Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Përmes një reagimi, Kushtetuesja tha më 8 shtator se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe asnjë “institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj”.
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç tha, “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve politikë.
Përmes një reagimi, Kushtetuesja tha më 8 shtator se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe asnjë “institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj”.
“Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë”, u tha në reagim.
Sipas gjykatës në të lartë në Kosovë, vendimet e saj bazohen në Kushtetutë, praktika gjyqësore dhe në standarde ndërkombëtare.
“Rrjedhimisht, çdo deklaratë që tenton të relativizojë apo paragjykojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit”, u tha në reagim.
Reagimi i Gjykatës Kushtetuese vjen një ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, kritikuan vendimet e gjykatës më të lartë të vendit.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti kritikoi Kushtetuesen për vendimet që i ka marrë gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe ato të muajve të fundit lidhur me konstituim të Kuvendit.
“Gjykata apelon tek të gjitha palët që të respektojnë pavarësinë e saj, të përmbahen nga deklaratat që cenojnë integritetin e gjyqtarëve dhe vendimmarrjen e tyre të pavarur, dhe të kontribuojnë në forcimin e rendit kushtetues”, u tha në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.
Më herët gjatë ditës, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, bëri thirrje që të respektohet pavarësia e gjykatësve “nga të gjithë, në çdo kohë”, duke theksuar se gjyqësori i pavarur është gur themel i sundimit të ligjit.
“Ndërhyrja e padrejtë përmes sulmeve personale që shënjestrojnë gjykatësit dhe prokurorët është gjithmonë e papranueshme”, shkroi ai në X.
Më 5 shtator, Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.
Gjykata e vendosi këtë masë - që do të jetë në fuqi nga 5 deri më 30 shtator - në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
Kurti e quajti të paarsyeshme masën e marrë nga Kushtetuesja.
“Të vetmen dilemë që e kam në këtë situatë është nëse është më shumë absurde, apo më shumë e dëmshme kjo masë 25-ditore. Por, që është edhe shumë absurde, edhe shumë e dëmshme, nuk kam dyshime”.
Ai e kritikoi Gjykatën Kushtetuese për ato që i quajti vonesa në marrjen e vendimeve gjatë mandatit të tij, dhe e ka akuzuar këtë institucion si të njëanshëm, përkatësisht të afërt me partitë shqiptare që ishin në opozitë.
“Derisa Qeveria punon çdo ditë për qytetarët, Gjykata Kushtetuese vazhdon të vonojë vendime jetike, duke bllokuar reforma, duke shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë, për qytetarët, për zhvillimin e vendit”.
Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim më 5 shtator bazuar në kërkesën e deputetëve të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kjo parti beson se janë kryer shkelje kushtetuese pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha – nga LVV-ja – i ka hedhur në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga minoriteti joserb dhe ai serb.
Lista Serbe, e cila gëzon 9 prej 10 ulëseve të rezervuara në Kuvend për minoritetin serb, ka insistuar në emrin e Sllavko Simiqit, por ai nuk i ka siguruar votat e nevojshme.
Më vonë Basha, duke u bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, i ka nxjerrë në votim përmes shortit emrat e të gjithë deputetëve serbë në Kuvend, por asnjëri nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme. Basha e ka shpallur Kuvendin të konstituuar, ndonëse nuk është zgjedhur edhe nënkryetari i pestë. Partitë tjera besojnë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa Presidenca e Kosovës pritet të dërgojë komente në Kushtetuese për këtë proces./REL
Mark Crawford SHBA- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford, aktualisht President i institutit ‘Rep...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç tha, “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lar...
Takimi TIRANË- Ambasada amerikane ka njoftuar takimin e kryeministrit Edi Rama me admiralin amerikan Stuart Munsch ditën e sotme. Ambasada shkrua...
Pamjet TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga lirimi i hapësirave publike në Tiranë. Me anë të nj&eu...
PD TIRANË- Selia blu ka nisur lëvizjet e para pas datës së dekretimit për mbledhjen e legjislaturës së re të K...
Stuart B. Munsch dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Komandatin e Forcave Detare të SHBA...
Begaj dhe Rama TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka ironizuar Presidentin e Republikës Bajram Begaj, pasi ai dekretoi datën 12 ...
foto ilustruese TIRANË- Gjashtë muaj pas ndalimit të TikTok-ut, edhe një nga aleatët më të afërt të kryeminist...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shta...
constantinos kombos dhe igli hasani TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në Tiranë Minist...