Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë fjalës së tij në podkastin e tij “Flasim” Rama u shpreh se kanë biseduar për pjesëmarrjen e ekspertëve francezë në grupin e reflektimit mbi politikën penale në Shqipëri dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Ministrin e Drejtësisë së Francës disa ditë më parë. Gjatë fjalës së tij në podkastin e tij “Flasim” Rama u shpreh se kanë biseduar për pjesëmarrjen e ekspertëve francezë në grupin e reflektimit mbi politikën penale në Shqipëri dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal.
Rama deklaroi se Shqipëria ka një drejtësi të pavarur, por nuk ka ende as një drejtësi të paanshme dhe as një drejtësi cilësore.
"Kjo javë nisi me pjesëmarrjen në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, ku kisha nderin të isha edhe unë ndër të ftuarit për të përfaqësuar Shqipërinë. Në tërësi, takimi shërbeu për të bërë një bilanc të gjithë përpjekjeve të njehsimit të pozicionit dhe të koordinimit të forcave e të ndarjes së detyrave mes Shteteve të Bashkuara, Koalicionit të Vullnetmirëve dhe Ukrainës, në kuadër të garancive të sigurisë së nevojshme për hapjen e rrugës drejt kompromisit dhe paqes pas një lufte që ka marrë vërtetë tejet shumë jetë njerëzish.
Por, gjatë qëndrimit tim në Paris, u takova edhe me Ministrin e Drejtësisë së Francës, me të cilin diskutuam mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit që kemi nisur për problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane. Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të adresojmë problematika të mprehta, por njëkohësisht të mbrojmë pavarësinë, të nxisim paanësinë dhe të rrisim cilësinë e drejtësisë në këtë vend, ku kemi më në fund një drejtësi të pavarur, falë lidershipit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbështetjes bipartizane të popullit shqiptar, po nuk kemi ende as një drejtësi të paanshme e as një drejtësi cilësore. Nuk është e lehtë, por unë nuk i jam përkushtuar politikës për të bërë gjëra të lehta apo për t’i marrë lehtë gjërat e rënda. Përkundrazi," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do tu dalë për zot të gjitha dëmeve nga përmbytjet. Gjatë fjalës...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për mbetjet plastike që hidhen në rrugë. Gjat&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat ditën e sotme për shkak të raportimit mbi përmbytjet në vend. Gjatë fj...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Përmes një p...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka mbyllur takimin e tij në Korçë. Ai tha se 95% e drejtuesve të PD-s...
Foto ilustruse Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City. P...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se ka mbajtur shumë kosto nga kjo qeveri. Ai tha se për k&e...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se qeveria e Ramës ka dalë jashtë kontrollit. Gja...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji ka ironizuar foltoret duke thënë se PD mbledh para Kryeministrisë më pak nj...
Foto ilustruse KORÇË- Ervin Salianji i ka dërguar një mesazh Berishës dhe deputetit Noka. Gjatë fjalës s&eum...