LIVE UPDATES
Politike

“Duart larg vendimmarrjes së drejtësisë”/ Bardhi për deklaratat e Ramës: KLGJ-ja dëshmon edhe njëherë se nuk është në lartësinë e detyrës kushtetuese

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi e cilëson këtë si hipokrizi, duke theksuar se Rama ka vazhduar me sulmet e pandërprera ndaj magjistratëve që ushtrojnë drejtësi me integritet dhe kurajo qytetare.

20 Shtator 2025, 20:26 Nga DOSJA
“Duart larg vendimmarrjes së drejtësisë”/ Bardhi
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ku tha para stafit të Ministrisë së Drejtësisë se “duhet t’i mbajmë duart larg vendimmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi e cilëson këtë si hipokrizi, duke theksuar se Rama ka vazhduar me sulmet e pandërprera ndaj magjistratëve që ushtrojnë drejtësi me integritet dhe kurajo qytetare.

Në reagimin e tij, Bardhi solli në vëmendje rastin e magjistratit Marko Boshku, i cili sipas tij ka marrë fjalë të mira për profesionalizmin e tij brenda sistemit, por që është shënjestruar nga sulmet e kryeministrit. Më tej Bardhi nënvizoi se për fat të keq, KLGJ-ja dëshmon edhe njëherë se nuk është në lartësinë e detyrës së saj kushtetuese për të garantuar pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Reagimi i Bardhit:

Edi Rama paska deklaruar para stafit të Ministrisë së Drejtësisë se "duhet t'i mbajmë duart larg vendimmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve". Të pranishmit mbetën jo pak të habitur nga kjo hipokrizi e kryeministrit teksa muajin e fundit ka sulmuar pandalur prokurorë rrethesh dhe gjyqtarë të Gjykatës Administrative që me integritet profesional dhe kurajo qytetare i vënë fre abuzimit dhe arbitraritetit të paligjshmërisë së Edi Ramës dhe vartësve të tij.

I fundit në rradhën e sulmeve të përroit psikik të Edi Ramës ishte magjistrati i ri Marko Boshku, për të cilin në sistem ka vetëm fjalë të mira për punën dhe profesionalizmin e tij. Por, për Edi Ramën, njeriun që i ka vënë vetes objektiv të ketë nën kontroll të plotë të gjitha pushtetet, gjyqtarë dhe prokurorë të mirë janë vetëm ata që i binden urdhërave dhe kërcënimeve të tij me telefon apo ata që përndjekin politikisht liderët e opozitës.
Autokrati i Tiranës nuk arrin dot ta kuptojë se si mund të ketë akoma njerëz të ndershëm dhe me integritet në këtë vend që ia përplasin në fytyrë paçavuret e tij të paligjshme dhe korruptive, siç ishte rasti i uzurpimit të një prone private për gjoja qëllimin e shpallur të transferimit të stafit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kur në fakt qëllimi i vërtetë ishte prishja e godinës së Kadastrës pranë liqenit për t'i hapur rrugë një kulle shumëkatëshe për oligarkët e tij.

Ndërkohë që reagimi i gjyqtarëve të Tiranës, Durrësit, Kukësit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve kundër sulmeve të kryeministrit ndaj gjyqtarit Boshku meriton respekt si provë e qartë e refuzimit për t'u nënshtruar para sulmeve të tilla, heshtja e qeverisë së gjyqësorit, Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet të bëjë me turp secilin prej 11 anëtarëve të asaj trupe, 6 prej të cilëve gjyqtarë dhe kolegë të Marko Boshkut.

Për fat të keq, KLGJ-ja dëshmon edhe njëherë se nuk është në lartësinë e detyrës së saj kushtetuese për të garantuar pavarësinë e sistemit gjyqësor. Nëse kanë filluar që tani të mendojnë për vendin e tyre të punës pas përfundimit të detyrës do të thotë që nuk ka qenë asnjëherë të denjë për atë detyrë të nderuar që iu është besuar. Historia e shkurtër e vetë atij institucioni ka dëshmuar se ata që vendosin të nënshtrohen e konformohen para pushtetit, enden rrugëve duke u lutur pas dyerve të institucioneve për një vend pune.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës