LIVE UPDATES
Politike

E dashura e McGonigal: Rama dhe ai kishin marrëdhënie korruptive, i pagoi darkën 10 mijë dollarë

Po ashtu theksoi se darkën e ka paguar McGonigal në mënyrë kesh.

25 Janar 2024, 21:44 Nga I.A
E dashura e McGonigal: Rama dhe ai kishin marrëdhënie korruptive, i
Allison Guerrero

TIRANË- Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerrero ka deklaruar se Edi Rama dhe ish-agjenti i FBI-së kishin marrëdhenie korruptive bashkë. E ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV,  Guerrero deklaroi se kishte arritur në këtë përfundim për shkak të marrëdhënies që kishte Edi Rama me ish-shefin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal. Ajo tregoi se ata bashkë ishin takuar dhe kishin darkuar në restorantin ‘St. George’ në New York dhe se darka u kishte shkuar 10 mijë dollarë. Po ashtu theksoi se darkën e ka paguar McGonigal në mënyrë kesh. Guerrero ka treguar edhe për detaje të tjera në lidhje me marrëdhënien Rama-McGonigal.

Intervista e plotë:

Çim Peka: Kur e keni dëgjuar për herë të parë emrin e Edi Ramës?

Allison Guerrero: Për herë të parë e kam dëgjuar para 10 vitesh nga Charls McGonigal, ndoshta 1 javë apo dy javë pasi jam takuar me të.

Çim Peka: McGonigal ju ka folur për një darkë 10 mijë dollarëshe, me Edi Ramën?

Allison Guerrero: Charls McGonigal më tha dhe unë e besoj se ai nxori një delegacion gjatë asamblesë së përgjithshme në Nju Jork në vitin 2017, ku ishte dhe Edi Rama. Ishin tek restoranti ‘St. George’ dhe më tha se, darka kishte shkuar 10 mijë dollarë dhe e kishte paguar kesh.

Çim Peka: E kishte paguar McGonigal apo Edi Rama?

Allison Guerrero: Charles McGonigal.

Çim Peka: Kishte paguar McGonigal një darkë prej 10 mijë dollarësh me Edi Ramën?

Allison Guerrero: Po kështu më tha.

Çim Peka: Edi Rama para se të bëhej publik, betohej se McGonigal ishte një mik i tij. Pas publikimit të skandalit e mohoi, duke thënë se nuk ishte mik i im. A ishte McGonigal, mik i Ramës?

Allison Guerrero: E di që ishin miq të afërt, personalë, sepse e kam dëgjuar që Edi Rama e kontaktonte në telefon personalisht. Kam qenë vetë e pranishme kur ka folur. Edi Rama është duke gënjyer nëse ai thotë se nuk janë njohur dhe nuk janë miq.

Çim Peka: Gjatë kohës që keni bashkëjetuar me McGonigal, a ishit në dijeni se ai udhëtonte shpesh në Shqipëri.

Çim Peka: A e keni pyetur ndonjëherë se çfarë e lidhte me Shqipërinë dhe çfarë misioni po kryente?

Allison Guerrero: Po e kam pyetur. Ai më thoshte se shkonte në Tiranë të punonte atje me agjencitë ligjzbatuese. Ishte një kërkesë e Ramës që të punonte për të ndarë aftësitë e SHBA, për të ndarë aleatin e SHBA, Shqipërinë. Dhe më thoshte se punonte shumë afër me Ramën. Dhe mbi të gjitha ishte dhe nën mbikëqyrjen e drejtorit të FBI.

Çim Peka: Ju keni treguar se FBI ju ka kontaktuar dhe ju tregoi një foto të Edi Ramës dhe ju pyeti nëse e njihni këtë person.

Allison Guerrero: Po është e vërtetë. Është një foto që e kishta postuar në Tëitter, një foto që ja kisha bërë Edi Ramës dhe Charles McGonigal dhe kisha shkruar se pse, ky lejohet të shoqërohet me personalitete te huaja, ndërkohë që bën pastrim parash. Në këtë mënyrë tërhoqa vëmendjen e FBI-së, pas dy vitesh që po përpiqesha ta dorëzoja në FBI.

Çim Peka: Tashmë dihet se McGonigal kishte marrë 225 mijë dollarë nga Agron Neza, për ti bërë një shërbim Edi Ramës dhe këtë e ka pranuar dhe vetë McGonigal. Zëri i Amerikës para disa ditësh ka bërë një deklaratë shumë interesante, që Agron Neza nuk ishte sekser, por ishte i infiltruar i FBI për të ndjekur McGonigal. A e keni njohur Agron Nezën, apo ju ka folur ai për këtë mik të tij?

Allison Guerrero: McGonigal e përmendur shumë shpesh Agron Nezën, por unë nuk e kam takuar personalisht. Di që ishin miq të afërt dhe jetonte në Nju Xhersi, dhe nuk ishte shumë larg Nju Jorkut dhe ishte afër banesës së babait tim, ku jetoja asokohe.

Çim Peka: Po për Dorian Duçkën keni dëgjuar ndonjëherë?

Allison Guerrero: Për Dorian Duçkën kam dëgjuar.

Çim Peka: Çfarë keni dëgjuar?

Allison Guerrero: Nuk di shumë gjëra për të dhe nuk dua të komentoj sepse nuk kam shumë informacion.

Çim Peka: Në një intervistë tuaj keni thënë se McGonigal kishte një qese me para, diku te rreth 80 mijë dollarë. Si qëndron e vërteta e saj?

Allison Guerrero: Ne jetonim në Bruklin dhe në derën e pasme pashë një qese të zezë ku kishte kartëmonedha 100 dollarëshe të përthyera.

Çim Peka: A e pyetët se ku i kishte marrë këto para?

Allison Guerrero: Më gënjeu, më tha se i kishte fituar pas një ndeshje bejsbolli.

Çim Peka: A ju ka thënë ndonjëherë McGonigal se po bën biznes në Shqipëri?

Çim Peka: Edhe në kohën kur ishte në detyrë?

Allison Guerrero: Po, ai më tha se po punonte për të ngritur biznesin e vet të konsulencës pasi të largohej nga FBI.

Çim Peka: Ka dy variante për nisjen e hetimit ndaj McGonigal. Një variant ishte se ka qenë një email i juaji për ish-shefin e tij për nisjen e hetimeve, ndërsa Zëri i Amerikës thotë se, Agron Neza është personi që ka bërë të mundur hetimet, sepse ishte një i infiltruar i FBI.

Allison Guerrero: Unë besoj se filloi me këtë të dhënën tim që i dërgova FBI-së dhe pas kësaj FBI përfshiu Agron Nezën. Kështu kam dëgjuar unë, nuk e di sa e vërtetë është. Dmth ju drejtuan më pas Nezës dhe ai filloi të bashkëpunonte me FBI dhe të bëhej informator i FBI.

Çim Peka: Nga bisedat me McGonigal, a ka pasur ai raporte me kryeministra apo kryetarë shtetesh siç kishte me Ramën?

Allison Guerrero: Po. Me Angela Merkel.

Çim Peka: Ka pasur një raport personal?

Çim Peka: Po me kryeministra të tjerë në Ballkan, ju ka përmendur emra të tjerë?

Allison Guerrero: Nuk më ka përmendur ndonjë emër, por më ka thënë se në Kosovë kishte një mik që kishte në pronësi një firmë farmaceutike në Bosnje.

Çim Peka: Ju sigurisht që nuk keni dijeni, por nga dëshmitë që po mblidhen në Shqipëri, biznesmenë shqiptarë kanë paguar miliona euro ndaj Charles McGonigal më qëllim që të mos shpallen non grata. Ju për aq kohë sa keni bashkëjetuar me të, keni ndjerë këtë aromë parash?

Allison Guerrero: Ai gjithnjë kishte shumë para.

Çim Peka: Me aq sa ju keni kuptuar, raporti McGonigal me Ramën, ishte një raport korruptiv apo thjeshtë miqësor?

Allison Guerrero: Do të thoja se ishin të dy. Unë besoj se ishin të dyja.

Çim Peka: Po këtë gjë nuk mund ta thoni për raportin me Merkel, besoj?

Allison Guerrero: Jo, di që McGonigal ishte takuar me të, kishte shkuar në disa aktivitete me të, por nuk kishte një raport të afërt siç e kishte me Edi Ramën.

Çim Peka: Ju po thoni, se besoni se Edi Rama ishte një kryeministër i korruptuar?

Allison Guerrero: Po, absolutisht po.

Allison Guerrero: Faleminderit ju.

allison guerrero

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet