Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Politike
Gjyqi në Administrative kundër Olsi Dados/ Ja kush janë në mbrojtje të Veliajt, Gaz Paja i Këshillit Bashkiak dhe Robert Ndrenika që shiti Teatrin Kombëtar
Ajo që bën përshtypje ditën e sotme është se në mbështetje të tij kanë shkuar edhe dy aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja.
8 Maj 2026, 13:50Nga I.A
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën Administrative për padinë që ka bërë ndaj emërimit të Olsi Dados si prokuror. Ajo që bën përshtypje ditën e sotme është se në mbështetje të tij kanë shkuar edhe dy aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja.
Gaz Paja është aktori i humorit në Shqipëri i njohur në kabare show si 'Portokalli'. Ndërkohë që së fundmi i ka hyrë dhe politikës, duke mbështetur hapur Partinë Socialiste, e cila mbështetjen e tij e 'vlerësoi' duke i dhënë postin e Këshilltarit Bashkiak në Bashkinë Tiranë.
Gaz Paja
Ndërkohë që një tjetër i pranishëm ishte dhe aktori i madh i filmave shqiptarë Robert Ndrenika. Ndrenika është aktori që shiti Teatrin Kombëtar, pas takimit me Veliajn në vitin 2018 dhe bëri thirrje që të prishej, në mënyrë që të ndërtohet një teatër i ri.
Veliaj dhe Robert Ndrenika
Po ashtu i pranishëm në gjyq ishte dhe këngëtari Ardit Çuni, i cili ka përfituar koncerte me pagesë të organizuara nga Bashkia Tiranë si dhe moderatorja Xhilda Luzi.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit, pa shkollën përkatëse të Magjistraturës./Dosja.al