LIVE UPDATES
Politike

DW: Zgjedhjet lokale në Kosovë në konteksin e ndërlikuar politik

Votimet po zhvillohen në 38 komuna të Kosovës, përfshirë edhe katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri. Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha, se procesi i votimit po zvillohet normalisht në të gjithë teritorin e Kosovës.

12 Tetor 2025, 14:21 Nga E. D
DW: Zgjedhjet lokale në Kosovë në konteksin e ndërlikuar
foto ilustruese

KOSOVË- Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës (12.10.2025) qytetarët eKosovës iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e kuvendeve komunale. Votimet po zhvillohen në 38 komuna të Kosovës, përfshirë edhe katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri. Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha, se procesi i votimit po zvillohet normalisht në të gjithë teritorin e Kosovës.

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet lokale të drejtë vote kanë dy milionë e 69 mijë qytetarë brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues tashmë janë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Në këtë garë për zgjedhjet lokale janë certifikuar 5626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për mandatet në kuvendet komunale. Në zgjedhje marrin pjesë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.

Presidentja Osmani bën thirrje për pjesëmarrje të gjerë në votime

Presidenjta e Kosovës Vjosa Osmani, tha se "këto zgjedhje janë një mundësi për qytetarët që të japin vlerësimin e tyre për qeverisjen lokale. Presidentja bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje.

"Është ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore aq më e fortë do jetë demokracia jonë. Shpresoj që ky do jetë proces me rezultat në të mirën tonë. Është shumë me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe përmes saj të vendosin për shërbimet që do t'i shfrytëzojnë dhe mënyrën si do të udhëhiqen komunat e tyre”, tha presidentrja Osmani.

Procesi i votimit po zhvillohet normalisht edhe në veri të Kosovës. Katër komunat me shumicë serbe në këtë pjesë Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, për gati tre vjet udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022 të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj një vendimi të autoriteteve kosovare për t'i hequr nga qarkullimi targat serbe të makinave. Në këto zgjedhje lokale garojnë, përveçListës Serbe, edhe katër parti të tjera serbe, si dhe disa iniciativa qytetare. Ish-kryeministri i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh Vuçeviq, deklaroi të dielën, se pret pjesëmarrje të lartë të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, duke vlerësuar se "ky veprim nuk është thjesht votim për ndonjë opsion politik, por çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë”.

Nga ana tjetër Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë përmes, siç thotë ajo, "influencës politike dhe presioneve ndaj qytetarëve serbë që të votojnë për Listën Serbe”, parti politike kjo që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

KQZ: Rezultatet brenda 48 orëve

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit zhvillohen në një kontekst të ndërlikuar politik, pasi vendi gjendet ende në pritje të formimit të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti.Fushata për zgjedhjet lokale, megjithatë, u ndikua edhe nga tensionet politike në nivel qendror dhe nga rivalitetet e partive kryesore politike, Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat garojnë në përpjekje për të konsoliduar ndikimin e tyre në pushtetin lokal. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar edhe kësaj radhe nga institucionet që të sigurojnë integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e standardeve demokratike.

"Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë bazë e demokracisë dhe përfaqësimit qytetar. Presim që të gjithë pjesëmarrësit të garojnë me përgjegjësi dhe që procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE-së në Kosovë. Për zgjedhjet lokale që po mbahen, Prokuroria e Shtetit tha, se ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë prokurorialë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në një njoftim nga Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës bëhet e ditur se "prokurorët janë në zyrat e prokurorive ose stacionet policore, duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për të parandaluar çdo parregullsi”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se tashmë në të gjithë teritorin e Kosovës procesi i votimit po zhvillohet normalisht dhe nuk është shnëuar ndonjë incident. Janë hapur gjithsej 938 qendra votimi dhe 2 625 vendvotime. Për votuesit jashtë vendit është mundësuar votimi me postë, një proces që ka nisur që nga data 17 shtator dhe që ka përfunduar një ditë më parë. Rrjeti i organizatave joqeveritare që monitorojnë proceset zgjedhore "Demokracia në Veprim” dhe KDI tashmë kanë mobilizuar qindra vëzhgues.

"Zgjedhjet lokale janë po aq të rëndësishme sa ato parlamentare, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Transparenca në këtë proces është vendimtare”, thuhet në një deklaratë të KDI-së. Zyrtarë të KQZ-së, ndërkaq, kanë paralajmëruar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së procesit të votimit, ndërsa në komunat, ku asnjë kandidat për kryetar nuk fiton me mbi 50 për qind të votave, do të organizohet raundi i dytë i balotazhit më 9 nëntor./DW

kqz

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë