LIVE UPDATES
Politike

Enver Hoxha, Edi Rama, Kadare, Ndrenika e islami në librin e Ben Blushit: Miqtë në Kavajë më nxisin të bëhem mysliman. Politika? Nuk dua të flas në panair …

41 personazhet e tij vijnë përmes sekreteve të tyre.

17 Nëntor 2022, 11:23 Nga k.m.
Enver Hoxha, Edi Rama, Kadare, Ndrenika e islami në librin e Ben Blushit:
Ben Blushi

Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit në panair me librin “41 sekrete” në stendën e botimeve “Pegi”. Në një intervistë me gazetaren e “News24”, Fatmira Nikolli, ai zbulon sekretet e Ismail Kadaresë, Robert Ndrenikës, Edmond Tupjes dhe disa histori me Andi Bushatin, Enver Hoxhën apo Edi Ramën. Lufta në Ukrainë, largimi i Shqipërisë me Kosovën dhe politika në një kohë që demokracitë dobësohen, janë po ashtu pjesë e bisedës po ashtu, çështja e islamit në Shqipëri.

41 personazhet e tij vijnë përmes sekreteve të tyre.

“Libri ka histori të 100 viteve më parë dhe ka edhe aktualitet. Në një farë mënyre janë 41 kapituj. Janë njerëz të ndryshëm. Nuk besoj se do më pyesësh si i perzgjodha. Ka që më duan e që s’me duan. Rëndësi ka që flasin për mua”, tha Blushi.

“Aktori Robert Ndrenika, nuk është vetëm mik i babai tim (Kiço Blushi), ai është aktor i njohur. Atë ditë më kishte thirrur për të më treguar një histori me tim atë. Atë ditë kisha një kasketë dhe ia dhashë për t’i bërë një foto”, tregon ai, ndërsa në libër Ndrenika zbulon një skenë filmi me një kaskete që dukej si kasketa e Enver Hoxhës gjë që u bë problem për Kiço Blushin e Robert Ndrenikën.

Fantazma e Enver Hoxhës rivjen sërish përmes një historie me Andi Bushatin.

“Historia me Andi Bushatin është një lojë fëmijësh që bëhet një komplot meqë ai merr numrat e Byrosë Politike. Një komplot fëmijësh me sekret të lartë shtetëror,”-tregon Blushi.

Për Kadarenë Blushi thotë se e ka sjellë si një njeri normal, me biseda të thjeshta sepse jemi mësuar të dëgjojmë vetëm anën intelektuale. Me Edmond Tupjen ai bën një bisedë për origjinën hebre dhe lagjen e përbashkët në Elbasan si edhe një shtëpi të famshme në Tiranë.

Çështja e islamit te shqiptarët rivjen në librin e Blushit.

“Është një çështje që sa herë e prek vjen me kosto publike- është çështje e komplikuar me pasoja publike. Unë sjell një bisedë me dy myslimanë në Kavajë, janë dy miq krejt të ndryshëm që më nxisin të bëhem mysliman. Është një bisedë sa filozofike aq edhe komike. Raporti im me fenë s’është i qartë, dua të kuptoj, bisedoj me ta, por jam ateist”, thotë Blushi.

Ai ndalet te raporti Shqipëri-Kosovë, për të cilin ka një parashikim i hershëm.

“Te eseja ‘Hëna e Shqipërisë ‘, unë them se Kosova e Shqipëria po largohen. Sot është e qartë që ka ka një kompleks këtu” në vëren ai”.

I pyetur për luftën në Ukrainë dhe nëse mesazhet me kryeministrin Rama për të shkuar në Ukrainë te Zelenskyy, nënkuptojnë një rikthim në politikë, Ben Blushi thotë se nuk do të flasë për politikë.

“Dua të flas për librat jo për politikë në panair”,-shton jo pa shënuar se demokracitë janë dobësuar shumë kudo./BW

ben blushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet