LIVE UPDATES
Politike

"E vetmja strukturë që shqiptarëve u ka dhënë shpresë!" Përplasja me agjentët e BKH-së/ Kapllanaj: Nuk u identifikuan, njëri prej tyre shau dhe kërcënoi! Nxorri dhe armën

Kapllanaj thotë se një mjet civil me tre persona janë shfaqur në parkimin e kompanisë së tij, dy prej të cilëve kanë ngritur një dron.

16 Prill 2025, 12:25 Nga M.B
"E vetmja strukturë që shqiptarëve u ka dhënë
Agron Kapllanaj

FIER- Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka dhënë ditën e sotme versionin e tij të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e shkuar kur pati një përplasje në qytetin e Fierit mes njerëzve të Kapllanajt dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këta të fundit shoqërohenin edhe nga Forcat Operacionale. Sipas inormacioneve, 3 persona janë arrestuar për akuzën “goditje për shkak të detyrës”. 

Në një intervistë për Report TV, Kapllanaj thotë se një mjet civil me tre persona janë shfaqur në parkimin e kompanisë së tij, dy prej të cilëve kanë ngritur një dron. Ai thotë se përfaqësuesit e kompanisë kanë dalë për të kërkuar sqarime, por ata janë shprehur se duan të filmojnë një tokë aty pranë, dhe se sipas tij, nuk janë identifikuar si agjentë dhe efektivë. Pasi janë larguar herën e parë, Kapllanaj theksoi se ka shkuar të bëjë kallëzim në polici.

Sa i përket reagimit të BKH-së, e cila tha se hetuesit janë sulmuar pa asnjë motiv, Kapllanaj pretendon se ata nuk janë sulmuar nga ana e njerëzve të tij. Sipas Kapllanajt, ka qenë njëri prej tyre, në rolin e shoferit, që ka sharë e kërcënuar në momentin që drejtori i kompanisë së tij ka forografuar targën e makinës së tyre. Ai thotë se shoferi i makinës madje ka nxjerrë edhe armën, por në momentin, që ka shkuar policia, janë identifikuar si agjentë.

Sa i përket rolit të dy nipërve të tij të arrestuar, Kapllanaj thotë se në dijeninë e tij kanë shkuar për sqarim dhe se nuk ka pasur sulm. Ai thotë se nuk ka pasur kontakte me ta për shkak se janë arrestuar, por shtoi se, në bazë të të dhënave që ka marrë nga të pranishmit e tjerë, nuk ka pasur sulme por ndoshta ndonjë shtyrje nga njëra palë apo tjetra.

Pjesë nga fjala e Agron Kapllanajt gjatë intervistës:

Kanë ngritur një dron dhe kanë  bërë një filmin, kanë ikur dhe janë rikthyer. Kur janë rikthyer, unë, drejtori i kompanisë dhe dy specialistë të tjerë kemi qenë në zyrë. Roja tha se një makinë ka ardhur dy herë në parkimin tonë. Roja merr në telefon drejtorin dhe thotë ‘a mund t’i pyes se pse po filmojnë ambientet tona’. I pyet dhe thonë çfarë problemi keni. Këtu keni parkuar. Zonja i thotë ne jemi të interesuar për të blerë një tokë dhe prandaj kemi ngritur dronin. I thotë drejtori i kompanisë, gjeni vendin e duhur dhe filmoni pronën se këtu parkingu është i kompanisë dhe prona këtu nuk është në shitje. Drejtorit i kërkova që të bënte një fotot të targës të makinës me ditur se me kë kemi të bëjmë. Në momentin që drejtori bëri foton, dikush nga këta i thotë se duhet ta fshish.

Një person që nuk dilte nga makina por ishte në timon, i thotë se duhet ta fshish se nuk e imagjinon se çfarë do të të ndodhë ty. E kërcënon. Drejtori i kompanisë i thotë unë nuk e fshi por e raportova te pronari im. I thotë se të bëj rob ty dhe pronarin nëse nuk e fshin tani. Në këtë kohë drejtori më merr në telefon, dhe më thotë se po më kërcënojnë, shajnë edhe fyejnë. Kur zbres, makina u largua. Në atë kohë e shoh shumë të uirrituar drejtorin. Në momentin e parë s’kam pasur kontakt me ta. Shkoj në polici. I them policit roje a ka ndonjë titullar. A ka mundësi të më bësh një takim me titullarin se dua të flas për një kallëzim për një incident që më ka ndodhur në biznes dhe persona të panjohur më kanë kërcënuar. Zgjati pak koha dhe i them punonjësit fol me të se ka diçka që mund të agravojë situatën.

Ata kanë kërcënuar dhe mund të përballen me njerëzit e mi pa ditur se ishin persona të policisë. Gjatë kësaj kohe punonjësit, drejtori i kompanisë dhe një punonjës tjetër dhe dy nipërit e mi që kanë qenë duke folur për këtë çështje janë përballur me mjetin që ishte te kompania. Kanë shkuar aty, ka qenë aty dhe i kanë kërkuar sqarim personit që ju ishit te kompania jonë. Kush jeni dhe pse shatë e kërcënuat. Ne po presim të vijë policia dhe t’ju arrestojë se na keni kërcënuar. Në atë kohë del shoferi, që ka sharë, se të tjerët kanë qenë korrekt, nuk kanë sharë e fyer.

Nuk është e vërtetë se në momentin e parë kanë qenë të akomoduar në pronë private dhe nuk janë identifikuar si punonjës të policisë se po të kishin thënë se jemi në shërbim, do i kisha futur brenda ambienteve sepse nuk jam asnjë gjë kundër punonjësve të policisë. Edhe pas këtij incidenti nuk ndryshoj qëndrim se nuk mundet që një individ i vetëm të bëjë pis një institucion. Është e vetmja strukturë që qytetarëve shqiptarë kanë dhënë shpresë për të ardhmen e këtij vendi pasi janë duke bërë mirë punën e tyre në luftën kundër krimit. Nëse do të kishin thënë se janë punonjës të policisë do të kishin pasur mbështetjen tonë.

Pasi shoferi ka nxjerrë armën, ka thënë bëni mbrapa se ju vrava pa iu identifikuar. Kur ka ardhur policia e shtetit, ka shkuar të arrestojë punonjësin ose të BKH ose të forcave Operacionale se e ka gjetur me armë në dorë. Në atë moment ka thënë jam punonjës i BKH, ndalo personat e tjerë. Menjëherë jam spostuar. Do ta bëj kallëzimin nëpërmjet një avokati dhe do ta çoj aty ku duhet çuar sepse s’mund të më mohohen të drejtat e mia kushtetuese. S’ka asnjë sulm nga ana jonë, e gjitha ka ardhur për shkak të arrogancës së një personi, se s’dua të them për dy të tjerët. Ai person ka qenë shkaktar i gjithë ngjarjes.

Në dijeninë time thjesht kanë shkuar të kërkojnë sqarim, kanë parë makinën të ndaluar. Ata janë brenda dhe s’kam komunikuar me nipërit. Në dijeninë time, se aty ka pasur edhe persona të tjerë që më kanë shpjeguar, u kanë kërkuar shpjegime. Një nga personat në makinë ka dalë dhe i ka kërkuar të largohej dhe i kanë shtyrë. Mbase mund të kenë pasur një shtytje nga njëra palë apo tjetra, por s’ka pasur as sulm. As goditje. Thjesht donim që të ndalonim këto persona që na kanë kërcënuar, sharë e fyer brenda kompanisë. Kur më thanë ata janë punonjës policie, ngela i shtangur. Thashë pse nuk identifikohen. Më thanë ke të drejtë tënde të bësh kallëzim. Thashë le të vijnë zotërinjtë të përballen, të kërkojnë falje për sharjen dhe t’ju jap dorën. Mbrëmë kam ndenjur deri në 4 e gjysmë dhe s’ma mori njeri kallëzimin penal.

agron kapllanaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet