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Politike
Erion Veliaj në gjyq ndaj Dados/ Robert Ndrenika puth në ballë kryebashkiakun: Ç’të mbeti, vij e bëj unë (VIDEO)
Gjatë takimit, Ndrenika ka puthur në ballë Veliajn dhe i ka thënë se është i gatshëm që t'i bëj ai pjesën tjetër të burgut që i ka ngelur kryebashkiakut.
8 Maj 2026, 14:06Nga I.A
Erion Veliaj dhe Robert Ndrenika
TIRANË- Aktori Robert Ndrenika, i cili ka shkuar sot në gjyqin e kryebashkiakut Erion Veliajt ndaj Olsi Dados, është takuar me kryetarin e arrestuar të Tiranës. Gjatë takimit, Ndrenika ka puthur në ballë Veliajn dhe i ka thënë se është i gatshëm që t'i bëj ai pjesën tjetër të burgut që i ka ngelur kryebashkiakut.
Ndrenika: Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë.
Veliaj: Jooo
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, pa shkollën përkatëse të Magjistraturës./Dosja.al