Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Garo tha se 12 vite pas liberalizimit nga qeveria Berisha dhe PD, kryeministri Edi Rama po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët.
TIRANË- Partia Demolkratike ka reaguar ashpër pas deklarattave të Çekisë e cila ka propozuar rikthimin e vizave për qytetarët shqiptar. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD, Floriana Garo bëri edhe njëherë thirrje për protesta. Garo tha se 12 vite pas liberalizimit nga qeveria Berisha dhe PD, kryeministri Edi Rama po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët.
"Partia Demokratike, si forca që liberalizoi vizat i kërkon BE të ushtrojë presion mbi qeverinë Rama që të bëhet menjëherë përputhja e kritereve për viza me Shqipërinë. Lëvizja e lirë është e një rëndësie të jashtëzakonshme, dhe është arritur pas një bllokimi thuajse 70 vjeçar të shqiptarëve. Shqiptarëve u theksojmë se kjo është një tjetër arsye që të ngrihen në protesta. Një qeveri që e kthen mbrapsht orën e Shqipërisë është një rrezik kombëtar.", tha Garo.
Deklaratë e Partisë Demokratike, zëdhënësja e PD, Floriana Garo
Çekia, vendi që mban Presidencën e BE deri në fund të vitit, ka kërkuar që Shqipërisë bashkë me Serbinë, t’u kthehet regjimi i vizave. Domethënë që qytetarët shqiptarë të kërkojnë vizë për të lëvizur në Bashkimin Europan, siç bënin para vitit 2010, kur qeveria Berisha e Partisë Demokratike liberalizoi vizat.
Kërkesa ka ardhur pas vonesave dhe mospajtimit absurd të qeverisë Rama për të mos njësuar kriteret e vizave për shtetasit e vendeve të treta me BE, çka u mundëson nacionaliteteve të ndryshme të përdorin Shqipërinë si portë hyrëse në vendet e Bashkimit Europian. Partia Demokratike e dënon me ashpërsi këtë praktikë, që ka të bëjë fund e krye me trafiqe mafioze njerëzore të organizuara dhe pista të korrupsionit.
Vendimi e fut Shqipërinë në hartën e vendeve problematike dhe i ekspozon qytetarët shqiptarë ndaj qëndrimeve jodashamirëse në aeroportet e Europës.Politika e portave të shqyera, jo vetëm ushtron trysni mbi sistemin e emigracionit të Bashkimit Europian, por është një risk për sigurinë, si për Shqipërinë ashtu dhe për vendet e BE.
Partia Demokratike, si forca që liberalizoi vizat i kërkon BE të ushtrojë presion mbi qeverinë Rama që të bëhet menjëherë përputhja e kritereve për viza me Shqipërinë. Lëvizja e lirë është e një rëndësie të jashtëzakonshme, dhe është arritur pas një bllokimi thuajse 70 vjeçar të shqiptarëve. Shqiptarëve u theksojmë se kjo është një tjetër arsye që të ngrihen në protesta. Një qeveri që e kthen mbrapsht orën e Shqipërisë është një rrezik kombëtar.
Një ditë më parë gazeta çeke "EuObserver" shkruante se presidenca çeke ka propozuar ndalimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor për shkak të migrimit të parregullt. Në shkrim thuhet se ky është mjeti i fundit për Shqipërinë dhe Serbinë në mënyrë që të reduktohet numri i emigrantëve që vijnë në BE.
Edi Rama PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po diskuton për vendosjen e një tatimi të jashtëzakonshëm p&eu...
Edi Rama TIRANË- Për 2 orë rresht, kryeministri Edi Rama mbajti “leksion” para pedagogëve dhe rektorëve të Unive...
Edi Rama PËRMET- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe një herë fashën e energjisë elektrike. Nga Përmeti, Rama tha se fas...
Edi Paloka TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësuar të vlefshëm takimin ...
Momenti kur largohet Bardhi TIRANË- Pas 1 ore ka përfunduar takimi i sotëm mes deputetëve Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, në...
Fatmir Mediu Të dhënat e Departamentit të Drejtësisë në SHBA tregojnë se udhëheqësi i Partisë Republika...
Edi Rama dhe pamje nga takimi TIRANE- Kryeministri Edi Rama replikoi me Besnik Aliajn, rektorin e Universitetit Polis në lidhje me financimet për...
Ilir Beqaj TIRANË- Kreu i Donacioneve të huaja, Ilir Beqaj deklaroi ditën e sotme se Universitetet kanë përfituar nga marrëve...
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama ftoi sot të gjitha universitetet ti bashkohen nismës së Ministrisë së Ar...
Rektori TIRANË- Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me rektorët e universiteteve, një prej tyre shprehu pakënaqësi p...