LIVE UPDATES
Politike

"Dumani, instrument në duart e Ramës!", Meta: 'Kryekleptokrati' ia arriti qëllimit për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në seksion të 'Rilindjes' (INTERVISTA E PLOTË)

Lideri i Partisë së Lirisë theksoi se nuk është i zhgënjyer nga refuzimi i kërkesës për shuarjen e masës së paraburgimit, pasi, sipas tij, nuk mund të ketë pritshmëri nga një drejtësi e kapur politikisht. Më tej, ai e cilësoi arrestimin e tij më 21 tetor 2024 si një rrëmbim kriminal i mirëplanifikuar, që sipas tij, ishte rezultati i një fushate njëvjeçare propagandistike të orkestruar nga SPAK dhe Edi Rama me qëllim eliminimin e tij si faktor politik në prag të zgjedhjeve.

23 Tetor 2025, 16:28 Nga M.L
"Dumani, instrument në duart e Ramës!", Meta:
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka arritur të kapë përfundimisht Gjykatën Kushtetuese, duke e shndërruar atë, sipas tij, në një seksion të Rilindjes. Në një intervistë për Syri.net, Meta u shpreh se Rama ka eliminuar çdo zë të pavarur në drejtësi, duke shkatërruar balancat kushtetuese dhe institucionale në vend. 

Lideri i Partisë së Lirisë theksoi se nuk është i zhgënjyer nga refuzimi i kërkesës për shuarjen e masës së paraburgimit, pasi, sipas tij, nuk mund të ketë pritshmëri nga një drejtësi e kapur politikisht. Më tej, ai e cilësoi arrestimin e tij më 21 tetor 2024 si një rrëmbim kriminal i mirëplanifikuar, që sipas tij, ishte rezultati i një fushate njëvjeçare propagandistike të orkestruar nga SPAK dhe Edi Rama me qëllim eliminimin e tij si faktor politik në prag të zgjedhjeve.

Sakaq, Meta ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kreu të SPAK, Altin Dumani, lidhur me arrestimin e tij dhe ecurinë e punës së institucionit gjatë tre viteve të fundit. Meta akuzoi Dumanin se po përpiqet të justifikojë mënyrën e arrestimit të tij dhe se, sipas tij, SPAK është kthyer në një instrument politik në duart e Edi Ramës.

-Z. Meta, përsëri GJKKO ka refuzuar kërkesën e avokatit tuaj, Z. Cakrani për shuarjen e masës së paraburgimit tuaj edhe pse u mbush një vit nga arrestimi juaj. A jeni i zhgënjyer?

Meta: Aspak. As kam patur ndonjë pritshmëri nga gjykatat vendase dhe as nuk mund të kem, pasi nëse do kishim gjykatës të pa kapur, asnjë gjykatës nuk mund të firmoste për arrestimin tim, pra rrëmbimin në 21 tetor 2024 bazuar mbi fletërrufenë e 3 prokurorëve të SPAK-ut. Ne duhet të ecim drejt Gjykatës së Strasburgut, pasi në një vend ku anëtarët e Gjykatës Kushtetuese detyrohen në mënyrën më absurde të ndërpresin mandatin plotësisht kushtetues të koleges së tyre, vetëm për të realizuar ëndrrën e Kryekleptokratit, pra për të zeruar çdo mendim pakice, nuk mund të presim as gjykim të rregullt, as të pavarur dhe as të drejtë.

Kur nuk ekziston siguria juridike për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është iluzion, e më thjeshtë budallallëk të besosh te gjykatat e tjera. Aq më tepër, kjo nuk më lejohet mua që si President i Republikës kam luftuar aq shumë për të mbrojtur integritetin e Gjykatës Kushtetuese. Por pas 5 vitesh u arrit qëllimi i Kryekleptokratit për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një seksion të mirëfilltë të “Rilindjes”, ku do mbizotërojë unanimiteti.

-Si e shikoni të ardhmen e çështjes tuaj tani pas një viti?

Meta: Unë e di shumë mirë pse jam këtu në këtë burgun e “vogël”, pasi ju të gjithë duhet të vazhdoi të jetoni me gënjeshtra, mashtrime dhe aktrime në burgun e madh. Rrëmbimi im kriminal u parapri nga një fushatë e përgjithshme frikësuese që në korrik 2023 e deri në 21 Tetor 2024 kur ndodhi rrëmbimi i mirëmenduar kriminal, që kishte qëllime shumë më të errëta se thjesht arrestimi im.

Po të bëni një kërkim për 15 muaj (nga korriku 2023), çdo ditë kishte shkrime të porositura me burime nga SPAK-u (Rama) se Meta do arrestohet sot e do arrestohet nesër, se erdhi letërporosi andej apo këtej nga çdo kontinent, se do arratiset në Hungari apo diku tjetër. Gjithçka synonte largimin tim nga vendi, sepse kështu do vetëfajësohesha dhe gjithë mashtrimet e investuara kundër meje prej 25 vitesh do bëheshin të vërteta.

Po kështu edhe Partia e Lirisë, që ka qenë një stres i madh për shumë faktorë malinj të brendshëm e të jashtëm, do i dorëzohej një sufllaqexhiu të bindur e të kapur. Por llogaritë e tyre nuk ecën siç besuan ata dhe grupi i SPAK-ut, siç u pagëzua me të drejtë në Partinë e Lirisë. Organizimi i shpejtë i Konventës historike të 27 Prillit 2024 dhe mbarëvajtja me sukses e saj i nervozoi dhe i çoi pashmangshmërisht te rrëmbimi im kriminal i 21 Tetorit si e vetmja rrugë për të paralizuar fuqinë e drejtimit të Partisë së Lirisë në zgjedhje, por edhe me shpresën për ta rimarrë drejtimin e sa me lojra të tjera. Po kështu, ata shpresuan se me provokime dhe patronazhistë këtu te 313 do mund të sajonin prova penale siç bënë me kolegun e tyre Z. Erion Veliaj në burgun e Durrësit.

Në pamundësi për të justifikuar gjithë mashtrimet dhe hamendësimet e tyre të frymëzuara nga Edi Rama në dosjen ku nuk ekziston asnjë provë apo fakt penal kundër meje dhe duke përshkallëzuar më tej shkeljen e të drejtave të mia në paraburgim, ata synojnë të ecin drejt një procesi inkuizitiv që s’ka asnjë lidhje me procesin e rregullt ligjor, e aq më tepër me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Por unë jam shumë besimplotë se ata do marrin përgjigjen e merituar në çdo seancë të gjykimit në themel kur unë do jem përballë tre prokurorëve që janë shkelës të provuar të ligjit. Mos harroni, tre prokurorët e SPAK-ut firmosën për arrestimin tim bazuar mbi një ligj që ishte shfuqizuar 4 vite më parë, që në 2020. Përse kjo “rastësi” apo “pakujdesi” nga tre prokurorë që presupozohet se janë elita për zbatimin e ligjit? Kjo ndodhi vetëm që t’i hapej rruga Narkopolicisë të bënte atë akt rrëmbimi publik me qëllim terrorizimin e opozitarëve dhe qytetarëve përpara zgjedhjeve.

-Z. Dumani në raportimin e fundit në Komisionin e Ligjeve u shpreh se arrestimi i juaj linte për të dëshiruar duke ja lënë përgjegjësinë policisë…

Meta: Të besosh në sinqeritetin e Z. Dumani është njësoj si të besosh se inceneratori i Tiranës ekziston. A nuk ishte prezent vetë Z. Dumani kur kolegu i tij në seancën e dëgjimit në 23 Tetor 2024, pikërisht Z. Kraja, deklaroi se arrestimi kishte qenë krejt i rregullt? A nuk ishte Z. Dumani i cili iu drejtua vetëm Policisë së Shtetit për të kryer arrestimin tim, krejt ndryshe nga vendimi i gjykatësit Erjon Çela, se ekzekutimi duhej të kryhej nga SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit? Qëllimisht ai shmangu BKH për t’i lënë dorë të lirë Narkopolicisë të vepronte në atë mënyrë kriminale sipas dakordimit me Edi Ramën.

Nuk po bëj krahasim me arrestimin e Erion Veliajt disa muaj më pas, por po kaq i rregullt ishte vetëm një ditë para rrëmbimit tim, në 20 tetor 2024 arrestimi i ish-deputetit Çyrbja të PS. Dhe më tej pasi më bënë kallëzimin në SPAK për veprimet e paligjshme të rrëmbim-arrestimit nga policia, përse Z. Dumani ja kaloi çështjen Prokurorisë të Tiranës kur në fund të ditës policia abuzoi me një urdhërarrestimi të SPAK-ut dhe jo të Prokurorisë të Tiranës?

-Pavarësisht nga rasti i juaj, cili është vlerësimi juaj për këto tre vite të drejtimit të SPAK nga Z. Dumani?

Meta: Besoj se këtu pati përgjigje të sinqerta nga Z. Dumani që gjatë këtyre tre viteve ka rritje të korrupsionit.
Por edhe po të mos e thoshte ai këtë, e thonë të gjitha raportet ndërkombëtare dhe megaskandalet që ulërasin çdo ditë.
Si shpegohet që kemi më shumë arrestime, por edhe më shumë korrupsion njëkohësisht?
Sepse kështu i intereson Edi Ramës. Përmes arrestimeve përpiqet të shmangë vëmendjen ndaj megaaferrave në rritje, ku përfituesi kryesor është vetë Edi Rama. Kam një pyetje për ju, se çfarë është më e rëndësishme për qytetarët, që të shohin ish-Ministrin Beqaj në paraburgim për SASPAK apo të ndalojë gjakderdhja financiare e sterilizimit?

Ramës nuk i intereson kjo e fundit se përfituesi kryesor është ai i aferës, ndaj u tregon shqiptarëve Beqajn në burg për të hequr përgjegjësinë nga vetja dhe vëmendjen nga afera që vazhdon. A është më e rëndësishme për shqiptarët të shohin Erion Veliaj në burg për llogari të Nesti Angonit apo të ishte edhe në arrest shtëpie por të gjykohej edhe për inceneratorin dhe pagesat për shërbimin që nuk ekziston të ndërpriteshin. Loja e statistikave, se ky tregues u rrit 10% e ai tjetri 12%, vetëm fsheh dështimin e SPAK në luftën kundër korrupsionit, i cili është i gjithëpërhapur dhe shpërthyes në nivelet më të larta.

A mund të ketë deklaratë më amnistuese për Ramën, Agaçin për aferën e inceneratorëve se sa deklarata publike e Dumanit se afera e inceneratorëve është krim “intelektual”? A ka gjë më banale e kriminale se sa të shpallësh fituese një kompani që u krijua 8 muaj më vonë siç është e zeza në të bardhë firma e Edi Ramës? Kemi më shumë korrupsion se nuk goditen procedurat e paligjshme në themel, se kudo del Rama.

-Ndërkohë ai deklaroi se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër 9-vjeçar për veten e tij, por kërkoi që kjo mundësi t’u jepej kolegëve të tij. Cili është mendimi juaj?

Meta: Te kërkesa për përsëritje mandate të prokurorëve të SPAK-ut ai është konsistent, që nga dita e parë e marrjes së drejtimit të SPAK-ut dhe besoj se kjo ka qenë e mbetet kërkesë e gabuar pasi të gjithë ata që do kandidonin për SPAK e dinin se afati kushtetues e ligjor është 9 vjet, që më tepër që vetë SPAK është një strukturë e posaçme por edhe e përkohshme.
Të thuash tani se po u bëhet padrejtësi se përse pas 9 vitesh në SPAK do kthehen përsëri në Prokurori është jo vetëm spekulim , por edhe fyerje për dhjetëra prokurorë që punojnë çdo ditë në kushte shumë më të vështira dhe disa prej tyre kanë rezultate shumë të prekshme edhe pse nuk kanë përkrahje mediatike (politike).

Po kështu tre vite janë të mjaftushme për të përzgjedhur 10 prokurorë të rinj me integritet dhe rezultate premtuese. Të zvarritësh hetime pafund për çështje flagrante si inceneratori i Tiranës, afera e dy “tigrave” të Bangladeshit në Vlorë, tuneli i Llogarasë, Eco-Parku, Porti i Durrësit, çështja McGonigal etj., nuk mund të shërbejë si justifikim për të kërkuar mandate të përjetshëm, përkundrazi. Kjo shërben si argument për t’i dhënë fund këtyre lojrave politike. Shikoni ngadalësinë apo paralizimin për hetimin e vjedhjes së fondeve të IPARD-it të BE.

Këto vjedhje dhe abuzime janë zbuluar prej dy vitesh nga OLAP dhe duhej që hetimet të ishin mbyllur e përgjegjësit të ishin para ligjit, jo vetëm për ndëshkim, por për të zhbllokuar pikësëpari 112 milion euro në vit për fermerët tanë nga BE.
A ka interes më të madh publik se ky hetim për momentin? Mirë Qeveria e ka braktisur financimin e bujqësisë se e ka një nga rrugët e shpopullimit të vendit, por pse të humbasin fermerët tanë nga mosvperimi i SPAK-ut (Ramës) plot 112 milion euro çdo vit? Besoj e ndoqët lajmin e djeshëm në Greqi ku u arrestuan 37 persona për abuzimet me fondet e Bashkimit Europian në bujqësi dhe u sekuestruan 22 milion euro./ Dosja.al

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet